Pse Je Ende Beqare?

  • ·
  • 03.08.2022 ·
  • ·
  • 5 min read

Akoma Jeni Beqare? Doni te dini pse? Dëgjoni vajza! E dimë se ndonjëherë ju kanë lënduar disa kritika, por ka ardhur koha të pranoni disa gjera. Hidhni pas krahëve kujtimet që kanë dëmtuar jetën tuaj sentimentale.

Askush nuk është i përkryer kur bëhet fjalë për lidhjet apo takimet. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqeni të përmirësoheni. Ndersa mendoheni se pse jeni ende beqare, shikoni vetën përpara pasqyrës dhe rregulloni problemet që keni për sa i përket dashurisë. Në këtë artikull kemi shtjelluar 3 arsye pse:

1. Flisni shumë pa i dhënë mundësi partnerit të shprehet

Le të marrim seriozisht këtë temë. Femrat në përgjithësi flasin shumë. Dy femra mund të ulen në një tavolinë për një orë dhe të flasin njëzet mijë fjalë për këpucët e tyre të preferuara. Meshkujt? Jo dhe aq shumë. Ka meshkuj që u pëlqen kur dëgjojnë femrat tek bisedojnë. Në shumicën e rasteve meshkujt janë dëgjues të mirë deri në pikën kur e teproni.

Por, nuk jemi këtu për të folur për meshkujt. Ajo që duam të themi është se nëse jeni në një takim me një djalë, lëreni edhe atë të flasë. Jepini atij kohë dhe hapësirë për të kontribuar në bisedë dhe për të ndarë me ju mendimet e tij.

2. Jeni shumë e vrullshme

Meshkujt e adhurojnë idenë e gjetjes së femrës ideale me të cilën mund të kalojnë jetën e tyre bashkë. Sa më shumë që meshkujve u pëlqen kjo ide aq më mirë për ty apo jo? Jo tamam ashtu. Dashuria e vërtetë është komplekse dhe jo një lojë fjalësh.

Problemi me femrat është se ato fiksohen dhe shpesh u bëjnë presion që në fillim. Hmmm…Ky nuk është një lajm i mirë për ju, sidomos kur jeni beqare. Nëse fiksoheni pas një ideje të tillë, vetëm sa do ta largoni partnerin tuaj që takimin e parë. Meshkujt dëshirojnë të dalin me një femër pa presionin. Lërini gjërat të rrjedhin vetë.

Nuk është e thënë që kushdo që takoni do të përfundoj me ju, ndoshta nuk është e thënë. Që të na kuptoni drejtë: Kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta diskutoni një gjë të tillë në të ardhem. Ajo që dëshirojmë t’ju themi është të mos nxitoni e mos u bëni shumë e vrullshme duke i marrë gjërat me nxitim. Çdo gjë ka nevojë për kohën e vet, përfshirë edhe lidhja.

3. Dashuria nuk është prioritet për ty

Le të jemi të vërtetën, të kesh një të dashur ndonjëherë do t’ju bëj të ndiheni sikur keni një punë të dytë. Të keni një lidhje do të thotë të kaloni shumë kohë jashtë, të dilni më shpesh gjatë javës dhe të ndani shumë kohë të lirë me personin e ri në jetën tuaj. Problemi është se shumë njerëz dështojnë sepse lodhen nga fakti i të dhënit prioritet partnerit. Nëse je e tillë atëhere ja tek e ke një tjetër arsye përse je beqare.

Kur dikush i rëndësishëm vjen në jetën tuaj, nuk është më koha që puna dhe shoqëria të jenë gjithçka për ju. Nuk po ju themi që puna, studimet apo gjithcka tjetër të mos jetë më prioritet për ty. Jo! Ajo që po mundohemi t’ju themi është se duhet të përkushtoheni. Një lidhje e re ashtu si një lule e sapombjellë ka nevojë për përkujdesje, kohë, përkushtim dhe mbi të gjitha për dashuri. Nëse nuk jeni gati për këto gjëra ju kuptojmë, megjithatë kjo është një tjetër arsye përse jeni ende beqare.

Çfarë duhet të bëni që ta shijoni jetën si beqare?

Të udhëtoni

Edhe nëse nuk keni mundësi të udhëtoni në shtete të tjera ose në vende të shtrenjta, të paktën shkoni për kamping ose shëtitje. Zhvilloni hobit dhe interesat tuaja. Përqendrohuni në ndërtimin e një komuniteti, bazuar vetëm në interesat tuaja dhe mos kini frikë të provoni gjëra të reja! Rregjistrohuni në një kurs si gatimi, qëndisja apo gjërat magjike dhe interesante që do t’ju zhvillojnë horizontin.

Ndjehuni mirë nën lëkurën tuaj

Kultivoni rutinat që ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Shkoni për joga, palestër ose krijoni një rutinë tuajën si beqare. Mbani një ditar, birësoni një kafshë shtëpiake, mësoni si të përgatisni ushqimin dhe buxhetin tuaj etj. Ide e mirë apo jo?

Investoni në miqësi domethënëse

Ftoni miqt tuaj të flenë një natë nga shtëpia juaj dhe e anasjellta. Hani ushqime të ndryshme, lyeni thonjtë e njëra-tjetrës, bëni thashetheme ose qani për filmin tuaj të preferuar. Mbi të gjitha mos flisni për dashurinë apo takimet. Dedikojini kohë cilësore jetës dhe shoqërisë suaj.

Provoni gjithçka sa jeni ende beqare

Kjo është koha e duhur për ju. Kur jeni në të njëzetat tuaja, përpiquni të krijoni sa më shumë përvoja dhe kujtime. Kur të jeni në të tridhjetat tuaja, ato përvoja do të jenë kujtimet tuaja më të shtrenjta. Provoni gjithçka!