Bukurit e Kosoves që duhet t’i shihni

  • dua.com Team ·
  • 15.02.2021 ·
  • Kuriozitete ·
  • 4 min read

Bukurit e Kosoves, në një shetitje brenda Kosovës ju mund të vizitoni shumë vende që mahnisin me bukurinë e tyre. Prandaj vet ose me miq, mos hezitoni t’i vizitoni ato sepse nuk do të ngeleni të zhgënjyer.

Në po ju japim vetëm katër propozime të vendeve unike brenda Kosovës të cilat duhet t’i vizitoni gjithsesi nëse nuk i keni parë deri tashmë. Duke i vizituar ato ju përveç qe shijoni bukuritë natyrore njiheni edhe me kulturën vendase.

Fshatrat e Rugovës

Kudo që të shkoni në Rugovë nuk do të pendoheni. Ne vetëm ju sygjerojmë që kur të niseni për ato anë të vizitoni të paktën disa fshatra. Mos u ndalni vetëm te Gryka e Rugovës. Mirëpo vizitoni edhe Bogën, Shkrelin apo Pepajnë apo fshatrat e tjerë. Shijoni ajrin e freskët të maleve. Djathin e qumshtin shijshëm të Rugovës. Ujin e kristaltë të Bjeshkëvë të Nemuna. Nëse doni pushime të qeta malore ose thjeshtë një vikend të pa harrueshëm atëhere Rugova është destinacioni i duhur për ju. Mos e lini pa e vizituar në cilëndo stinë të vitit që ju pëlqen.

Kullat e Junikut

Trashëgimia kulturore dhe pamja turistike janë gërshetuar së bashku në Junik. Kullat, sot nën petkun e trashëgimisë, në Junik janë restauruar dhe po vazhdon restaurimi i tyre.Ato ofrojnë ngrohtësinë familjare e kombëtare. Ato janë të hapura dhe për vizitorë. Brenda tyre ofrohen bujtina, si dhe ushqime tradicionale, në frymën ashtu siç jetonin familjet shqiptare dikur. Kulla e “Ramë Zeqirit” është një nga to që ofron për vizitorë ushqim tradicional në restorant si dhe dhoma për fjetje për turistë ngjashëm me odat. Po ashtu dhe qëndrimi ditën i turistëve apo gjatë mbrëmjes bëhet në odë.

Gjakovën dhe shpellën e Kusarëve

Kur shkoni në Gjakovë janë një mori gjërash që nuk duhet t’i lini pa i parë. Duke filluar prej Çarshisë së Madhe, kishave e xhamive. Duke vazhduar pastaj me  Çabratin dhe të gjitha pikat e tjera tërheqës për vizitorë. Së fundi në Gjakovë po promovohet për vizita edhe Shpella e Kusarit. Ajo gjendet vetëm 1km larg fshatit Kusar. Thënë më mirë në brendësi të këtij fshati, me pamje thuajse pyjore,rrëzë Maleve të Pashtrikut. Kjo shpellë, ka një oborr karakteristik shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të hulumtojnë brendësitë e kësaj shpelle. Ekzistenca e saj thuhet të jetë e lashtë. Duke qenë e tillë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, ka investuar për ta shndërruar në një atraksion turistik.

Ujëvarat e Mirushës

Ujëvarat e Mirushës që ndodhen në fshatin Llapçevë të Komunes se Malisheves. Ato janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit. Në Monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë Ujëvarat e Mirushës në distancë rreth 300 m, nga Liqenet e Kanionit Mirusha është ndërtuar një objekt hotelier me material të fortë i cili bie në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së natyrës. Investitori nuk posedon mendim profesional dhe leje ndërtimi nga organet përgjegjëse të MMPH-s.

dua.com Team

Related