Dhurata per Shen Valentin – Ide te ndryshme

  • dua.com Team ·
  • 09.02.2021 ·
  • Dashuri ·
  • 5 min read

Dhurata per Shen Valentin, thoni ç’të doni për kete feste, por kush nuk dëshiron të llastohet e trajohet sa më mirë atë ditë. Qofshin këto dhuratat me bizhuteri, bimë shtëpiake ose parfum, ide të tilla janë më mirë se një tufë lulesh.

Mirëpo, ka një kategori që jo gjithmonë meshkujt e mendojnë, dhe ai është kujdesi për trupin dhe mendjen. Kjo është arsyeja pse kemi bashkuar një udhëzues me 3 dhuratat e përsosura për femrën në jetën tuaj.

Dhuratat e pamenduara si maskat dhe kremra për fytyrën

Para se të blini kremin e duhur, përgatituni disa muaj më parë duke u interesuar për rutinën që ajo ka ndaj kujdesit të fytyrës.

Pyete pa u diktuar e pa rënë në sy se çfarë përdor, madje përfshihu edhe ti në rutinën e saj për disa kohë.
Vëre se çfarë i nevojitet dhe pyete me kujdes cfarë shqetësimesh ka për pamjen e saj.

Nëse plani ju ecën si duhet, ajo do ngelet pa mend nëse i dhuroni një set me kremra hidratues dhe rigjenerues. 😍 A nuk mendoni se është një ide fantastike? Atëhere, vazhdoni të lexoni të tjerat sepse të gjitha idetë janë përzgjedhur me kujdes.

Kupon për një seancë masazhi dhe trajtimi

Kush nuk e adhuron masazhin, sidomos kur të vjen dhuratë. Dhuratat e bëra nga partneri me të tillë dedikimi janë të vështira për tu harruar. Nëse e keni parë se ajo kthehet e lodhur nga puna, dhe shpesh ankohet se nuk e trajton mirë veten, atëhere është në dorën tuaj t’ia plotësoni këtë dëshirë.

Prenotoni një seancë masazhi që përfshin sauna, trajtim trupi dhe fytyre, dhomë relaksi, pije dhe krehje.
Ju sigurojmë që atë ditë ajo do ndjehet si femra më e llastuar në botë. Nëse dëshironi, ka plot kupona me ulje që bëjnë shërbime të ngjashme për Shën Valentin. Madje mund të shkoni si çift dhe me këtë rast përfitoni edhe ju. 😁

Set make-upi

Besoj se tashmë e dini se industria e make-upit është bërë një industri qindra milion dollarëshe. Nëse e keni parë komedinën e saj, atëhere e dini me patjetër se setet e saj të make-upit ajo i koleksionon sikur ju skuadrat e futbollit.

Që të mos dështoni këtu, sepse noshta nuk e dini se çfarë ti blini, atëhere thjesht bëjini një kupon me një shumë të caktuar për në Sefora.

Mos harroni make-upi kushton më shumë nga ç’mund ta prisni kështu që përgatituni mirë. Dhurojani kuponin dhe thuaji se ajo me këtë kupon mund të blejë çfarë të dëshirojë. Madje për të vënë qershin mbi tortë, shoqërojeni në blerje, për të njohur një tjetër anë të botës së saj. Ju sigurojmë që nuk keni për ta parë kurrë më të entuziazmuar se aq. 🥰

Këto ishin tre ide që donim t’ju jepnim nisur nga perspektiva e një femre. Mos harroni, këto janë thjesht ide, personalizimi i tyre ju takon juve. Ndaj, jini më i vëmendshëm ndaj partneres tuaj.

5 dhurata Shën Valentini që i dashuri juaj do t’i adhuronte

Shpesh herë mendimi se çfarë do t’i dhurojmë partnerit për raste të veçanta na tundon shumë. Sidomos në lidhjet e gjata kur të gjitha dhuratat tashmë janë ‘shpenzuar’.
Kështu që për këtë Shën Valentin ne kemi pesë sugjerime unike për dhurata, me të cilat mund ta bëni të dashurin tuaj të ndihet special.

Dorëza të reja dhe touchscreen

Një palë dorëza të reja dhe touchscreen mund ta mbajnë të ngrohët këtë dimër të dashurin tuaj.  Ato edhe do ta ndihmojnë atë që ta përdorë telefonin edhe gjatë ditëve të ftohta kur është duke ecur.  Kësisoj, ato mund të jenë dhurata ideale për këtë Shën Valentin!

Librin ‘5 gjuhët e dashurisë për meshkujt’

Ju  ndoshta jeni e vetëdijshme për librin më të shitur të Gary Chapman ‘5 gjuhët e dashurisë‘, por a e dini se ekziston një version i veçantë për djemtë? Shumë recensues të Amazon e quajnë këtë libër “hapje sysh”. Madje quhet edhe një “mbrojtës martese”. Kështu që ia vlen të lexohet nga çdo djalë!

NES Classic Edition Entertainment System

Dërgojeni atë përsëri në ditët e tij të lavdisë – 1985 ose më vonë – me këtë sistem të lojërave të cilësisë së mirë Nintendo.  Çdo NES Classic Edition Entertainment System vjen me një kontrollues dhe 30 lojëra të ngarkuara! Duke përfshirë klasikë si Donkey Kong dhe Super Mario.

Një kuletë të re

Lirisht mund të vëmë bast se i dashuri juaj ka nje kuletë lëkure tashmë të vjetruar dhe të mbingarkuar nga kartelat e tij. Një kuletë e re dhe e freskët është gjithmonë e mirëseardhur.

Një bluzë

Numri i bluzave dhe këmishave që keni huazuar nga i dashuri juaj dhe nuk ja keni kthyer asnjëherë besojmë se është goxha i madh. Por ne nuk ju fajësojmë. Nuk ka asgjë më të rehatshme se bluza që mban erën e personit të zemrës. Megjithatë si falënderim për secilën prej tyre që keni marr, ju këtë Shën Valentin mund t’i blini atij një të re.

dua.com Team

Related