Keshilla per jeten

  • dua.com Team ·
  • 27.08.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 3 min read

Keshilla, pa marrë parasysh se si e kemi gjendjen, të gjithë kemi nevojë për këshilla.

Ndonjëherë këto këshilla janë gjëra që ne veçse i dimë mirëpo kemi nevojë t’i dëgjojmë.

Fatmirësisht janë disa prej tyre qe na vlejnë gjithmonë. Janë fjalë të menqura që na bëhen mësime jete. Që kemi nevojë t’i dëgjojmë e pse jo edhe t’i përcjellim tek të tjerët kur ka nevojë.

Këshilla më e rëndësishme

Kur vjen puna te mirëqenia personale kjo është ndoshta këshilla më e mirë që mund të merrni. Njihe veten. Puno me vetvetën. Zbulo aftësitë, kënaqësitë dhe ëndrrat tua.

Pastaj pjesa më e rëndësishme, bëhu versioni më i mirë i vetës. Puno që çdo ditë që kalon të ndihesh më i plotë dhe të jesh më i dobishëm. Jo vetëm për vetë por edhe për të gjithë njerëzit që të rrethojnë.

Jeta nuk është gjithmonë e drejtë por është e mirë

Të gjithë ne herët ose vonë përballemi me padrejtësitë e jetës. Vdekjet e hershme. Aksidentet. Sëmundjen. Varfërinë. Zhgënijmin apo mashtrimin. Ndodhit e ndryshme na dëshmojnë shpesh se jeta nuk është e drejtë.

Mirëpo duhet të gjejmë forcë të kuptojmë se ndonëse ndonjëherë tregohet e padrejtë, jeta është e bukur. Duhet të kapemi pas bukurive të saj, pas lumturisë që ndodhet në gjërat e vogla.

Fati vjen me punë e përkushtim

Kjo këshillë duhet t’ju shërbejë për të mos u ulur e për të mos pritur duar kryq të mirat e jetës. Fati vjen me punë e përkushtim. Duhet t’i përvishemi mëngët dhe të angazhohemi që t’i realizojmë ëndrrat dhe dëshirat tona.

Kur ne ta bëjmë pjesën tonë patjetër se edhe fati do ta bëjë pjesën e vet. Prandaj angazhohuni në këtë drejtim. Kur të përpiqemi dhe të veprojmë në mënyrë që gjërat të na shkojnë mbarë atëherë patjetër se edhe fati do të na trokas në derë.

Duaj me gjithë zemër – Këshilla e dashurisë

Duaj pa kushte dhe duaj me gjithë zemër. Pa marrë parasysh se më çfarë ju sprovon jeta, mos lejoni që zemra juaj të errësohet.

Këdo që e doni dhe çfarëdo që doni, duajeni me gjithë zemër.

Vetëm ajo është dashuri e sinqertë dhe dashuri pa kushte. Prandaj përpiquni që gjithmonë të doni në mënyrë të tillë. Kur bën kështu, personat që i doni me zemër do t’i rrethoni me një dashuri të pakrahasueshme me diçka tjeter.

Kurse punët që i kryeni me plotë zemër patjetër se do të ju ecin mbarë.

dua.com Team

Related