Martesat e hershme

  • ·
  • 11.05.2021 ·
  • ·
  • 5 min read

Martesat e hershme – përse çiftet po martohen më pak në ditët e sotme? Kohë më parë martesa ishte e pashmangshme pasi çiftet binin në dashuri. Po tani? Përse çiftet po martohen më pak? Tani, pas gjysmë shekulli, termi martesë është vjetëruar. Problemi nuk është se djemtë dhe vajzat nuk duan që dashuria t’i çojë drejt martesës.

Në këtë artikull do t’ju sjellim disa arsye se pse martesat jane ulur, ashtu si edhe lindjet.

Sondazh i Gallup

Sipas studimeve të fundit, shumica e të rinjve në shkollë të mesme, ende aspirojnë për kombinim e përhershëm dashuri – martesë. Një sondazh i Gallup, botuar në vitin 2013 zbuloi se: 84.5% e vajzave dhe 77% e djemve të shkollave të mesme ende besojnë se martesa është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ky është një lajm i mirë, të paktën për ata që ende besojnë se martesat dhe familja e shëndetshme formojnë themelet e një shoqërie të civilizuar. Familjet e lumtura rrisin fëmijë të lumtur. Megjithatë, realiteti është se të rinjtë në moshë madhore qëndrojnë beqarë për shumë vite, më gjatë sesa dikur.

Megjithëse, të rinjtë ende bien në dashuri dhe madje vendosin të jetojnë së bashku, martesa po shtyhet në një moshë gjithnjë e më të vonët. Hulumtimi nga Bedbible.com që mbledh statistika për shumë çështje sociale, thotë qartazi se:
“Njerëzit po presin gjatë e më gjatë për t’u martuar. Vitin e kaluar, sipas të dhënave, mosha mesatare për t’u martuar ishte 29 vjeç për meshkujt dhe 26.6 vjeç për femrat.”

Çfarë po shkakton ndarjen e dyshes së përheshme dashuri – martesat e hershme?

Ja cilat janë disa nga arsyet që po i shtyn çiftet të martohen më vonë dhe më rrallë:

Mosha

A mos ndoshta shumë të rinj po presin të tridhjetat për t’u martuar? Me ngadalësimin e  ekonominë, edhe numri i martesave është ulur gjithashtu. A përbën martesa një kërcënim ekonomik për çiftet? Apo ndoshta ka dalë jashtë modës?
Padyshim që në Europë partnerët që bashkëjetojnë e nuk martohen janë bërë normë, e tani edhe SHBA po ndjek shembullin e kontinentit të vjetër.

Barrierat e jashtme

Një i ri jeton për shumë vite me një të dashur, sepse ajo është ende në universitet. Në universitetin e Kalifornisë, femra humbet bursën apo ndihmën financiare nëse është e martuar. Politikat qeveritare mund të krijojnë barriera të paqëllimshme për martesën.
Rasti më i keq ka qenë ligji për ndihmën ndaj fëmijëve të grave beqare. Duke dhënë ndihmë të shtuar për nënat që nuk kishin bashkëshort, qeveria krijoi një pasojë të padëshiruar. Gratë zgjodhën të mos martoheshin sepse qeveria u jepte më shumë sesa mund të fitonte babai i fëmijëve të tyre.

Divorci është shumë i dhimbshëm

Shumë beqarë nuk duan të rrezikojnë që fëmijët e tyre të mundshëm, të përjetojnë dhimbjet e divorcit.
Quajeni si ta doni, mirëpo frika nga divorci bllokon shumë të rinj të shkojnë drejt martesës. Kështu që ata zgjedhin të bashkëjetojnë, duke shmangur edhe procedurat e stërgjatura ligjore të divorcit.

Normat Kulturore

Normat sociale, të drejta ose të gabuara, kanë ndikim të madh. Tendenca të tilla si “asnjë nuk po martohet” çon drejt normës sociale që askush nuk duhet të martohet meqë të gjithë po bëjnë kështu.

A ka filluar martesa të duket si një privelegj i të pasurve sepse dasmat janë shndërruar në festa ekstravagante dhe të shtrenjta? Një mashkull duhet të duket sikur është i aftë ekonomikisht për ta mbështetur familjen, mirëpo sa vjen e bëhet më e vështirë. Femrat gjithashtu po fokusohen më tëpër për t’u bërë të pavarura ekonomikisht dhe martesa kalon në plan dytësor. 

Çiftet po martohen më pak prej edukimit

Studimet zgjasin kaq shumë, dhe ti nuk je vërtet i rritur për sa kohë që je akoma student. Shkolla mjekësore, shkolla juridike, shumë lloje të shkollës graduale mund t’i detyrojnë të rriturit të kufizohen në zgjedhjet e tyre. Mirëpo, raste të shumta tregojnë se edhe pse të martuar, shumë çifte kanë ndjekur studimet dhe ia kanë dalë. Gjithçka varet nga sa janë të gatshëm çiftet të sakrifikojnë.
Si përmbledhje, ndryshe nga martesat e hershme, martesa nuk ka nevojë të presë deri pas edukimit. Martesa e hershme nxit sukses arsimor të padiskutueshëm.

Sidoqoftë, arsyet përse çiftet po martohen më pak dhe më vone, mund të jenë të shumta. Përveç trendit, kulturës, karriera dhe vështirësive ekonomike, të rinjtë tashmë refuzojnë martesën sepse nuk duan të bëjnë fëmijë. Ose më saktë, gjithnjë e më tepër femrat po lindin pas të 30-ve, jo më që në moshë të hershme. Arsyet variojnë, sigurisht, por asaj që i druhemi akoma më tepër ëshët recesioni ekonomik, i cili ka nisur që në 2008 dhe nuk e dimë sa do të zgjasë duke konsideruar këtu edhe Pandeminë.

Le të shpresojmë që gjërat të ndryshojnë, edhe pse gjenerata Gen-Z po duket akoma më e shkëputur nga norma sesa Millennials.