Thenie dashurie

  • dua.com Team ·
  • 08.08.2022 ·
  • Dashuri ·
  • 4 min read

Kur themi thenie dashurie, shpesh mendojmë për poezitë, rreshtat e librave apo frazat e filmave romancë. Mirëpo shpeshherë këto thënie dashurie, në formën e tyre më origjinale, lindin gjatë momenteve romantike në jetën reale. Nuk thuhet kot se njerëzit dashurohen me fjalët, ndaj zgjidhini me kujdes ato.

E mira e së mirës është që çdo thënie dashurie të buroi pikërishtë nga zemra juaj, nga mendimet dhe ndienjat tuaja për personin e zemrës. Mirëpo është e kuptueshme se jo të gjithë njerëzit janë të mirë me fjalēt.  Për këtë arsye, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Nëse nuk doni të shpenzoni orë të tëra duke kërkuar thënie dashurie online, atëherë lexoni më poshtë.  Kemi zgjedhur disa nga thëniet tona të preferuara, për të cilat jemi të sigurt se edhe juve do t’ju pëlqejnë shumë!

Thënie të shkurtra dhe kuptimplota

Lumturia ime je ti.
Ti je aventura ime më e madhe.
Ti je dielli, hëna dhe gjithë yjet e mi.
Falë teje unë di se çfarë është dashuria.
Jam me fat që jam dashuruar me shokun tim të ngushtë.
Çdo ditë bie në dashuri me ty.
Kam gjetur atë që dashuron shpirti im.
Nuk je ti ai /ajo që gjen dashurinë, por është dashuria ajo që të gjen ty. Ka të bëj me fatin dhe me atë çfarë shkruhet tek yjet.
Të duash dikë do të thotë të shohësh magjinë e një personi dhe t’ia rikujtosh sa herë që ai/ajo e harron.
Dua që buzëqeshja jote të jetë gjëja e parë që shoh çdo mëngjes.

Kur fjalët arrinë të shprehin dashurinë

Kam parë të mirat dhe të këqijat e tua dhe i kam zgjedhur të dyja.
Kur lumturia e dikujt është lumturia jote, atëhere është dashuri e vërtetë.
Unë të dua për atë qe je, për atë që ke qenë dhe për atë që do të jesh.
A nuk është e mrekullueshme se si një person që dikur ka qenë i panjohur, papritmas, pa asnjë paralajmërim, bëhet e gjithë bota për ty.
Kur të shoh ty, mund ta ndjej. Të shoh dhe ndjej veten si në shtëpi.
Të dua shumë dhe e ndiejë se edhe ti më do mua në çdo version timin.
Le të kapemi për dore dhe ta jetojmë së bashku versionin më të mirë të kësaj jete.
S’ka asnjë sfidë të cilës nuk do t’i bëjmë ballë së bashku, mos u brengos.

Thënie dashurie që ajo/ai nuk do t’i harrojë kurr

Me ty ndihem gjithmonë vetja.
Mezi pres të krijojmë edhe më shumë kujtime të mira së bashku.
Ëndrra ime është të të shoh duke i realizuar të gjitha ëndrrat e tua.
Askush në këtë botë s’ka lënë gjurmë mbi mua, sa ti.
Nuk dua ta jetojë as një ditë të jetës time pa ty.
Ti më plotëson.
Nuk e shoh dot të ardhmën time pa ty.
Kur mendoj për ty,  zemra ime qetësohet.
Në jetë gjithkush ka nevojë për
Mjafton një shikim i yti që të më largohen të gjitha shqetësimet.
Për mua ti je paqja, qetësia dhe stabiliteti i kësaj jete.
Deri kur të gjeta ty, isha tjetër njeri. Vetëm kur erdhe ti e kuptova se çka më mungonte.

Sigurisht këto janë vetëm disa ide. Mirëpo nuk ka asgjë më të bukur kur fotot tuaja shoqërohen me dedikime të personalizuara. Një shaka që e dini vetëm ju të dy, një dedikim i thënë në kulmin e ndjenjës apo një citim nga libri juaj i preferuar. Zgjedhja është e juaja! Mos harroni që gjithmonë gjëja më e rëndësishme është të jeni të sinqertë në raport me partner/ën tuaj. Fjalë e sinqerta janë gjithmonë të duhurat, prandaj bëhuni të sinqertë.

dua.com Team

Related