Gjirokastra: Vizitoni dhe Magjepsuni pas Qytetit të Gurit!

  • dua.com Team ·
  • 07.09.2021 ·
  • ·
  • 4 min read

Gjirokastra! Ishte Ismail Kadare, shkrimtari me famë ndërkombëtare, i cili i dha nofkën Gjirokastrës si “qyteti i gurit” në romanin e tij me të njëjtin emër. Vendlindja e autorit është shndërruar në një muze që pret ekspozita interesante të përkohshme, shumë prej të cilave i kushtohen fotografisë.

Në Gjirokastër vlen të vizitohet shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, e shndërruar në një Muze Etnografik. Për të pasur një ide se si duhet të ketë qenë jeta në qytet gjatë viteve të gjata të sundimit otoman, shtëpitë fisnike historike të Gjirokastrës janë dëshmia e gjallë.

Në mënyrë të veçantë, Shtëpia e Skënduli dhe Shtëpia Zekate, dy xhevahire të arkitekturës osmane të viteve 17001800. I gjithë qyteti është një labirint befasish dhe falë unitetit të tij arkitektonik, ai është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.

Pazari i Gjirokastrës

Gjirokastra si vend nuk mund të përmendet pa pazarin e saj antik. Pazari, në veçanti, i restauruar me profesionalizëm nga fondacioni shqiptaroamerikan AADF,  është një xhevahir ku humbasin fjalët. Gjëja më e mirë për të bërë këtu është të shëtisësh nëpër rrugicat prej guri, ndërtesat e bardha me çati prej pllakash etj.

Pa harruar të admirosh pamjet magjepsëse të Kalasë që mbizotëron nga lart. Gjatë rrugës, do të shihni qilimat tradicionale shqiptare të zbukuruara me motive gjeometrike nga dyqani Alma, pëlhurat e dekoruara imët nga artizanja Vjollca Mezini, objektet prej druri të krijuara nga Anastas Petridhi. Si dhe produkte origjinale e të shijshme lokale gastronomike nga eDua.

Kalaja e Gjirokastrës

Nga pazari, merrni rrugën  që çon në Kalanë e Gjirokastrës. Një nga vendet më interesante në Ballkan, i përdorur më parë si burg si nga mbreti shqiptar Zog I, ashtu edhe nga diktatori Hoxha. Kështjella strehon një muze ku ekspozohen armatimet e lashta, një aeroplan ushtarak amerikan i rrëzuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kullë orësh dhe mbetjet e kishave antike.

Legjenda e emrit të qytetit

Për të paditurit, një legjendë tregon se qyteti mban emrin e vet Princeshës Argjiro, motra e guvernatorit vendor gjatë viteve të pushtimit otoman të vendit. Në shekullin XV, Argjirojai nuk pranoi t’i dorëzohej osmanëve dhe shkoi së bashku me djalin e saj të vogël, në pikën më të lartë të kalasë për tu hedhur.

Për mrekulli, foshnja i mbijetoi hedhjes, ndërsa nga shkëmbinjtë e vendosur në vendin e saktë ku ra nëna, qumështi filloi të rridhte për të ushqyer fëmijën. Edhe sot, gurët rrëzë pallatit janë të mbuluara me depozita kalciumi. Kalaja magjeps me legjendën e saj të lashtë dhe gjithashtu sepse Gjirokastra ofron një pamje magjike në të gjitha pamjet e saj përreth.

Ku të hani:

Odaja: Porosit në çift. Çmimi mesatar: 7 €
Kodra: Restoranti i hotelit me të njëjtin emër ku u shërbehet mysafirëve ushqim të shkëlqyer tradicional. Çmimi mesatar 10 €.
Te Rrapi: Për të pirë një kafe të përkryerr turke në një ambient të freskët dhe relaksues.
Kafeneja Çajupi: Porositni hoshaf, një ëmbëlsirë e bërë me qumësht dhe fiq.

Ku të flini:

Hotel Kalemi 1 dhe 2 Dy shtëpi tradicionale të shndërruara në hotele.
Hotel Kodra Afër pazarit dhe me një pamje të shkëlqyer të Kalasë.
Stone City Hostel Hoteli më i lezetshëm në Gjirokastër.

dua.com Team