Dasmat tradicionale
- dua.com Team ·
- 21.05.2021 ·
- Lifestyle ·
- 5 min read
Dasmat tradicionale, ashtu siç evolon shoqëria, shkenca apo mjekësia, në të njëjtën mënyrë evolojnë edhe marëdhëniet njerëzore.
Një nga elementët më kryesore të marrëdhënieve njerëzore është martesa. Kjo është një traditë e vjetër po aq sa koha. Megjithatë, dikur, kjo lidhje mes një çifti ka qënë bërë shumë më ndryshe nga sa e shohim tani. Le të kthehemi pas në kohë për të arritur deri në ditët e sotme për të parë se si ka evoluar:
Martesa në djep
Sipas gojëdhënave të përcjella brez pas brezi, martesat në djep nisën të vihen në zbatim shumë kohë përpara epokës së Gjergj Kastriot Skenderbeut. Pra, dy fëmije martoheshin që në moshën 1, 2 apo 3 vjeçare dhe mjaftonte që dy baballarët të ishin dakord.
Si ndodhte një martesë e tillë dhe çfare kushtesh duheshin? Në shumicen e rasteve, kur lindte një fëmijë, miqtë e familjes shkonin për vizitë për të shprehur urimin e tyre.
Duke qënë se miqësia mes baballarëve ishte një miqësi e fortë, në biseda krejt spontane lindte edhe propozimi për të martuar fëmijët e tyre. Shpesh fjala e dhënë, ‘besa’, nuk thyhej dhe respektohej derisa fëmijët të rriteshin.
Termat shoqëruese ishin: zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar.
Ndodhte shpesh që fëmijët të mos e dinin për martesën e tyre në djep deri vonë kur vinte momenti për t’i fejuar. Në ndonjë krahinë bëhej edhe një ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi.
Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.
Martesa me mblesëri
Një tjetër lloj i martesës, që nuk zbatohej vetëm në veri por edhe në të gjithë Shqipërinë e Kosovën ishte dhe ende është ajo me mblesëri apo shkuesi. Në Kosovë njihet me termin me “me msit”. Shkuesi quhet ndryshe ‘Msiti’, kjo është një fjalë vërtet e vjetër shqipe po aq sa edhe mblesëria.
Personi që futej në mës për të kryer ndërmjetësimin midis prindërve të vajzës e djalit quhej ‘mesit’ ose sot ‘msiti’. Për të kryer këtë lloj martese, mjaftonte që edhe në këtë rast, meshkujt e familjeve të ishin dakord.
Në ndryshim nga martesa në djep, në këtë rast duhej një “shkues”. Ai mund të ishte një njeri i afërt i familjes që do të fliste mirë për djalin në momentin kur kërkohej dora e vajzës. Por, jo vetem kaq pasi shkuesi kishte edhe përgjegjësi. Nëse meshkujt e familjes së vajzës pranonin atëherë, shkuesi ishte personi garant që të mos prishin besën asnjëra prej familjeve dhe martesa të bëhej.
Ende edhe sot, zbatohet martesa me mblesëri, mirëpo është shumë më e zbutur. Kjo sepse, tashmë, nëse çifti nuk pranon pas takimit të parë, ndodhë që miqësia mes palëve të prishet pa hatërmbetje.
Martesa me dashuri
Ky term u shtua më vonë, megjithatë, në të shkuarën kur thuhej janë martuar me dashuri quhej dicka e rrallë dhe e padëgjuar. Duke qënë se shumica e martesave dhe lidhjeve mes cifteve bëhej në marrëveshje me familjet si ndërmjetëse, martesa me dashuri shihej si tabu.
Martesa me dashuri shpesh tregohej në të shkuarën si dukuri e rrallë. Ajo shoqërohej edhe me rrëmbimin e vajzes në raste kur prindërit e saj nuk ishin dakort. Nëse ndodhte diçka e tillë, familja e mohonte komplet vajzën si bijën e fisit dhe kjo shoqërohej pastaj me izolimi social. Ku çifti përjashtohej nga rrjeti shoqëror, vetëm nëse largoheshin nga qyteti.
Martesat me dashuri në ditët e sotme sigurisht janë më të shpeshta sesa ato me shkuesi apo ato me djep. Këto të fundit mund të themi se gati-gati janë zhdukur si fenomen. Tashmë, nëse një çift nuk është i dashuruar me njëri-tjetrin nuk tenton as të kijojë lidhje e jo më të martohen.
Martesa përmes aplikacioneve të takimeve online
Si gjithmonë, ashtu siç evolon shoqëria evolojnë edhe termat përkatëse, sidomos ato terma që kanë të bëjnë me marrëdhëniet njerëzore. Në të njëjtën mënyrë ka evoluar tradita e lidhjes martesore. Martesat përmes apliakcioneve online nuk janë aq të rralla sa mendojmë. Shumë të rinj tashmë njihen përmes rrjeteve sociale, si Facebook, Instagram, Snapchat etj.
Megjithatë, me lancimin e aplikacionit të dua.com presim që ky fenomen të bëhet mëse normal dhe jo aq tabu sa cilësohet për momentin.
Ndryshe nga ç’mendohet, 38% e meshkujve dhe 44% e femrave janë në një lidhje afatgjatë fale aplikacioneve të takimeve online. Dhe 14% e tyre përfundojnë në martesë. Kjo % sigurisht nuk është e aplikueshme për këtu në Shqipëri, megjithatë presim që kjo të ndryshojë fale dua.com. Deri atëhere le të presim e të shohim se si ky fenomen social evolon.