Shen Valentini – 4 ide se si çiftet mund të festojnë
- dua.com Team ·
- 14.02.2021 ·
- ·
- 3 min read
Kur je single për Shën Valentin, shkurti nuk është aq argëtues për ty! Kudo nëpër dyqane e nëpër qendra tregtare bombardohesh nga ngjyra e kuqe, zemrat e lulet. Nga dhuratat e kartolinat, si dhe nga muzika romantike!
Disa persona ndihen të trishtuar kur janë single për Shën Valentin. Të tjerë ndihen thjeshtë pak të bezdisur nga atmosfera festive e festës që nuk ju përket. Mirëpo cila është mënyra më e mirë për ta kaluar Shën Valentinit kur je single? Ne po ju japim disa këshilla!
Fto për të dalë miqtë që janë single!
Fakti që nuk je në lidhje nuk do të thotë se nuk mund ta shijosh një mbrëmje të këndshme me miq! Edhe ditën e Shën Valentinit mund t’i ftosh miqtë e tu që janë single dhe të kalosh me ta një mbrëmje të paharrueshme! Mund të hani darkë bashkë, të pini ndonjë gotë verë apo edhe të bëni karakoke!
Shko të shohësh një film!
Kjo periudhë e vitit karakterizohet nga shumë premiera filmash. Për këtë arsye është koha ideale për të shkuar në kinema, nëse dëshiron ta kalosh një mbrëmje të këndshme. Prandaj, mos prit më tepër! Bli një biletë për një nga filmat më të ri dhe shijo një mbrëmje shumë të këndshme në kinema!
Shkarkon një aplikacion për takime online!
Nëse dëshiron që Shën Valentinin tjetër mos ta festosh vetë, atëherë shkarkon një aplikacion takimesh, si dua.com, dhe kërkojeni fatin! Madje, ndoshta kjo është dita ideale që ta bësh një gjë të tillë, nëse e ndjen vetën gati për njohje!
Duke krijuar një profil të kompletuar mirë, ti i rritë vetës mundësitë ta gjesh shumë shpejt shpirtin tënd binjakë. Prandaj mbrëmjen e Shën Valentinit servojë vetës një pije dhe lundro në dua.com për të gjetur përputhjen tënde perfekte!
Shko në SPA!
Trajto vetën tënde me dashuri duke i dhuruar një pasdite në SPA! Shijon pishinën, saunën e pse jo dhe masazhin. Kjo është një mënyrë perfekte që të relaksohesh dhe të pushosh. Prandaj ne rekomandojmë një gjë të tillë. Nëse SPA është e preferueshme si një aktivitet romantik mes dy të dashuruarish, pse jo ta shijosh edhe i/e e vetme apo në shoqërinë e ndonjë shoqeje?
Bëjë vetës një dhuratë!
Shfrytëzo zbritjet e Shën Valentinit për mirë! Meqë pothuajse të gjitha dyqanet kanë oferta të bukura, dil dhe bli ndonjë gjë të bukur për vetën tënde. Shiko mos janë në zbritje produktet që i ke në listën e dëshirave tash e një kohë të gjatë dhe gëzoje vetën! Duaje vetën më tepër!
Nëse ende nuk e ke shkarkuar aplikacionin dua.com në telefonin tënd çfarë po pret? Kliko këtu.