Jeta e nates ne Tirane

  • dua.com Team ·
  • 03.06.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 4 min read

Jeta e nates ne tirane. Për jetën e natës në Tiranë flasin shumë turistë të cilët e konsiderojnë një atraksion të vërtetë.

Por edhe për të rinjtë është një magnet i vërtetë për t’u argëtuar. Nisur nga kjo ne duam t’ju tregojmë disa zona që frekuentohen më së shumti nga shqiptarët për jetën e natës. Këto tre zona njihen për përqëndrimin më të madh të bareve, pubeve, apo klubeve në kryeqytet, të cilat ia vlen t’i vizitoni e eksploroni me gjithë dinamikën e tyre. Jo vetëm që gëlojnë nga të rinjtë e shumtë, por edhe nga turistë, vipa, dhe figura të ndryshme të njohura shqiptare. Do t’ju listojmë disa bare të shpërndara në tre zonat me te frekuentuara.

Blloku zona ishresidenciale komuniste

Nouvelle Vague – pamja xhamajkane e lokalit ndoshta nuk përputhet me emrin joshës në frëngjisht, por larmia e koktejleve që vijnë përmes atmosferës komode e moskokëçarëse nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër.
Vendodhja: Rruga Pjetër Bogdani, Tiranë (Bllok)

Radio Bar – Një pikë referimi për jetën e natës në Tiranë, falë atmosferës të pakonkurrueshme që vjen përmes netëve të xhazit, mbrëmjeve nostalgjike me muzikë disko, rrok apo atyre elektronike. Dekori është sa modern aq edhe nostalgjik dhe pijet janë të thjeshta por të shijshme.
Vendndodhja: Rruga Ismail Qemali P. 29 Ap. 1, Tirana (Bllok)

Salt – Përmes menusë së zgjedhur, mbrëmjeve me sushi, apo koktejleve dhe muzikës së fundit, ky vend ka fituar shumë shpejt popullaritetin e merituar.
Vendodhja: Rruga Pjetër Bogdani, Tiranë 1001 (Bllok)

Padam – Konceptuar si hotel – restorant – boutique & club, është padyshim një nga vendet më në modë e tërheqës në Tiranë.
Vendndodhja: Rruga Papa Gjon Pali II, Tirana (Bllok)

Zona Pas Piramidës ku ndodhen disa rrugë paralele të mbushura me lokale e restorante

Komiteti – Kafe Muze.
I dekoruar me objekte dhe motive nga periudha e komunizmit. Ofron larminë më të madhe të llojeve të rakisë në qytet dhe këtu do të dëfreheni siç nuk ua ka pritur mendja se mund ta argëtoheshit brenda ‘një muzeu’.

Suksesi i këtij vendi bëri që të hapet një Kafe Muze i ngjashëm i quajtur Qoshka edhe në Korçë.
Vendndodhja: Rruga Fatmir Haxhiu, Tiranë (pas Piramidës)

Destil – Ky hostel është kthyer një pikë takimi interesante mes të huajve që pushojnë aty, dhe të rinjve kryeqytetas që frekuentojnë klubin apo hapësirën e artit që rezervon hosteli. Mbrëmjet me muzikë e DJ bëhen edhe më të këndshme falë kopshtit të bukur që rrethon vilën.
Vendndodhja: Rruga Mihal Grameno, Tirana
Bar Hemingway Në një zonë shumë të bukur e të vjetër të qytetit gjendet Bar Hemingway. Me rumin dhe xhinin më të mirë që mund të gjeni, e një larmi eventesh ku muzika e zgjedhur xhaz dhe bluz i japin tjetër shije komunikimit cilësor.
Vendndodhja: Rruga Kont Urani, Tirana 1001 (pas Piramidës)

Meduza – Një nga pubet më të larmishëm për të nisur mbrëmjen. Nëse jeni i dhënë pas sportit, pas ushqimeve të shijshme të pubeve, apo birrës së zgjedhur, këtu do të mund t’i plotësoni të gjitha kërkesat tuaja!
Vendndodhja: Rruga Mustafa Matohiti, Tiranë (Pas Piramidës)

Muma Bistro Bar – E hapur rishtazi, por me një klientelë besnike të krijuar prej kohësh falë atmosferës e arredimit të ngrohtë, ushqimit të shijshëm dhe banakut modern që të fton të qëndrosh aty për orë të tëra.
Vendndodhja: Rruga Mustafa Matohiti, 1019 Tirana (Pas Piramidës)

Pazari i Ri ndodhet 15 minuta larg me këmbë nga Sheshi Skënderbej

Për Pazarin e Ri nuk kemi çfarë t’ju themi sepse zgjedhjet janë pa fund. Një nga vendet e mira të preferuara sepse e kam edhe shumë afër me shtëpinë.

Vet vendi është i tillë që mund të zgjedhësh kë bar/restorant të duash dhe do t’ia vlejë barra qeranë për secilin prej tyre. Ngjyra të ngrohta familjare, rrugë me kalldrëm dhe mbi të gjitha keni tregun afër. Mund të ndaleni dhe të blini diçka të shijshme. Ose uluni e pini një kafe të ngrohtë tek Mulliri i vjetër buzë hyrjes së Pazarit të Ri.

Keni arritur ne fundin e artikullit “Jeta e nates ne tirane”.

dua.com Team

Related