Diferenca e Moshës në Dashuri
- ·
- 05.04.2020 ·
- ·
- 3 min read
Diferenca e moshes ne dashuri. Sindromin e Hugh Henfer thotë: ‘Kur një burrë është në lidhje me një grua shumë me të re së ai ose e kundërta.’
Mirëpo nga kjo lind pyetja: Çfarë është dallimi në moshë ndërmjet çiftit? Këtu flasim për diferencë më të madhe se 15 vjet. Cilat janë gjasat që një lidhje e tillë të zgjasë? Pse njerëzit zgjedhin një partner shumë më të moshuar te vetja? Do përpiqemi t’i zbërthejmë këto fakte . Duke mos harruar asnjëherë se secila marrëdhënie është speciale në mënyrën e vet.
Femrat thonë se zgjedhin burrat më të moshuar për pjekurinë
Në anketa të ndryshme femrat kanë deklaruar se kanë zgjedhur që partneri i tyre të jetë më i moshuar. Ato deklarojnë se e kanë bërë shkaku i pjekurisë. Ato kanë deklaruar se burrat më të moshuar janë treguar më serioz dhe më të përgatitur për jetë. Këtë e kanë bërë duke dhënë krahasime me partneret e tyre të më hershëm. Ka femra të cilat distancën në moshë nuk e shohin aspak pengesë të dashurisë dhe zgjedhin një lidhje të tillë.
Diferenca e Moshes ne Dashuri – Lidhjet qe paragjykohen me shumë
E pranuam apo jo, këto lidhje janë shumë të paragjykuara. Njerëzit janë të prirur të flasin se paraja është ajo që i shtyen shumë vajza të reja të gjedhin për burrë një person më moshuar se vetja. Prandaj kur hyni në një lidhje të tillë duhet të keni parasysh se ndoshta do të përballeni me thashethemet dhe gjykimet e tjerëve. Natyrisht se vendimin ju takon ta merrni ju.
A munden lidhjet e tilla të funksionojnë për një kohë më të gjatë?
Në fakt, studimet tregojnë se sa më e madhe të jetë Diferenca ne moshe ne dashuri aq më e shkurtër do jetë martesa. Sipas profesorëve në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin Emory, “Dallim pesëvjeçar në moshë me statistika do të thotë se keni 18 për qind më shumë gjasa për shkurorëzim (kundrejt vetëm 3 për qind çiftet me dallim 1 vjeçar). Norma rritet në 39% për çiftet qe kanë dallim 10-vjet, ndërsa 95% çiftet që kanë dallim 20-vjet”.
Mirëpo, ashtu siç thamë edhe në fillim, secila lidhje është unike dhe jetëgjatësia e saj është gjithmonë në dorën e çiftit, pa marrë parasysh statistikat.