Vajza ime e dashur

  • dua.com Team ·
  • 13.06.2022 ·
  • Femra ·
  • 5 min read

Vajza ime e dashur. Me frazën Vajza ime e dashur…  nisin shumë letra, mesazhe, fjalime e këshilla. Ka disa prej tyre që i dëgjojmë në jetën e përditshme, apo në filma dhe na mesin gjatë në mendje. Ka disa këshilla që ne i kemi marrë nga nënat tona, e duam t’i përcjellim te gjeneratat e tjera.

Më poshtë në po përmendim vetëm disa që na kanë ngelur në mendje, e që mendojmë se janë të vlefshme të ndahen me të tjerët. Sidmos nga nënat që po rrisin vajza. Besojmë që do t’ju hyjnë në punë!

Vajza ime e dashur, le të jetë mirësia gjithmonë karakteristikë e jotja..

Bëjei mirësinë karakteristikë qendrore të jetës tënde. Kërkon mundësi për të treguar dhembshuri dhe bujari. Mos u mashtro duke menduar se lumturia do të vijë duke marrë atë që dëshiron. Lumturia vjen nga dhënia, jo marrja. Kur ndihesh keq, ndihmo dikë tjetër.

Mos u dorëzo në vështirësi dhe jeto me integritet

Kohërat e vështira në jetë janë të pashmangshme. Ato ndodhin. Mirëpo ti, vajza ime e dashur duhet të bësh gjënë e duhur edhe kur gjëja e duhur është e vështirë. Je mjaft e fortë. Jeto me integritet total. Ji transparente, e sinqertë dhe autentike. Mos hiq dorë kurrë nga këto. Është më mirë të jesh vetvetja dhe të rrezikosh të kesh njerëz që nuk të pëlqejnë, sesa të vuash stresin dhe tensionin që vjen nga pretendimi se je dikush që nuk je, ose duke pretenduar se të pëlqen diçka që nuk të pëlqen.

Kur lëndon dikë, kërko falje, vajza ime e dashur

Marrëdhëniet tua me familjen dhe miqtë më të ngushtë janë gjithmonë më të rëndësishme se çdo arritje. Cakto prioritetet tua. Kur lëndon dikë, kërko falje. Edhe nëse nuk ke ndërmend ta lëndosh atë person, ose mendon se ai po reagon shumë. Shiko njerëzit në sy. Bisedo me njerëzit në ashensorë dhe në radhë në dyqan. Buzëqesh.

Shtrengojë fort duart me njerëzit

Mundohu të lidhesh me njerëzit në ndërveprimin e parë, kur shtrëngoni duartë me ta. Përqafo njerëzit lirshëm. Edhe njerëzit që sapo ke takuar. Njerëzit janë të stresuar. Ata kanë nevojë për më shumë dashuri. Mos e kurse atë.

Mos e krahaso vetën me të tjerët

Vajza ime e dashur, mos e krahaso veten me të tjerët. Kur  fillojmë të mendojmë se jemi më mirë ose më keq se të tjerët, zakonisht përfundojmë në depresion, ankth dhe të pasigurt. Nëse vëren se po e krahason veten me të tjerët, provo t’i bëni vetes këto pyetje: Çfarë vlerësoj unë tek ata njerëz? Si mund të lidhem ose të mësoj prej tyre? Si mund t’i shtoj vlerë jetës time?

Lëre veten të ndjesh atë që ndjenë!

Kur ndihemi të stresuar (ose të trishtuar, ose të zhgënjyer), ne jetojmë në një botë që ofron shumë mënyra për të mpirë ato ndjenja negative – për të mos i ndier ato vërtet. Por, për të ndier sinqerisht gjërat pozitive në jetë – për të ndier vërtet dashuri, gëzim ose mirënjohje të thellë – duhet ta lëmë veten të ndiejë edhe frikë, pikëllim dhe zhgënjim.

Emocionet tua janë mënyra se si ju flet zemra, si ju tregon se çfarë zgjedhjesh duhet të bëni. Praktikoni të dëgjoni zemrën tuaj. Kjo është mënyra për të ditur se kush je dhe çfarë dëshiron.

Mëso të thuash jo!

Të mësosh të thuash jo është shumë e rëndësishme në këtë jetë. Mësoje vlerën e kësaj fjale dhe shfrytëzoje të drejtën tënde të plotë të thuash jo, kur dëshiron të thuash jo. Në jetë, lufto dhe kërko gjithmonë gjërat kuptimplota, e jo vetëm ato të lehtat më shumë ngjyra!

Nëse je e lodhur pusho, vajza ime e dashur

Puna 24/7 nuk do të dërgoj gjëkundi! Më beso. Prandaj kur të lodhesh, ndalu e pusho. Asnjëherë mos e dërgo vetën në atë shkallë kur më nuk do të kësh fuqi të ecësh përpara. Kur do të dërmohesh shpirtrisht e fizikisht. Gjejë kohë të relaksohesh. Rrethoje vetën me njerëz pozitiv, që e duan jetën po aq sa ti! Ti mund ta mbushësh zemrën tënde plotë!

dua.com Team

Related