Romantizmi ka shkaterruar dashurine moderne?

  • dua.com Team ·
  • 16.04.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 4 min read

Romantizmi ka shkatërruar dashurinë. Kjo është një deklaratë e fortë, sidomos për atë që është një romantik i pashpresë. Do të kuptoni se asnjë marrëdhënie nuk ndjek kurrë me saktësi modelin romantik.

Mirëpo degët e saj të gjera janë shpesh të pranishme kuro në lidhjet e sotme.  Të gjitha këto elemente po i përmblidhim  më poshtë. Shpresojmë që në fund të pajtoheni me ne. Edhe ju që jeni shumë romantik.

Romantizmi është shumë shpresëdhënës për martesën

Romatizmi na bind se një martesë afatgjatë është po aq ekzaltuese sa një lidhje dashurie në fillimet e veta.

Ndaj, presim që ndjenjat e dashurisë me të cilat jemi njohur në fillimi të marrëdhënies të mbizotërojnë gjatë gjithë jetës. Kur kuptojmë se kjo nuk është e vërtetë, zhgënjehemi.

Bashkon dashurinë dhe marëdhëniet seksuale

Më parë, njerëzit mendonin se mund të kryenin marëdhënie seksuale edhe pa e dashur partnerin tjetër. Se mund ta dashuronin dikë edhe pa patur një marëdhënie shumë ekzaltuese seksuale.

Romantizmi e ngriti marrëdhënien seksuale në shprehjen më supreme të dashurisë. Marëdhëniet e shpeshta seksuale, të kënaqshme dhe reciproke u bënë njësi matëse për çdo marrëdhënie.

Romantizmi beson se zgjedhja e partnerit duhet të udhëhiqet nga ndjenjat

Për pjesën më të madhe të historisë, njerëzit kanë hyrë në një marrëdhënie për arsye logjike dhe pragmatike. Për romantizmin, martesa llogjike është e pallogjikshme, dhe kjo është arsyeja pse romatizmi venosi ta zëvendësojë me martesë me ndjenja.

Ajo që ka rëndësi është që të dy të dashuruarit ta duan në mënyrë dëshpëruese martesën me ndjenja. Të tërhiqen tek njëritjetri nga një instinkt dërrmues dhe ta dinë në zemrat e tyre se kanë të drejtë. Kjo është e tepërt edhe për ditët e sotme.

Përçmon fuqishëm praktikat ekonomike dhe paratë

Në ditët e sotme, nën ndikimin e Romantizmit, ne nuk na pëlqen që elementë të tillë të jenë në pararojë të mendjes rreth marrëdhënieve, veçanërisht në ditët e para.

Duket e ftohtë — joromantike — të thuash që e di se je me personin e duhur sepse ka një gjendje të shkëlqyer financiare apo se tërhiqesh shumë ndaj një mashkulli që kundërmon era parfum i shtrenjtë.

Beson se dashuria e vërtetë duhet të përfshijë kënaqësi në çdo aspekt

Dashuria e vërtetë është sinonim i pranimit të gjithçkaje për dikë. Ideja se partneri mund të ketë nevojë të ndryshojë, merret si një shenjë se marrëdhënia është nduke u shkatërruar.

Ky model i dashurisë është një krijim historik. Në këtë pikë mund të themi guximshëm se: Romantizmi ka shkatërruar dashurinë.

Romantizmi është një lëvizje intelektuale dhe shpirtërore, e cila ka pasur një ndikim negativ tek njerëzit e zakonshëm për të udhëhequr një marëdhënie të suksesshme.

Shpëtimi i dashurisë mund të bëhet nëse tejkalojmë një sekuence gabimesh brenda Romantizmit.

Disa gjëra që duhet t’i kuptojmë në dashurinë moderne

Duhet të kuptojmë se është normale që dashuria dhe marëdhëniet seksuale të mos kombinojnë. Ta pranojmë se diskutimi i parave që herët në lidhje, në një mënyrë serioze dhe të pjekur nuk përbën tradhti ndaj dashurisë.

Të kuptojmë se nuk jemi perfektë dhe se do të ishte më mirë që çiftet të jenë më tolerantë dhe bujarë ndaj njëritjetrit dhe se kurrë nuk do të gjejmë gjithçka tek një person tjetër dhe as ata tek ne.

Kjo jo për shkak të ndonjë të mete unike, por për shkak të mënyrës së si funksionon natyra njerëzore. Duhet ta pranojmë që për të kuptuar njëritjetrin kemi nevojë të bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme.

E njëjta gjë vlen edhe për partnerin tonë. Qëndrime të tilla i përkasin një të ardhme të re, më shpresëdhënëse për dashurinë dhe marëdhëniet njerëzore.

dua.com Team

Related