Djemte kerkojne vajza – 5 tipare që duhet t’i ketë një vajzë

  • dua.com Team ·
  • 30.09.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 5 min read

Djemte kerkojne vajza gjithmonë, mirëpo nuk është sekret që meshkujt tërhiqen nga disa tipare te femrat. Qoftë atraktiviteti fizik, sensi i shkëlqyeshëm i humorit apo personaliteti i shkëlqyeshëm. Ka disa gjëra që thjeshtë i bëjnë të bien në gjunjë.

Në këtë blog ne do të shpjegojmë hap pas hapi se cilat janë tiparet më të kërkuara tek vajzat. Fatmirësisht, është më e thjeshtë të zbërthehet se çfarë duan djemtë nga vajzat. Me këto këshilla të thjeshta, ju do arrini t’i lini përshtypje djalit që doni qoftë për vetëm njohje apo lidhje martesore.

Djemte kerkojne vajza që i bëjnë te ndihen krenar që i kanë në krahë. Që i bëjnë të buzëqeshin. Si dhe djemte kerkojne vajza që i kuptojnë ata. Prandaj, nëse po kërkoni të tërheqni një mashkull, është e rëndësishme të siguroheni që keni disa nga këto tipare të cilat ata i duan. Këtu janë pesë nga më të rëndësishmet.

Terheqja fizike i shtyen ata të kërkojnë një numer telefoni

Kjo është mjaft vetë-shpjeguese. Burrat janë krijesa vizuale, kështu që është e arsyeshme që ata tërhiqen nga vajzat gratë që janë të bukura për t’u parë. Mirëpo, shija është relative. Çdo vajzë është e bukur në mënyren e vetë.  Prandaj padyshim se çdo vajzë do të tërheq djalin e duhur për të.

Thënë kjo, nuk duhet të jesh një supermodele për të tërhequr vëmendjen e tyre. Secili ka llojin e vetë të preferuar, shijen e vetë. Ndaj jini vetvetja dhe lëreni bukurinë tuaj natyrale të shkëlqejë. Flokët, buzëqeshja dhe sharmi juaj patjetër se do ta mahnis personin e duhur.

Tek e fundit, a nuk jemi të gjithë të ndikuar nga përshtypja e parë? Askush nuk mund ta mohoj se pamja fizike është e para që na bie në sy.

Një sens i mirë humori për lidhje serioze martesore

Ndjenja e humorit është tepër e rëndësishme për djemtë. Djemtë duan një vajzë që mund t’i bëjë të qeshin, por që di edhe kur të jetë serioze. Ata nuk ëuan ta kalojnë jetën pa të qeshura. Prandaj kur vije puna për lidhje serioze ata e vlersojnë humorin. Gjithmonë preferohet një partner që nxitë të qeshura dhe lumturi.

Djemtë duan dikë që do të jetë në gjendje të vazhdojë me sensin e tyre ndonjëherë fëmijëror të humorit, por që mund të jetë gjithashtu e pjekur kur situata e kërkon këtë. Nëse mund ta arrini këtë ekuilibër, patjetër që do të jeni përpara lojës.

Një personalitet i shkëlqyeshëm

Djemtë duan një grua me të cilën mund të argëtohen, por që di të sillet edhe në situata sociale. Djemtë duan dikë që është e sigurt dhe rehat në lëkurën e saj dhe që nuk ka frikë të lërë të shkëlqejë personaliteti i saj i vërtetë.

Në përgjithsi, meshkujt kanë shumë pak komplekse dhe e kanë të vështirë të jenë me dikë që ndihet e kompleksuar. Nëse jeni të sinqerta, pa komplekse,  tërheqëse dhe thjesht argëtues, ata patjetër se do të jenë të interesuar.

Djemte kerkojne vajza inteligjente

Djemtë tërhiqen nga femrat e zgjuara që e dinë se për çfarë po flasin. Atyre ju pëlqejnë vajzat që mund të mbajnë veten në një bisedë dhe që mund t’i sfidojnë intelektualisht. Përtej pamjes fizike, inteligjenca dhe mënyra e të menduarit ndikojnë në pëlqimin e një djali ndaj një vajze.

Djemtë qe kërkojnë një lidhje që shkon përtej argëtimit, duan një vajzë me të cilën mund të mësojnë dhe të ndajnë përvoja të reja. Nëse jeni inteligjente dhe e fortë, patjetër që do t’ju biesh në sy.

Djemte kerkojne vajza ambicoze

Edhe pse në fillim të këtij blogu e përmendem tërheqjen fizike, duhet ta dini se ajo nuk është e vetmja gjë që i terheq djemtë. Meshkujt tërhiqen nga femrat ambicioze sepse duan dikë që është e shtyrë dhe i motivuar. Ata duan një partnere që ndan qëllimet dhe vlerat e njëjta me ta dhe me të cilen mund të ndërtojnë një të ardhme.

Nëse jeni ambicioze dhe keni jetën tuaj nën kontroll, patjetër që do të dalloheni nga turma. Si vajzë ambicioze, ju do të arrini të merrni vëmendjen e personave të duhur. Përpos kësaj ambicia padyshim se do t’ju shtyjë edhe juve përpara në jetë.

Si përfundim

Bukuria, tërheqja fizike, inteligjenca, personaliteti e ambicia. Këto janë vetëm disa gjëra që djemtë i shohin tërheqëse tek femrat. Sigurisht, çdo mashkull është i ndryshëm, kështu që jo çdo djalë do të kërkojë të pesë këto gjëra. Megjithatë, nëse keni vetëm disa nga këto cilësi, shanset janë të mira që të jeni në gjendje të tërhiqni njeriun e ëndrrave tuaja. Kështu që dilni atje dhe vendosni këmbën tuaj më të mirë përpara! Asnjëherë nuk e dini se ku mund t’ju çojë jeta.

Asnjëherë mos harroni se ka shumë rëndësi të jeni vetvetja. Asnjë vajzë nuk duhet të ndryshojë personalitetin e vetë për një djalë. Sinqeriteti është më i vlefshmi, pa marrë parasysh llojin e mardhënies.

dua.com Team

Related