Dhurata per pervjetor

  • dua.com Team ·
  • 16.03.2020 ·
  • Dashuri ·
  • 3 min read

Dhurata per pervjetor për çiftet që nuk kanë ide! Bizhuteritë dhe lulet janë dhurata të bukura për përvjetorin, por janë bërë klishe.

Çiftet të cilët janë pragmatik, të ashpër nga natyra e dinë këtë, ndaj duan të bëjnë dhurata praktike. Kjo është arsyeja pse shumica kërkojnë ide praktike për dhuratat e përvjetorit të tyre. Nuk ka asgjë më të lezetshme se sa të marrësh një dhuratë të bukur dhe funksionale në të njëjtën kohë.
Përvjetori është një ditë e veçantë kur çiftet festojnë lidhjen e tyre, megjithatë është një datë që mund të jetë e mbushur me presion, gjithashtu. Pritshmëritë mund të jenë të larta dhe zhgënjimet të thella.

Ne po ju sjellim më poshtë disa ide interesante për dhurata per pervjetor praktike për përvjetorin tuaj. Mos harroni, siç them gjithmonë, këto janë ide, është në dorën tuaj personalizimi i tyre.

Libra

Nuk ka asgjë më të mirë se të keni një libër që ju thjeshtë nuk mund ta lëshoni nga dora. A ka partnerja juaj ndonjë autor të preferuar? Nuk ka problem. A i pëlqen të mësojë të gatuajë ushqim mesdhetar?

Një libër gatimi me ilustrime të bukura mund të jetë një dhuratë shumë e mirë. A i pëlqen asaj të udhëtoj? Një libër historie për destinacionin e saj të preferuar është një dhuratë e përkryer.

Një palë të mbrendshme të bukura

Edhe këto janë një ide fantastike. Të dy mund t’ia dedikoni njëritjetrit këtë dhuratë dhe të shijoni një mbrëmje romantike.

Kupon apo bileta

Kupon për spa, biletë teatri apo bowling, turne me helikopter apo parashutë  sigurisht ka mjaft prej këtyre aktiviteteve të ndryshme në qytetin tuaj më të afërt.

Kush nuk do t’i pëlqente dhurata të tilla. Për mendimin tim, kujdesi ndaj vetes duhet të jetë primar. Sinqerisht, këto do ishin dhurata e përkryer për një përvjetor. Ka nga ata njerëz që masazhin do e vlerësonin si dhuratën më të bukur.

Klasë vallëzimi

Klasët Zumba, Salsa, bachata etj janë një mënyrë e shkëlqyer të formësoni linjat tuaja ndërsa mësoni të vallëzoni. Pastaj klasat e vallëzimit mund t’ju ndezin pasionin nga e para.

Bllok shënimesh

Një bllok i bukur shënimesh me lëkurë. Mund të jetë me fleta të bardha, ose i pajisur me axhendë, stilolaps, makinë llogaritëse etj. Kjo do të ishte një tjetër dhuratë funksionale.

Në disa raste një dhuratë e bukur, për ata që janë artista, do të ishin telajot, bojërat e ujit ose të vajit. Mbi të gjitha një bllok skicash me një kuti lapsash plumbi që janë posatshërisht për pikturë.

dua.com Team

Related