Kenge romantike
- dua.com Team ·
- 22.11.2021 ·
- ·
- 7 min read
Kenge romantike me të mira të gjitha kohërave? Romanca vjen në shumë forma. Ndonjëherë, ajo merr formë si një darkë romantike për dy veta;
Herë të tjera është një rom-com ose na vjen në formën e këngës. Shkenca na thotë se të dëgjosh këngë dashurie në të vërtetë është stimuli më i fortë romantik.
Në fakt, një studim i botuar në Psychology of Music tregon se gratë që dëgjojnë këngë dashurie kanë shumë më shumë të ngjarë të jepnin numrin e tyre të telefonit sesa ato që nuk dëgjojnë. Megjithatë, ne do t’ju tregojmë, 15 kenge romantike me të mira shkruara ndonjëherë:
15 Këngët më romantike të të gjitha kohërave
“Make You Feel My Love,” nga Bob Dylan (1997)
Ky hit u shkrua dhe u interpretua për herë të parë nga askush tjetër përveç legjendës muzikore amerikane Bob Dylan. 33 vite kanë kaluar dhe ende adhurohet.
“At Last,” nga Etta James (1960)
Nëse keni qenë në një dasmë ka të ngjarë të keni dëgjuar këtë këngë klasike dashurie nga këngëtarja e lavdishme e blues, Etta James. Nëse nuk e keni dëgjuar, atëhere luajeni tek dasma juaj.
“Perfect,” nga Ed Sheeran (2017)
Asgjë nuk e kalon vokalin e butë të Ed Sheeran në këtë hit të 2017-ës. Ed Sheeran vazhdon të jetë një nga artistët më të dëgjuar sot për sot.
“I Will Always Love You,” nga Whitney Houston (1992)
Përkundër nga ajo që dimë, Whitney Houston nuk ishte artistja e parë që këndoi këtë këngë të fuqishme. E interpretuar për herë të parë si një country ballad nga Dolly Parton në vitin 1974. Houston regjistroi versionin e saj mbresëlënës të këngës, si pjesë e muzikës për filmin ‘The Bodyguard’ dhe pjesa tjetër është histori.
“Kiss Me,” nga Sixpence None The Richer (1997)
Disa këngë bëhen të famshme thjesht për shkak të filmave në të cilët janë shfaqur, dhe “Kiss Me” është një nga ato këngë. Hiti i viteve ’90 nga Sixpence None the Richer u bë sinonim i romancës pasi u shfaq në rom-com Freddie Prinze Jr.
“Come Away With Me,” nga Norah Jones (2002)
Kur Norah Jones doli në skenë në fillim të viteve 2000, tingulli dhe vokali i saj tërhoqën vëmendjen e audiencës. Dhe kjo këngë vuri pikat mbi i për këtë artiste.
“Die A Happy Man,” nga Thomas Rhett (2015)
Nëse dikush di të këndojë një këngë dashurie, ai është Thomas Rhett-i. Për mos tu humbur.
“My Heart Will Go In,” nga Celine Dion (1997)
Nëse nuk mendoni menjëherë për skenën zemërthyese të Titanikut a mund ta quani veten romatik? Kjo këngë është sinonimi më i afërt për ndjenjën e dashurisë.
“Realize,” nga Colbie Caillat (2007)
Caillat këndon këtë hit të vitit 2007 dhe të gjithëve na duket sikur lexojmë ditarin e një adoleshenti në shkollën e mesme.
“You send me,” nga Sam Cooke (1957)
Ky hit i vitit 1950, kënduar nga Sam Cooke, është me të vërtetë një kenge romantike më të mira të të gjitha kohërave.
“Moon River,” nga Frank Ocean (2018)
Dihet se Frank Ocean nuk ishte i pari që regjistroi “Moon River”. (Kënga është kënduar për herë të parë nga Audrey Hepburn në filmin ikon të vitit 1961 ‘Breakfast at Tiffany’s’) Por, Frank Ocean na e solli në mëndje duke i dhënë prekjen e vet unike.
“Dreaming of You,” nga Selena (1995)
Regjistruar nga këngëtarja e famshme amerikane Selena Quintanilla, “Dreaming of You” u publikua në albumin e saj pas vdekjes së artistes. Edhe sot vlerësohet si një nga hitet e saj më të mëdha të saj, dhe një kenge romantike më të mira të gjitha kohërave.
“My Girl,” nga The Temptations (1965)
Nuk mund të përpiloni një listë të këngëve më të mira romantike dhe të mos përfshini një hit nga The Temptation. E lançuar në vitin 1965, “My Girl” është një nga ato kenge romantike që ju shkrin zemrën.
“How Sweet It Is,” nga James Taylor (1975)
Ekziston një arsye përse karriera dhjetra vjeçare e James Taylor është ende duke lulëzuar: Ky artist mund të këndojë, dhe ai nuk lë asnjë gur vokal pa prekur në këngën tij hit të vitit 1965 shkruar nga Marvin Gaye.
“Us Against the World,” nga Coldplay (2011)
Coldplay shkon me muzikën romantike ashtu si gjalpi me reçelin. Në këngën e tyre “Us Against the World,” nga albumi i pestë i grupit, këngëtari kryesor Chris Martin prek telat e zemrave të dëgjuesve.
7 këngë të vjetra romantike dhe nostalgjike shqiptare
So do t’ju sjellim këngë të vjetra romantike shqiptare. Muzika shqiptare ka sjellë gjithnjë perla në skenat e saj. Edhe kur njerëzit kanë vuajtur e kanë qënë të mbuluar nga varfëria apo në situata të vështria politike, kjo nuk i ka ndalur të krijojnë art.
Sot në rubrikën e kulturës kemi vendosur t’ju sjellim disa këngë të vjetra romantike shqiptare. Sigurisht ka shumë më shumë të tilla, ndaj ne lutemi që të na dërgoni edhe ju sugjerimet tuaja.
Në këmi përzgjedhur vetëm 7 prej të preferuarave tona, por jo domosdoshmërisht më të bukurat. Këto këngë kanë qënë hit në periudhat e tyre, ndaj nuk bëjmë keq po t’jua rikthejmë në kujtesë.
Vace Zela – Natën Vonë
Në dhjetor të vitit 1972, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Naten Vone”. Kjo këngë jo vetëm që mbërtheu zemrat e njerëzve, por edhe sot e kësaj dite i dedikohet dashurisë.
Frederik Ndoci-Sytë e tu
Në vitin 1989 Frederiku këndon këtë këngë të paharrueshme dedikuar syve të dashurisë së tij. Eh kush nuk ka pëlqyer atë kohë që djali t’i këndonte vajzës për syte e saj që shndrinin nga dashuria.
Anita Bitri – Dashurinë e parë
Nëntor të vitit 1990, kjo këngë ngriti peshë zemrat e shqiptarëve. Edhe sot e kësaj ditë, kënga të rrënqeth e të bën të ndihesh si adoleshent që mendon për dashurinë e parë.
Sabri Fejzullahu – Pranvera ne Prishtine
Nëntor të vitit 1997, ndërkohë që Shqipëria ka qënë e përflakur nga lufta civile, në Kosovë shpërthen kënga e paharrueshme e Sabri Fejzullahut. Pranvera në Prishtin që edhe sot të shkrin zemrën.
Nexhmije Pagarusha – E Dehur Jam
Nexhmija na la këtë vit, megjithatë trashëgimia e saj do mbetet gjithnjë në zemrat e shqiptarëve. Kjo këngë është ndër të preferuarat e mia, sidomos sensi klasik që pa frikë e krahasoj me divat e muzikës botërore si Edith Piaf etj.
Muharrem Qena – Kaqurrelja
Kënga “Kaqurrelja” është kënduar për herë të parë nga Muharrem Qena dhe më vonë (80-ta) janë krijuar versione tjera të saj. Megjithatë, versioni i tij ngelet i preferuar nga shumica.
Parashqevi Simaku- Me the te dua
Në mars të vitit 1988, Parashqevi Simaku merr pjesë në festivalin ‘Kur Vjen Pranvera’ 1988 me këngën “Me The Te Dua”. Nuk numërohen herët që kjo këngë është dëgjuar radiove shqiptare dhe ka ngrohur zemrat e romantikëve.