Libra per te lexuar gjate veres

  • dua.com Team ·
  • 13.07.2021 ·
  • Fun ·
  • 9 min read

Libra per te lexuar, nëse ende nuk keni ide se cilët libra t’i lexoni këtë verë, në kemi disa sygjerime për ju. Pa marrë parasysh zhanrit që preferoni, apo sa jeni të pasionuar për librat, besojmë se në mesin e këtyre tri opsioneve tona do ta gjeni vetën.

Mos harroni se leximi është një nga akvitetet më relaksuese dhe të përshtatshme për kohën e pushimeve. Pas disa muaj të kaluar duke lexuar lajme dhe raportime e meritoni që gjatë verës të relaksoheni me disa libra të mirë.

‘Ikigai’ nga Héctor García dhe Francesc Miralles – libri që ju mëson për jetën

Ky është një nga ata libra që mëton t’i zbërthejë sekretet japoneze për një jetë më të gjatë dhe më të lumtur. Nga japonishtja Ikigai ka kuptimin e një udhërrëfyesi në jetë. Njerëzit e Japonisë besojnë se çdokush e ka një ikigai – një arsye për t’u çuar nga shtrati çdo mëngjes.

Përmes këtij libri autorët Héctor García dhe Francesc Miralles mëtojnë t’i udhëzojnë lexuesit ta gjejnë ikigain e tyre në jetë. Frymëzues dhe inkurajues, ky libër do t’ju udhëzojë ta zbuloni ikigain tuaj. Do t’ju mësojë se si t’i lini urgjencat prapa. Si ta gjeni qëllimin e jetës, si t’i ushqeni miqësitë dhe të hidheni në krahët e pasioneve.

Sipas autorëve, ikigai është i fshehur në brendësinë tonë. Kërkon një eksplorim të durueshëm për të arritur deri në thellësinë e qenies sonë për ta gjetur atë. Sipas vendasve të Okinavasit, ishulli me indeksin më të lartë të njëqindvjeçarëve në botë, arsyeja pse zgjohemi në mëngjes është ikigai. Sipas japonezëve, ikigai gërshetohet nga këto elemente: Çfarë do ti? Që lidhet me pasionin dhe me misionin. Ajo për çka paguhesh? Që lidhet me profesionin dhe me zanatin. Të rrethuara nga ajo në të cilën je i mirë dhe ajo për të cilën bota ka nevojë. Pikëtakimi i këtyre jep ikigain e njeriut.

‘A mund të jetë mendja e qetë’ nga Jiddu Krishnamurti – një nga ato libra që s’do t’i harroni

A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Këto janë disa pyetje në të cilat përpiqet të jap përgjigje libri A mund të jetë mendja e qetë nga Jiddu Krishnamurti.

Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm. Urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar. Detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur.

Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali. Njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

‘Ishulli’ nga Aldous Huxley – ndryshe nga të tjerat

Pas leximit të romanit Ishulli  nga Aldous Huxley do të kuptoni se ndonëse është botuar së pari në vitin 1962, romani Ishulli është pa dyshim një nga ata libra që i mbijetojnë kohës. Kjo për arsye se temat e adresuara te romani Ishulli janë ende aktuale. Kjo na tregon se sa pak realisht kanë ndryshuar gjërat në dekadat e fundit. Tek Ishulli autori Huxley pikturon imazhin e një shoqërie më të mirë. Mund të merret pak a shumë edhe si udhëzues për një vend më ideal.

Thënë ndryshe, ajo që Aldous Huxley na prezanton është një parajsë ishullore e qeverisur nga arsyeja e nga dashuria. Autori Aldous Huxley përmes romanit të tij më të rëndësishëm na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit. Në Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.

Pashmangshmërisht, ky ishull i lumturisë ndjell zilinë dhe armiqësinë e botës që e rrethon. Një komplot po merr jetë për të futur nën sundim Palan. Ngjarjet zënë fill kur një agjent i komplotistëve, një gazetari të quajtur Farnabi, i mbytet anija aty. Atë që Farnabi nuk e pret është se si koha që do të kalojë me njerëzit e Palas, do të revolucionarizojë të gjitha vlerat e tij dhe për habinë e tij të madhe do t’i japë shpresë.

Shtatë libra që do t’ju ndryshojnë jetën përgjithmonë!

Libra që ia kanë vlejtur çdo orë të shpenzuar mbi to janë të paktë, por të paçmueshëm. Librat na formojnë. Një libër është shumë më tepër se një mik. Ai i duhuri madje, mund edhe të na riedukojë apo të na ndryshojë përgjithmonë.

Shtatë libra të cilët do t’ju ndryshojnë jetën po jua listoj më poshtë. Këta janë ato libra të cilët i rishikoj të paktën një herë në vit për të mbajtur gjallë impulset e mia. Majde më kujtojnë ato elemente që janë thelbësore për të jetuar mirë. Ja cilët janë ato:

The Gift of Fear — nga Gavin de Becker

Nuk kisha si të mos e përmendja këtë libër. Sapo lexova fjalinë e parë, “Me siguri ai ka qënë duke e parë atë prej kohësh.” Thjesht të magjeps me përshkrimin e sjelljes njerëzore. Edhe pse ky libër eksploron anën e errët të mosfunksionimit njerëzor, të mëson se si duhet të dëgjoni intuitën tuaj ndaj kulturës, traumës, familjes. Madje, edhe të trajnon e mëson si të mposhtësh vazhdimisht traumën që ke.

A New Earth: Awakening to Your Life’s Purpose — nga Eckhart Tolle

Leximi i këtij libri do t’ju japë atë që as joga apo medititimi nuk do ta bëj. Më mësoi se unë nuk jam egoja ime. Nuk jam mendimet e mia. Ajo që unë jam në të vërtetë: “Jam ndërgjegjësimi pas mendimeve të mia.”

Eckhart Tolle jep mësime në lidhje me pranimin e vetvetes me gjithçka që kemi. Sapo të dilni nga izolimi juaj mendor, do të largoheni nga ankthi, shqetësimi dhe frika, dhe do të jetoni në të tashmen. Libra të tillë janë të rrallë.

Shumë prej nesh përpiqen të kontrollojnë shumë pjesë të jetës sonë, mirëpo shumica janë jashtë kontrollit tonë. Arsyeja pse e bëjmë këtë është për të zbutur frikën dhe ankthin, por kjo e ushqen edhe më tëpër. Prandaj ky libër ia vlen kaq shumë, sidomos për atë që të mëson.

The Four Agreements: A Practical Guide to Personal Freedom — nga don Miguel Ruiz

Ky libër është i qartë, i saktë dhe del drejt e në temë. Katër Marrëveshjet janë të thjeshta për t’u mbajtur mend dhe kanë kuptim.

Ja cilat janë Katër Marrëveshjet:

  • Ji i pagabueshëm me fjalën tënde
  • Mos merr asgjë personalisht
  • Mos bëj supozime
  • Gjithmonë bëj më të mirën tënde

Nëse praktikoni vetëm një nga këto marrëveshje, jeta juaj do të përmirësohet në mënyrë drastike.

Think and Grow Rich — nga Napoleon Hill

Një klasik. Nëse nuk e keni lexuar këtë libër, ndaloni së lexuari këtë listë dhe shkoni të lexoni menjëherë.

Shkruar në vitin 1937 nga Napoleon Hill, dhe botuar gjatë Depresionit të Madh. Filozofia e tij bazohet në studimin e më shumë se 40 milionerëve dhe na i servir ne që të lexojmë. është një nga librat e parë të zhvillimit personal dhe të vetë-përmirësimit që përshtatet me një audiencë të gjerë. Napoleon Hill ka thënë edhe një nga shprehjet më të preferuar të të gjitha kohërave për mua:

“Çfarëdo që mendja krijon e beson, mendja mund të arrijë.”

Anything You Want: 40 Lessons for a New Kind of Entrepreneur — nga Derek Sivers

Ky është një libër i vogël, por i fuqishëm dhe mund të lexohet brenda një pasdite.

Sivers, i cili filloi si një muzikant dhe më pas u bë një CEO i suksesshëm. Ai ishte personi i parë që kuptoi se si të shiste muzikë në internet pa shumë burokraci ose një shpërndarës që ju mbështet.
Mësimet e biznesit që ai ndan në libër janë mësime jete. Ai tregon shumë mësime të vlefshme në libër në mënyrë anekde, por që përcjell një mesazh shumë të fortë. Me pak fjalë ia vlen ta lexoni sepse realisht do t’ju ndryshoj jetën.

The Gifts of Imperfection: Let Go of who You Think You’re Supposed to Be and Embrace who You Are — nga Brené Brown

Mendoj se është libri më i mirë nga Brené Broën. Ideja e perfeksionizmit është një qëllim toksik dhe joreal që nxit vetë-abuzimin dhe ju pengon të përjetoni momentin.

Ky libër më ndihmoi të kuptoj se të përpiqesh për përsosmëri dhe të jesh më i miri nuk është njësoj si perfeksionizmi. Perfeksionizmi nuk ekziston; nuk mund të arrihet. është thjesht një mburojë.

“Perfeksionizmi është besimi se nëse jetojmë në mënyrë të përsosur, dukemi të përsosur dhe veprojmë perfekt; ne minimizojmë ose shmangim ndjenjën e fajit, gjykimit dhe turpit. Perfeksionizmi është një mburojë njëzet-tonëshe, të cilin mendojmë se do të na mbrojë kur, në të vërtetë, është gjëja që po na pengon vërtet të fluturojmë.”

dua.com Team

Related

Urime per Syneti

Urime per syneti na bije rasti të dërgojmë secilit. Zakonisht synetia e fëmijës...

29.09.2024