Zvicra ne Eurovision perfaqesohet nga nje shqiptar

Përmbajtja

  1. Artisti Shqipëtar

Zvicra ne Eurovision perfaqesohet nga nje shqiptar. Jo vetëm në futboll por edhe në muzikë Zvicra ne eurovision përfaqësohet nga shqiptarët!

Muzikanti që njihet me emrin Gjon’s Tears do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision 2020, që mbahet sivjet në Roterdam të Holandës.

Artisti Shqipëtar

Artisti Gjon Muharremaj është i biri i dy prindërve shqiptarë. Në Eurovision Gjoni do të këndojë në gjuhën frenge këngën e tij me titull Répondez-moi.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton? dhe Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj.

Për WiWi Blogs, portalin zyrtar të Eurovizionit, Gjoni ka treguar më tepër për prejardhjen e tij. Ai ka folur edhe si ndihet për faktin që po përfaqson Zvicrën.

“Të gjithë pyesin veten pse saktësisht jemi këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë”, ka thënë Gjoni. Kënga Répondez-moi u shkrua nga Gjon’s Tears së bashku me Xavier Michel dhe Alizé Oswald.

Mos të harrojmë që edhe Shqipëria prej vitesh garon në festivalin e këngës europiane, Eurovizion. Këtë vit shteti shqiptar do të prezantohet nga këngëtarja Arilena Ara.  Në anën tjetër përfaqësimin më të sukseshëm ndonjëherë Shqipëria e pati në vitin 2012. Atë vit vendi u prezantua nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu, e cila me këngën ‘Sus’ mori vendin e pestë.

Të ngjashme

vajza beqare
  • Lifestyle
  • 5 min read

Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj

Në ditët e sotme, është gjithnjë e më e zakonshme të takosh vajza beqare që...

nje takim
  • Lifestyle
  • 6 min read

Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton?

Doni një takim? Njihni një mashkull online i cili ju shkruan ditë e natë, por...

takimi i parë
  • Chat & Meet
  • 10 min read

Takimi i parë – qëllimet, përgatitja & rregullat

Takimi i parë është shumë i rëndësishëm për shkak se në të vërtetë në...