Femer alfa, a eshte partnerja juaj e tille?
- dua.com Team ·
- 27.04.2020 ·
- Chat & Meet ·
- 4 min read
Femer alfa, a është partnerja juaj e tillë? Një femër alfa e di se kur duhet ta qëndroj drejt dhe kur duhet të përkulet.
Tiparet e një femre alfa!
Zgjedh betejat e saj
Në argumente, ajo ndjek gjithmonë të njëjtën teknikë “Së pari kërkon të kuptojë dhe më pas të kuptohet.” Në marrëdhënie, një grua alfa nuk mban një kamxhik mbi kokën e askujt. Ajo di të dorëzohet, si dhe të josh. Nuk do ta gjeni asnjëherë një femer alfa duke diskutuar politikë me njerëz që nuk kuptojnë. Me pak fjalë është një femër fleksibël që di të zgjedhë betejat e saj.
Merr fuqinë e saj nga heshtja
Njëriu më i zhurmshëm në dhomë është edhe më i dobëti. Një femër alfa merr forcën e saj nga të dëgjuarit aktiv. Ajo është personi që shtron pyetjet më të mira. Në marrëdhënie nëse ajo të pyet se si kalove në punë, do me të vërtetë ta dijë. Interesohet, sidomos ndaj njerëzve që i cilëson interesant. Dhe për shkak se ajo është një dëgjuese kaq e shkëlqyeshme, betat tërhiqen ndaj energjisë së saj.
Nuk kërkon falje për atë që nuk ka nevojë për falje
Falja e tepruar mund të ulë vetëvlerësimin tuaj dhe t’ju bëjë të dukeni e dobët tek të tjerët. Një femër alfa nuk e luan atë lojë. Sigurisht, ajo kërkon falje nëse godet makinën tuaj kur është duke parkuar. Por, ajo nuk kërkon falje vetëm për të dukur si njeri i mirë. Nëse ajo nuk ndihet mirë, do të anulojë planet e darkës me një shpjegim të shkurtër të pafajësuar. Nëse ajo nuk dëshiron një takim të dytë, mos prisni as falje.
Ka inteligjencë të lartë emocionale
Theksojmë, është e vetëdijshme. Ajo mund të mos jetë perfekte, por zotëron cdo të metë të saj. I di pikat e saj të dobëta dhe ndaj do punojë që t’i përmirësojë ato. Jo vetëm që është e vetëdijshme për të metat e saj, por edhe e vetëdijshme për tuajat. Si nëj femër alfa ajo kurrë nuk do t’i përdorë dobësitë e tua kundër teje.
Mund të jetë e ndjeshme
Ajo nuk e merr veten shumë seriozisht dhe as nuk e lidh veten me atë që mendojnë të tjerët. Ajo është gruaja që pengohet, bie dhe qesh. Kur është lënduar, ajo i lejon të tjerët ta shohin dhimbjen e saj. Kjo ndjeshmëri e papërpunuar është pikaërisht ajo që tërheq njerëz të tjerë drejt saj dhe e bën atë të parezistueshme. Përsosmëria i mban njerëzit largë, ndaj alfa nuk ka frikë të tregojë plagët e saj.
Femra Alfa është intense
Një femër e tillë nuk përmbahet në një marrëdhënie. Këto lloj femrash kanë opinione dhe karaktere të mëdha. Dashurojnë me forcë. Nuk pret që partneri i saj t’ia kthej intesitetin. Thjesht dashuron si e ndjen dhe kur është e nevojshme mban nën kontroll pasionet e saj. Pasioni nuk arrin ta kontrollojë atë. Me pak fjalë merret vetëm me atë që është në fuqinë e saj për të ndryshuar.
Ajo është qafa, jo koka
Ekziston një arsye pse femart alfa bëjnë udhëheqës të shkëlqyer. Ajo i kupton dobësitë e saj, kështu që e rrethon veten me njerëz që mund t’i plotësojnë boshllëqet e saj.
Këto lloj femrash nuk i tallin apo ulin të tjerët për t’u ndjer superiore. Nisur nga një thënie e vjetër Greke, kur vjen tek një marrëdhënie; “Burri është koka, por gruaja është qafa dhe ajo mund ta kthejë kokën si të dëshirojë.”
Nuk lejon të tjerët të tejkalojnë kufijtë e saj
Një alfa do të thotë jo. Dhe kur një alfa thotë jo, nuk lë vend të hapur për diskutim. Ajo e di se një diskutim mbi Jonë e saj do lejojë që një person të tejkaloj mbi kufijtë e saj. Dhe kufijtë e një femre alfa janë të panegociueshme.