Dashuria ne Distance – Shenjat qe tregojne se dashuri e vertete
- ·
- 21.07.2021 ·
- ·
- 5 min read
Dashuria ne Distance mund të jetë një nga vështirësitë më të mëdha që një çift mund të kaloj. Përveç të qenit një provë nëse keni mbajtur premtimet tuaja apo jo, duhet edhe të jeni vërtet të përkushtuar që lidhja të funksionojë.
Sidoqoftë, ekziston një ndryshim i madh midis ‘mbijetesës’ dhe faktit ‘të ushqyerit’ të një lidhjeje sidomos kur nuk jeni fizikisht së bashku. Ndaj, dyshimet që do t’ju lindin përgjatë këtij rrugëtimi do jenë më të mëdha se një marëdhënie normale. Por, si mund ta kuptoni nëse është dashuri e vërtetë apo thjesht durim?
Këtu janë shenjat që tregojnë se lidhje juaj në distancë është dashuri e vërtetë:
Kurrë nuk ngopeni duke shprehur se sa shumë ju merr malli
Jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Është shumë e thjeshtë të thuash të zakonshmen “Më mungon”, por është diçka tjetër nëse ai/ajo e shpreh pafund dëshirën për të qenë me ty.
Për shembull: Cilat janë gjestet e veçanta që do donin të bënin po t’ju kishin pranë? Gjestet e ëmbla që ata ju tregojnë për t’ju bërë të ndjeheni se mungesa juaj për ta është e padurueshme.
Ndiheni sikur jeni së bashku në këtë vështirësi: ‘lidhja në distancë’
Të dy ballafaqoheni me sfidat dhe luftërat për të qenë në një lidhje në distancë së bashku, edhe nëse njëri partner është më i pavarur dhe më pak ekspresiv se tjetri. Dashuria e vërtetë ekziston nëse shihni se përpiqet me më të mirën e tij/saj. Padyshim që nuk do të ndjeheni vetëm në këtë udhëtim.
Shfrytëzoni çdo shans vetëm për të qenë me të
Nuk ka rëndësi nëse duhet të udhëtoni dhjetë orë vetëm për të takuar. Dy tre ditë pushime janë mëse të mjaftueshme edhe pas një ose dy vitesh të qenit larg njëritjetrit. Do bënit gjithçka vetëm e vetëm që ta keni në krahë, pa marrë parasysh sa larg apo dhe rraskapitës është udhëtimi. Kjo na tregon se dashuria ne distance eshte mese e mundur.
Nuk bëni premtime që nuk mund t’i mbani
Ai ose ajo e di se sa zemërdhënëse është të shpresosh për diçka dhe sa zhgënjyese mund të jetë në fund. Lidhja në distancë mund të jenë rraskapitëse nga ana emocionale për çiftet. Me fjalë të tjera, ndjenjat e zhgënjimeve, ankthet dhe thyerjet e zemrës janë dy ose tre herë më shumë të dëmshme. Premtimet e prishura mund të bëjnë shumë dëme dhe madje mund të shkaktojnë partnerin tuaj që të dyshojë angazhimet tuaja.
Nuk nxisni argumente të kota
Ashtu si ajo që u përmend më lartë, të qenit në një lidhje në distancë ju përball me emocione të forta. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të mos diskutoni apo të keni zënka joproduktive. Në vend që të ushqeni urrejtjen dhe zemërimin, përpiquni të përqendroheni në anën e mirë të dashurisë.
Jetoni një jetë të qetë dhe të pavarur
Kurrë nuk do të pengoni partnerin të jetojë një jetë të lumtur dhe të pavarur. Angazhimi që keni për njëritjetrin nuk do t’ju shërbejë si burg apo kafaz që t’ju pengojë të shijoni jetën përtej lidhjes suaj. Ai ose ajo e kupton se bota juaj nuk rrotullohet rreth tyre dhe me kënaqësi do t’ju mbështesë në gjithçka që do t’ju bëjë të ndjeheni të lumtur.
Keni besim tek njëritjetri
Nuk duhet të shqetësoheni për vendin se ku jeni ose me kë jeni, sepse ai/ajo beson plotësisht tek ty. Besimi tek një lidhje në distancë është i domosdoshëm.
Më shpesh sesa jo, dyshimi dhe mosbesimi janë arsyet kryesore pse lidhja në distancë nuk finalizohet. Dikush që ju do me të vërtetë do ketë besim të plotë ashtu siç ju keni tek ai/ajo.
Prisni një të ardhme të mirë me të
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, e dini së jeni thellësisht të dashuruar dhe se ju dashuron po ashtu kur jeni pjesë e së ardhmes së tyre. Çiftet që marrin në konsideratë qëllime afatgjata së bashku janë të rrallë. Duke pasur parasysh sjelljen moderne të takimeve të brezit të sotshëm që përqendrohen më shumë në përfitimet e tanishme dhe afatshkurtra sesa të qenit në një lidhje të qëndrueshme.
Gjetja e dashurisë së vërtetë edhe në fazat më sfiduese të jetës është një nga gjërat më të bukura që mund t’i ndodhë kujtdo. Çiftet që janë të gatshëm të durojnë dhe ushqejnë lidhjet e tyre pa marrë parasysh kohën dhe distancën janë ata që e gjejnë dashurinë e vërtetë.
Ky eshte fundi i artikullit “Dashuria ne Distance – Shenjat qe tregojne se dashuri e vertete”