Ujevara e Drinit dhe Shpella e Radavcit

  • dua.com Team ·
  • 10.09.2021 ·
  • ·
  • 3 min read

Ujevara e drinit dhe Shpella e Radavcit janë vënë nën mbrojtje nga viti 1983, si monumente natyrore me sipërfaqe prej 89.94 ha.

Dy perla të vargmaleve të Bjeshëve të Nemuna janë bukuritë e Burimit dhe të Drinit të Bardhë dhe Shpellës së Radavcit. Shpella dhe Burimi i Drinit të Bardhë gjenden afër fshatit Radavc, rreth 11 km larg qytetit të Pejës, pranë rrugës Pejë-Rozhajë. Kështu që kurdo që të jeni në atë rajon mos e lini pa i parë të dyja këto lokacione! Ujevara e Drinit dhe Shpella e Radavcit do të ja u marrin zemrën!

Madhështia e Ujëvarës së Drinit jau rrëmben zemrën

Kjo ujëvarë ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës. Është e vendosur në malin Zhleb në Bjeshkët e Nemuna në fshatin Radavc, 11 km larg nga qyteti i Pejës. Ujëvara gjendet në burimin e lumit Drini i Bardhë dhe është 25 m (82 ft) e lartë.
Peizazhet malore që rrethojnë ujëvarën dhe e bëjnë atë pikë më tërheqëse turistike në tërë Kosovën. Ujëvara të tjera më të vogla janë në afërsi të zonës.  Ftohtësia dhe bardhësia e ujit që shkumon gjatë rënieve prej shkëmbinjëve mahnitë vizitorët e shumtë. Rreth kësaj ujëvare janë ndërtuar disa restorante që mund t’i vizitoni pasi të keni parë ujëvarën. Ato ofrojnë ushqim tradiconal shqiptar por edhe ushqim deti. Numri i turistëve që vizitojnë këtë bukuri natyrore po rritet nga viti në vit. Jo vetëm turistët e huaj janë të interesuar të shohin atë që Drini i Bardhë ofron por edhe vendorët. Familjarë e grupe të organizuara njerëzish shihen shpesh aty.

Shpella e Radavcit, bukuria e krijuar ndër shekuj

Shpella e Radavcit është një shpellë tipike e burimeve. Formimi i saj është i lidhur me erozionin dhe punën kimike të ujërave nëntokësor të Drinit të Bardhë. Hyrja e shpellës është e orientuar nga veri-lindja me përmasa 2.80 m e lartë dhe 2.20 m e gjerë me një korridor të ngushtë në formë tuneli me gjatësi 2.50 m. Shpella është e ndriçuar nga një dritare natyrore e cila gjendet në pjesën e sipërme të saj.

Hyrja e shpellës gjendet në lartësinë mbidetare prej 578 m. Shpella e Radavcit veçohet edhe në aspektin “arkitektonik” sepse paraqitet si objekt banimi i krijuar nga natyra.  Ajo është një rrjetë i tuneleve, kanaleve e sallave i gdhendur për mrekulli nga forca natyrale e ujit pëtgjatë shekujve. Njoftimin e parë për këtë shpellë e ka dhënë studiuesi J. Petroviç. Ndërsa në anën tjetër arkeologu M. Garashanin e konsideron këtë shpellë si vendgjetje të sigurtë të epokës së paleolitit. Shpella është e një rëndësie të veçantë, pasi që ka indikacione të periudhës së paleolitit, andaj duhet të ketë një trajtim të posaçëm për arsye se në vendin tonë akoma nuk janë konfirmuar gjurmët e kohës së gurit, përkatësisht paleolitit.

dua.com Team