Gabime qe s'duhet ti beni ne lidhjen tuaj!

Përmbajtja

  1. Nëse nuk interesohet, mos e justifikoni se është i zënë
  2. Nëse dikush nuk ju trajton aq mirë sa e meritoni, mos e justifikoni
  3. Nëse nuk ju përfshin në jetën e tij edhe kur ju insistoni, mos e justifikoni

Gabime që s’duhet ti bëni në lidhjen tuaj!  Kur jemi në një marrëdhënie që na bën të ndihemi keq, shpesh përpiqemi të justifikojmë partnerin. Sado e çuditshme t’ju duket, ky është një gabim që s’duhet ta bëni më!

Nëse filloni të mos e justifikoni më partnetin tuaj për çdo sjellje të tij, do nisni t’a shikoni më qartë situatën në marrëdhënien tuaj. Mos bëni më kësi gabime, sidomos në rastet që do t’i përmendim në poshtë.

Nëse nuk interesohet, mos e justifikoni se është i zënë

Nëse kalojnë orë të tëra ose ditë që partneri juaj nuk kujtohet t’ju shkruaj, ose t’ju kthej mesazhin që i keni dërguar, mos vazhdoni ta justifikoni. Ka shumë persona që përsërisin vazhdimisht se i dashuri apo e dashura e tij është e zënë.
Në këso raste, vlerësojeni më shumë kohën tuaj. Kujtoni se si ju edhe pse jeni i/e zënë gjeni kohë për gjithçka, sidomos për partnerin…

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com? dhe Si ta gjejmë fatin e jetës?.

Nëse dikush nuk ju trajton aq mirë sa e meritoni, mos e justifikoni

Është e dhimbshme sa shpesh dëgjojmë shoqet apo shokët tanë duke arsyetuar partnerët për sjellet e tyre. “Ka pasur një ditë të keqe, prandaj është nervoz.
Është i zemëruar me dikë tjetër dhe shfryhet tek unë. Duhet ta dini se përderisa bëjnë këto justifikime ata po krijojnë një vizion në kokën e tyre se çfarë mendojnë se është marrëdhënia e tyre, apo çfarë ata dëshirojnë që të jetë.

Nëse nuk ju përfshin në jetën e tij edhe kur ju insistoni, mos e justifikoni

Familja dhe shoqëria juaj tashmë e di historinë tuaj dhe e njohin të dashurin apo të dashurën tuaj. Mirëpo, nga ana tjetër nuk është e njëjta gjë. Në këso raste mendojmë se nuk duhet ta justifikoni partnerin/partneren tuaj duke thënë se nuk është gati.
Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të përfshirë në jetën e tij, duhet t’ja thoni. Kur të ndërmerrni këtë hap, si gjithë hapat e tjerë në një lidhje, duhet të koridoheni e ta bisedoi me partnerin.

Të ngjashme

dashurinë e jetës në dua.com
  • Dashuri
  • 3 min read

Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com?

A po e kërkon dashurinë e jetës në dua.com? Je në vendin e duhur! Në një...

Si ta gjejmë fatin e jetës?
  • Dashuri
  • 7 min read

Si ta gjejmë fatin e jetës?

A po pyesin vetën si ta gjejmë fatin e jetës? Fati i jetës është një temë...

mashkulli ideal
  • Dashuri
  • 8 min read

Mashkulli Ideal: 12 karakteristika se si ta gjejmë

Kuptimi se cili është mashkulli ideal është subjektiv. Ajo që një femë sheh...