Korca: Parisi i vogel i Shqipërise

  • dua.com Team ·
  • 02.07.2021 ·
  • Udhetime ·
  • 6 min read

Korca: Parisi i vogël i Shqipërise. Ju ftojmë të zbuloni këtë destinacion të bukur që ndodhet në juglindje të Shqipërisë.

Për të arritur në qytet duhet të merrni rrugën që përshkon liqenin spektakolar të Ohrit, një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë. 1/3 e këtij liqeni është e vendosur në territorin shqiptar dhe 2/3 në atë maqedonas.

Pamja e liqenit dhe, në sfond, malet e mbuluara nga dëbora ofrojnë pamje unike, ndër më të bukurat që mund të shihni në Ballkan. Ju rekomandoj që gjatë udhëtimit, të ndaleni në Tushemisht. Një vend pikërisht përpara liqenit dhe të admironi pamjen. Madje, pse jo, të shijoni disa pjata tipike të zonës, siç është korani, një peshk i ngjashëm me troftën.

Korca destinacioni i duhur për ditët e ftohta dimërore

Korca është një nga destinacionet më të njohura që shqiptarët zgjedhin për të kaluar pushimet e tyre, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit. Reshjet e shpeshta të dëborës i japin qytetit një atmosferë veçanërisht romantike. Njihet edhe për faktin se është një nga qytetet më të rëndësishëm për nga pikëpamja kulturore dhe për birrën e Korçës, prodhuar këtu që nga viti 1928.

Sidoqoftë, nuk është një qytet shumë i njohur nga turistët ndërkombëtarë. Nëse doni të udhëtoni në Tokën e Shqiponjave, për të vizituar edhe këtë qytet të bukur, atëhere keni bërë zgjedhjen e duhur. Në këtë artikull do t’ju jap disa sugjerime se çfarë të vizitoni, ku të flini dhe çfarë të hani, për të kaluar një fundjavë të këndshme në këtë qytet të bukur.

Çfarë të shikoni?

Pazari i Vjetër

Zona më e habitshme e qytetit është Pazari i Vjetër. Ky pazar në Korçë ëhstë rinovuar së fundmi pas një projekti madhështor të rizhvillimit. është zona më e lezetshme e qytetit me butiqë, dyqane ëmbëlsirash, restorante dhe klube. Ideale për të kaluar një mbrëmje të këndshme me miqtë. Ajo që e bën Pazarin unik janë fasadat shumëngjyrëshe të ndërtesave, dritaret elegante të dyqaneve dhe rrugët me kalldrëm që duket se formojnë një labirint.

Kjo zonë e qytetit, më shumë se Parisi, do t’ju sjellë ndërmend një Sevilje në miniaturë. Ngjyrat, gurët dhe atmosfera do t’ju duket si qytetin elegant Andaluzian. Në sheshin kryesor, fundjavën e parë të gushtit, zhvillohet Festivali i famshëm i Birrës. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri mbushur në koncerte, vallëzime, shfaqje dhe, natyrisht, lumenj birre Korca. Pasi të keni admiruar zonën e tregut, ju rekomandoj të futeni në rrugët prapa saj, ku fshihet xhamia bukuroshe Iljaz Mirahori, më e vjetra në qytet.

Katedralja e Ngjalljes

Ndërtesa më e rëndësishme fetare në Korçë është Katedralja e Ngjalljes. Një kishë e madhe ortodokse e ndërtuar në vitin 1992 mbi rrënojat e katedrales së mëparshme të shkatërruar rreth viteve 70 gjatë diktaturës komuniste. Vlen gjithashtu ta vizitoni brenda sepse përmban piktura të çmuara dhe një llambadar të bukur prej druri të pozicionuar në qendër.

Bulevardi i Shën Gjergjit

Përgjatë Bulevardit Shën Gjergj, ose Pedonalja, rruga e shtruar rrethuar me dy nga ndërtesat më karakteristike të Korçës.
Muzeu Kombëtar i Edukimit dhe Shtëpia Rumune. Muzeu Kombëtar i Edukimit është i vendosur në atë që ka qënë shkolla e parë shqipe, hapur në vitin 1887 pikërisht brenda kësaj strukture të bukur. Ka dy kate dhe hyrja është falas për vizita çdo ditë. Në katin e sipërm mund të admironi dokumentet që dëshmojnë historinë e kësaj shkolle dhe tekstet antike në gjuhën shqipe.

Ndërtesa tjetër karakteristike e vendosur përgjatë Pedonales është e ashtuquajtura Casa Romena. Këtu një familje me origjinë nga Rumania jetoi në vitet ’30. Sot, në katin e parë, ajo përmban një dyqan. është për të ardhur keq që një ndërtesë e kësaj bukurie është bërë vendi i një dyqani të vogël.

Bulevardi Republika

Një rrugë tjetër shumë interesante është Bulevard Republika. Rruga kryesore që të çon nga katedralja drejt Stadiumit të Skënderbeut. Përgjatë rrugës ka shumë restorante dhe hotele, por gjëja më e mirë për të bërë këtu është të humbisni mes rrugëve dytësore. Mund të admironi ndërtesat antike tipike të Korçës, rrugët e shtruara dhe të prishura të jetës së qytetit.

Ku të hani?

 
  • Taverna Vasili

Padyshim taverna më e mirë në Korçë. Do mund të shijoni pjatat tipike të gastronomisë vendase. Kërrnackat, qofte të bëra me mish viçi, vezë, bukë bukë, qepë, qumësht, piper, rigon dhe hudhër. Kackavall i pjekur me domate qershi dhe rigon, etj. Paçavurja, një ëmbëlsirë e tipit bakllava e bërë me pasta filo, vezë, kos, kanellë, shurup dhe arra.

  • Komiteti

Restoranti më i bukur në Korçë, në sheshin e tregut qendror, i mobiluar me furnizime tipike të periudhes Komuniste. Ju rekomandoj të shkoni këtu në mëngjes, të pini kafe turke dhe të hani tortë arre. Në mbrëmje mund të shijoni më shumë se njëzet llojet e rakisë me rrushin aromatik tipik për Ballkanin.

  • The Beatles

Duke shëtitur mbrëmjeve nëpër Pazarin e Vjetër do të dëgjoni muzikë live që vin nga lokali The Beatles.  Shkoni brenda, porosisni një Kahalua (një liker shumë i ngjashëm me Bayles) ose një tjetër raki. Lart mund të dëgjoni dy këngëtarët e rinj që këndojnë këngë tipike shqipe, por edhe pjesë në italisht dhe anglisht.
Urojmë të kaloni sa më mirë dhe të shijoni qëndrimin tuaj. Korca: Parisi i vogel i Shqipërise

dua.com Team

Related