Xhubleta – kjo veshje unike e grave shqiptare

Përmbajtja

  1. Mirëpo çfarë është xhubleta?
  2. Nga gratë ilire te ato shqiptare

Xhubleta – kjo veshje unike e grave shqiptare. Në kohët e shkuara nëse një vizitor ka ecur rreth lumit Drin ka parë gra shqiptare me xhubleta.

Ky fund i grave, që ishte pjesë e shumë kostumeve tradiconale është një vjeshje e rrallë që vështirë haset te ndonjë popull tjetër. Madje edhe punimi i saj është tejet i veçantë. Këto veçori e kanë bërë që studiuesit e vizitorët të interesohen për të. 

Mirëpo çfarë është xhubleta?

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, qepur horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, veshja unike përbëhej nga shumë ngjyra. Mirëpo ato që na kanë mbërritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholinë, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Veshje për femra në takimin e parë dhe Gratë e shquara shqiptare – Historia, kontributet dhe ndikimi i tyre.

Nga gratë ilire te ato shqiptare

Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje. Mirëpo edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjecarit te dytë para erës sonë. Ato lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare.

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tone, që malsorët e përcollen deri në vitet 1950-1960. Pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Xhubleta përmban një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti e dashurinë. Ajo thekson bukurinë e femrës malësore. 

Të ngjashme

veshje per femra
  • Femra
  • 5 min read

Veshje për femra në takimin e parë

Po kërkoni veshje per femra në takimin e parë? Si të visheni në takimin e parë...

grate shqiptare sot
  • Femra
  • 4 min read

Gruaja shqiptare sot – Sfidat dhe suksesi në shoqërinë moderne

Gruaja shqiptare sot, në shoqërinë e sotme,ka kaluar nëpër një proces transformimi...

grate e shquara shqiptare
  • Femra
  • 4 min read

Gratë e shquara shqiptare – Historia, kontributet dhe ndikimi i tyre

Në kulturën shqiptare, gratë e shquara kanë luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm...