Si te besh per vete nje femer

  • dua.com Team ·
  • 16.08.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 5 min read

Si te besh per vete nje femer? Sa herë ju ka ndodhur të jeni përballë një vajze që pëlqeni dhe keni menduar si ta bëni që ajo t’ju dashurojë. Keni thënë se një vajzë të tillë nuk keni për ta gjetur kurrë.Edhe pse me siguri mendoni se ato janë të komplikuara, ne duam t’ju tregojmë disa mënyra se si mund ta bëni atë për vete.

Komplimentojeni një vazjë për gjëra të tjera përveç pamjes së saj

Keni dalë me një grua të bukur dhe seksi, kështu që ju vjen natyrshëm ta komplimentoni. Fatkeqësisht nuk jeni i vetmi. Madje, disa tipa mund t’i kenë thënë të njëjtën gjë gjatë kohës që po vinte t’ju takonte, dhe nuk i ka pëlqyer aspak. Komplimentet që përqendrohen vetëm tek pamja e saj nuk peshojnë aq sa një kompliment që nuk e ka dëgjuar shpesh. Pra, që ajo të ndihet vërtet e veçantë, komplimentojeni për një tipar të karakterit të saj. Si për shembull se si i bëhen gropëzat në faqe kur qesh, apo sesi zeri i saj është i butë kur flet për familjen etj.

Kushtojini vëmendje hollësive

Femrat duan të dinë se i ke dëgjuar me të vërtetë. Kjo ka shumë rëndësi për to, sepse ndonjëherë kanë kërkesa specifike. Supozojmë se në takimin e parë e nxirrni për ushqim ekzotik, mirëpo asaj i pëlqen më shumë ushqimi italian, atëhere dëgjojeni ankesën e saj. Premtojini se në takimin e dytë do e çoni tek restoranti më i mirë italian që nijhni. Ju sigurojmë se do kënaqët pa fund që i kushtuat vëmendje. Edhe pse mund t’ju duket diçka e vogël, për të do të thotë shumë.

Një vazjë ndihet mirë kur i falni qetësi

Ndonjëherë niveli i stresit pasqyrohet edhe tek personi tjetër. Përpiquni t’i falni qetësi. Për shembull nëse biseda juaj zhvillohet kështu: “Hej, si të shkoi dita sot?””Jo dhe aq mirë.” – thotë ajo – “Disa u pushuan nga puna dhe gjërat janë shumë të tensionuara.”Në vend që të përgjigjeni – “O sa keq!! Mendon se do të të pushojnë edhe ty?”Vetëm kjo pyetje mund ta alarmojë më tepër nga ç’ështe. Si ta qetësosh? E thjeshtë, thuaji:“Merr frymë thellë. Nuk ka për të të ndodhur edhe ty. Nëse do të flasësh për këtë gjë, dalim më vonë e pimë një kafe. Mund të shprehesh sa të duash.”Empatia mbi të gjitha!

Vishuni për t’i bërë përshtypje

Për një femër ka rëndësi se si visheni sepse tregon sa rëndësi i jepni takimit. Zakonisht një vajzë kujdeset së tepërmi për pamjen e saj, dhe para një takimi ajo shpenzon orë të tëra për t’u bërë gati.Nëse nga ana tjetër ju vini të veshur me një palë pantallona sportive, sikur sa keni dalë nga palestra, ju sigurojmë që kjo do lërë një shije të hidhur tek ajo. Nuk po ju themi të bëni po aq përpjekje sa ajo, por të paktën kujdesuni për pamjen tuaj. Ka për ta vlerësuar jashtë mase.

Tregojini se edhe ju keni ëndrra

Nëse një vajzë që pëlqeni ju takon, ajo do t’ju dëgjoj me nge për hobit tuaja.Ndoshta ajo punon si sekretare, megjithatë ëndërron të jetë piktore, kur të dëgjojë për pasionet e tua do ndjehet më e lidhur me ty.Nëse nga ana tjetër keni hequr dorë nga ëndrrat tuaj, dijeni se edhe ajo do heqë dorë nga ju. Nëse nuk keni asnjë plan për përmirësim vetjak, si do ia bëni me matëdhënien tuaj më vonë.

Ndjeshmëria ju bën tërheqës tek një vajzë

Atëhere, këtu, ju lutëm mos na keqkuptoni. Nuk po ju themi që të filloni të qani e të tregoni të shkuarën tuaj tragjike. Askush nuk do aq shumë negativitet që në takimin e parë. Merrni parasysh diçka, për mijëra vjet femrat kanë qënë të varura nga meshkujt. Ndërkohë që shoqëria filloi të zhvillohej kjo balancë e dikurshe filloi të shndërrohej në atë që njohim ne sot. Pra, ajo që na mbetet është fakti se nuk kemi më nevojë për njëri-tjetrin për ushqim apo strehë. Ajo që kemi nevojë është kontakti emocional midis nesh. Femrat e adhurojnë faktin kur një mashkull kërkon nga ajo mbështetje emocionale dhe e anasjellta. Ndaje me të ndjeshmërinë tënde, frikërat, dëshirat apo idealet tuaja. Kjo do t’ju lidh më shumë dhe sigurisht do bëj që ajo t’ju dashurojë më tepër.

dua.com Team

Related