Sevasti Qiriazi
- dua.com Team ·
- 18.09.2020 ·
- Biografi ·
- 3 min read
Sevasti Qiriazi. Imagjinoni një botë pa shkolla shqipe, dhe posaçërisht: asnjë arsim shqip për vajzat. Kjo ishte bota ku u rrit Sevasti Qiriazi. Por ajo dhe familja e saj e ndryshuan këtë gjë. Po le të flasim për këtë me kontribuesen tonë të historisë Kristianën.
Sevasti nuk ishte thjesht një vajzë shqiptare nga Manastiri, apo jo?
“Jo, ajo ishte pjesë e një familje të rëndësishme në fund të shekullit të 19-të. Ajo ishte martuar me një intelektual të madh. Sevasti ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në Roberts College, një institucion amerikan në Stamboll. Siç e dini, i gjithë rajoni ishte pjesë e Perandorisë Osmane në ato kohë.”
Pasi u kthye në Shqipëri, ajo themeloi shkollën e parë shqipe, së bashku me vëllain dhe motrën e saj.
“Po, dhe ajo bëri shumë për vajzat dhe gratë e asaj kohe. Ajo ishte shumë e rëndësishme në lëvizjen e femrave në Shqipëri. Gjatë fundit të shekullit të 19-të, arsimimi i femrave nuk ishte i rregullt. Disa vajza shkonin në shkollë, disa jo. Arsimi i vajzave nuk ishte një përparësi. Sevasti Qiriazi padyshim që pa hendekun midis meshkujve dhe femrave ndaj edhe luftoi për ta ndryshuar atë realitet të atëhershëm. Femrat ishin gjithmonë të fundit për të marrë diçka.”
Historia e saj e jetës mund të ndalet këtu. Ajo ishte nga një familje e mirë, kishte studiuar jashtë vendit, bëri gjëra të mëdha për shoqërinë dhe jetoi e lumtur përgjithmonë. Por, ajo nuk zgjodhi të bënte një jetë të rehatshme, apo jo?
“Jo. Ajo ishte antifashiste dhe u burgos nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u burgos në një kamp në Beograd. Pas Luftës, ajo u kthye në Shqipëri, por nuk u respektua më si më parë. Regjimi Hoxha e fshiu emrin e mirë të familjes së saj. Ndoshta sepse burri i saj ishte pjesë e kabinetit të Mbretit Zog. Kjo u ndodhi shumë njerëzve që bënë gjëra të mëdha për shqiptarët.”
‘Djemtë e saj u arrestuan dhe u burgosën’
Familja e Sevasti Qiriazi u përndoq politikisht nga regjimi Hoxha, djemtë e saj u arrestuan dhe u burgosën. Madje, njëri prej tyre vdiq.”
Çfarë mund të mësojmë prej saj?
“Sevasti lindi për të pasur një jetë të bukur, të lehtë dhe të rehatshme. Por, ajo vazhdoi të luftonte për atë të cilën ajo besonte dhe përfundoi duke pasur një jetë tragjike. Ajo nuk po kryente asnjë krim, megjithatë pa me sytë e saj të motrën dhe djemtë e saj duke u arrestuar.
Kështu që mësimi këtu është: Qëndroni besnikë ndaj asaj që besoni dhe vazhdoni të luftoni, sepse kjo do t’ju shpagohet njw ditw. Vite pas vdekjes së saj, Organizata e Femrave Shqiptaro – Amerikane u emërua në emër të Sevastit dhe motrës së saj. Ky fondacion përfaqëson shqiptarët në të gjitha aspektet e shoqërisë.”
A doni të lexoni më shumë për figura historike?