Shoqeria – 4 shenja qe jeni te rrethuar nga shoqeria e duhur

  • dua.com Team ·
  • 07.07.2020 ·
  • No Category ·
  • 8 min read

Shoqeria, e pranuam apo ajo, ka rol të rëndësishëm në jetën tonë. Prandaj ka shumë rëndësi që afër vetës të kemi njerëzit e duhur.

Mirëpo si mund ta dimë që jemi në shoqërinë e njerëzve të duhur? Cilat janë karakteristikat e shoqeve dhe shokëve të mirë? A jemi ne vetë shok apo shoqe e mirë për dikë? Më poshtë po përmendim disa karakteristika të një shoqërie të mirëfilltë.

Shoqëroheni me njerëz me të cilët mund të flisni gjithçka

Nëse jeni të rrethuar me njërëz me të cilët mund të bisedoni lirshëm për gjithçka, atëherë shoqëria juaj është e duhura. Mos u habisni nëse ju themi se kjo nuk është një gjë edhe aq e shpeshtë.

Njerëzit shpesh janë të detyruar të mos shprehin mendimet e tyre deri në fund. Për arsyen e thjeshtë se ndihen se mund të keqkuptohen lehtë. Prandaj është shumë e rëndësishme të rrethohemi me njerëz që na pranojnë.

Shoqëria juaj nuk ju paragjykon

Në një botë ku paragjykimet janë shumë të pranishme, është shumë e rëndësishme të rrethohemi me njerëz që nuk na paragjykojnë.  Me njerëz që nuk na gjykojnë për vendimet tona por që mundohen të na kuptojnë.

Me njerëz që janë të hapur të na dëgjojnë deri në fund. Prandaj nëse jeni të rrethuar me njerëz të tillë ndihuni me fat.

Ata ja u thonë të vërtetën edhe nëse nuk ju pëlqen

Njerëzit që ja u thonë të vërtetën në sy ndonjëherë janë të rrallë. Prandaj duhet t’i vlerësojmë lartë miqtë e shokët që ja thonë gjërat edhe atëherë kur nuk na pëlqejnë. Që na bëjnë me dije edhe kur po nxitojmë ose po bëjmë gabim.

Në këto raste duhet të mendojmë se miqtë tanë më të mirë e duanë më të mirën prej nesh. Prandaj nuk duhet të na mbesë hatri në raste të tilla.

Rini me njerëz ambicioz

Shoqëria padyshim që ka ndikim në jetën tonë. Qoftë direkt apo indirekt. Prandaj është shumë e rëndësishme të rrethohemi me njerz që janë ambicioz. Që duanë të arrijnë në jetë dhe të bëhen versioni më i mirë i tyre.

Kur rrethoheni me njerëz të mirë ju edhe inspiroheni. Prandaj është mirë të keni njerëz të tillë rreth vetës. Njerëz që bëhen model për ju apo që ju ndihmojnë në këtë rrugëtim.

Gjashtë llojet e shoqeve dhe shokëve që ju duhen në jetë

Për të jetuar një jetë të gjatë e të lumtur ju duhet një diversitet i shoqeve dhe shokëve. Përveç familjes dhe dashurisë, shoqëria janë gjithmonë një sistem i përkrahjes. Janë një nga të mirat e jetës.

Mirëpo cilët janë llojet e shoqeve dhe shkokëve që i hasim më së shpeshti në jetë? A keni menduar ndonjëherë cilat janë karakteristikat e miqve që ju rrethojnë? Më poshtë më po ju sjellim gjashtë llojet e shoqeve dhe shokëve që ju duhen në jetë. Lexoni me kujdes se pse ju duhet secili prej tyre.

Një shok apo shoqe të ngushtë dhe besnike

Në jetë ju duhet të keni një shok apo shoqe e e njihni shumë gjatë. Idealja është një nga fëmijëria. Dikush që ju njeh me rrënjë dhe ju e njihni gjithashtu.

Këta janë shokët më besnikë. Njerëzit që ju duhen për ditë të vështira. Te kesh një të tillë është bekim.

Një shok apo shoqe burtalisht të sinqertë

Ka shumë rëndësi që të jemi të rrethuar të paktën nga një person që nuk  i vije keq të na thotë në fytyrë se po gabojmë. Dikush që është i drejtperdrejtë dhe i sinqertë gjithmonë me ne.

Që nuk na merr me të mirë edhe kur nuk jemi duke vepruar drejt. Pra një shok apo shoqe që nuk ju kursen por ju thotë gjërat ashtu siç janë edhe jur juve nuk ju pëlqen t’i dëgjoni.

Një shok apo shoqe nga një kulturë tjetër

Në mënyrë që mendja juaj të jetë më e hapur dhe ta pranojë me lehtë një realitet tjetër ju duhet një shok apo shoqe nga një kulturë e huaj. Kjo nuk do të thotë ta bëni shok të parin të huaj që njoftoni.

Natyrisht miqësia lidhet në bazë të gjerave dhe interesave të përbashkëta. Mirëpo kur keni në rrethin tuaj dikë që flet si gjuhë amtare një gjuhë tjetër dhe ka një kulturë tjetër, do të jeni më mëndjehapur për gjithçka.

Një shok apo shoqe që është krejt e kundërta e juve

Në vend që ta rrethoni veten vazhdimisht me njerëz me ide të njëjta si ju, përpiquni të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të miqësoheni me njerëz që mbajnë pamje të kundërta.

Ata do t’ju ndihmojnë të hapni sytë tuaj drejt pikëpamjeve të ndryshme të botës. Kështu do të mësoni të pranoni njerëz që nuk e shohin botën saktësisht ashtu siç e shihni.

Një fqinjë që është edhe shok i mirë

Fatkeqësisht sot shumica e njerëzve nuk i njohin fqinjtë e tyre. Mirëpo te kesh fqinjë një person me të cilin mund të jesh edhe shok apo shoqe e mirë është bekim. Për çfardo që të ndodh ata janë afër jush.

Ju mund te ndihmoni njëri-tjetrin në gjëra të vogla e të mëdha. Ata janë aty kur tu kujdesur për shtëpinë tuaj kur ju ikni në pushim. Ju i gjindeni njëri-tjetrit në çdo rrethanë.

Një shok apo shoqe nga puna

Nëse punoni 8 orë a më tepër i bie që shumicën e kohës ta kaloni në vendin e punës. Studimet thonë se sa më të izoluar në punë të jemi aq më shumë kemi shanca të bëheni depresiv.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në mesin e kolegëve tonë të punës të kemi dikë që e konsiderojmë mik të afërtë. Dikë që na bën të qeshim dhe dikë me të cilin mund të ndajmë edhe problemet e hallet tona që i kemi jashtë zyrës.

Katër shenja që shoqëria juaj po përfundon

Nganjëherë edhe fundi i një miqësie është i dhimbshëm po aq sa një ndarje. Shoqëria është pjesë e rëndësishme e jetës mirëpo rrugët e shokëve e shoqeve shpesh ndahen. Distancimi ndodh për arsye të ndryshme.

Shoqëria përfundon jo gjithmonë për konflikte të mëdha. Ftohja, injorimi dhe humbja e esencës së marrëdhënies së krijuar ndër vite ndodhë.

Ne duhet të mësohemi t’i lexojmë shenjat që tregojnë një realitet të tillë. Mbi të gjitha ta pranojmë atë.

Nuk ndiheni të lirë të jeni vetvetja

Nëse keni një shok apo shoqe me të cilin shoqëroheni qe një kohë ta gjatë, por nuk jeni vetvetja, atëherë ka një problem.  Ka shumë rëndësi që personat me të cilët kalojmë kohën tonë të vlefshme, të jemi vetvetja.

Shoqëria duhet të na pranojë ashtu si jemi dhe ne duhet ta pranojmë tjetrin njësojë gjithashtu.

Ndiheni të paragjykuar

Paragjykimi është një nga barrierat më të mëdha në shumicën e marrëdhënieve mes njerëzve.  Prandaj shoqëria paragjykuese asnjëherë nuk mund të jetë shoqëri e sinqertë. Kur ndihemi të paragjykuar bëhemi edhe të rezervuar.

Priremi të arsyetohemi, ose të distancohemi. Shkurt, na humbet rahatia. Prandaj keni kujdes kur rrethi juaj i afërt ju jep një ndjesi të tillë, ose e kundërta.

Nuk i gjindeni njëri-tjetrit në ditët e vështira

Shoqëria e vërtetë është shumë më tepër se argëtimi të premteve mbrëma ose fundjavave. Në fakt janë momentet e vështira, si dhimbja, fatkeqësia e sëmundja kur na duhet njëri-tjetri më së tepërmi.

Prandaj nëse në momente të tilla nuk i keni afër, kjo është një shenjë që shoqëria juaj ka humbur rolin e vet.

Janë shtjerrur gjërat e përbashkëta

Në disa raste jeta na dërgon në destinacione të ndryshme, fizike por jo vetëm, edhe me njerëzit me të cilët jemi rritur.

Shpesh e gjejmë vetën në faza të ndryshme të jetës dhe me bindje të ndryshme nga ta. Me stile krejtësisht të ndryshme të jetës.

Disa njerëz arrijnë ta menaxhojnë edhe këtë. Mirëpo fatkeqësisht në disa raste ndodh edhe shkëputja edhe përfundimi i miqësisë. Kjo na bën të ndihemi keq por na duhet ta pranojmë.

dua.com Team

Related