Keshilla Dashurie për çiftet e reja

keshilla dashurie

Keshilla Dashurie, A jeni në një lidhje dashurie dhe dëshironi të mësoni si ta forconi atë? Lexoni këto këshilla dashurie! Për çiftet e reja ka shumë rëndësi që të ndërtojnë një lidhje të shëndosh. Një lidhje që e bën jetën tuaj dhe të partnerit edhe më të mirë. Askujt nuk i duhet një marrëdhënie romantike që e komplikon stabilitetin e krijuar ndoshta me vite. Nëse jeni në një marrëdhënie të re dhe  ndieni se keni nevojë për këshilla, atëherë lexoni këtë artikull deri në fund! Mësoni se si është e mundur që çiftet e reja të ndërtojë një lidhje të qëndrueshme! Gjëja e parë tek e cila duhet të fokusoheni është mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Pas kësaj keni edhe disa këshilla të tjera që mund t’i lexoni më poshtë!

Këshilla dashurie me rëndësi

Mbroni lidhjen tuaj me anë të komunikimit

Ky është prioriteti i parë për çiftet e reja! Mbani mend se komunikimi është njëra ndër amët më kryesore kur vjen puna për të shpëtuar dashurinë. Në mënyrë që të keni një lidhje të shëndetshme duhet të keni edhe një komunikim të shëndetshëm.  Kjo sepse komunikimi i duhur ju eviton shumë konflikte. Kur flisni rregullisht, keni mundësi të shprehni vetën dhe të dëgjoni tjetrin. Prandaj mos prisni që partneri juaj t’ju kuptoj pa folur! Pa marrë parasysh sa njiheni, apo sa keni aftësi t’i lexoni mendjen njëri-tjetrit. Ju duhet të flisni për gjërat që nuk po shkojnë mirë, mirëpo edhe për ato që ju pëlqejnë.

Çiftet duhet të tregojnë respekt ndaj njëri–tjetrit

Të tregoni respekt ndaj njëri–tjetrit është një tjetër këshillë e domosdoshme. Mbani mend se nëse partneri juaj tregon respekt ndaj jush edhe ju duhet ta bëni të njëjtën gjë ndaj tij.  Mos lejoni që qysh në fillim të lidhjes njëri të dominojë dhe të urdhërojë tjetrin. Respektoni personalitetin dhe nevojat e partnerit dhe prisni të njëjtën gjë në këmbim. Ta dini se vetëm dashuria nuk mjafton. Po mungoi respekti, lidhja nuk do të jetë e shëndosh. Prandaj bëjeni respektin një nga shtyllat e lidhjes tuaj, bashkë me dashurinë!

Këshilla dashurie për lumturi

Ndani kohë të veçantë për njëri–tjetrin

Kaloni kohë vetëm larg miqve të  përbashkët e njerzve që ju rrethojnë. Kjo do ta forcojë lidhjen tuaj dhe do të krijojë kujtime më të bukura. Elemente të vogla si një shëtitje në park, një vozitje e gjatë tek një vend i bukur apo një vallëzim pas një darke, do t’ju lidhi edhe më shumë me njeriun e zemrës.  Kohë pas kohe mos kurseni edhe ndonjë surprizë të vogël për të. Gjërat e tilla në fakt e mbajnë lidhjen gjallë. Jo vetëm në fillimet e saj, por edhe pas disa vitesh.

Festoni së bashku, çiftet e lumtura bëjnë kështu

Ka shumë ngjarje dhe festa të veçanta që duhet t’i kaloni bashkë me personin tuaj të zemrës. Nisur nga përvjetoret, ditëlindjet, festa e Shën Valentinin apo secila festë që ju pëlqen!  Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para në këto festa. Mjafton qoftë edhe nëse keni përgatitur vetëm një darkë të thjeshtë romantike me qirinj në shtëpi! Mos harroni asnjëherë se janë gjërat e vogëla ato që në jetë na sjellin lumturinë më të madhe! Prandaj mos hezitoni t’i bëni ato.

Përkraheni njëri-tjetrin në kohëra të vështira

Secili prej nesh në jetë përballet me vështirësi. Kriza financiare, sëmundje, lëkundje emocionale apo edhe humbje të personave të dashur. Nëse partneri apo partnerja juaj po përballet me diçka të tillë mos hiqni dorë nga ai/ajo!  Mirëpo dëgjoni këshilla dashurie. Qëndroni afër. Ndihmoni dhe tregoni se me dashurinë tuaj çdo vështirësi mund të kalohet. Mos lejoni që lidhja juaj të rrënohet nga vështirësi të tilla. Tek e fundit, vetë jeta është plotë me sfida të tilla, prandaj nuk duhet të dorëzoheni. Edhe betimi më i bukur i dashurisë ndër të tjera na bën të zotohemi se do të jemi bashkë “në ditë të mira e të vështira”. Shpresojmë që këto këshilla dashurie do t’ju ndihmojnë!

4 këshilla nga meshkuj që kanë gjetur dashurinë online

Lidhjet dhe martesat nga njohjet që kanë nisur online po shtohet çdo ditë. Nëse momentalisht po kërkoni dicka të tillë, lexoni këto 4 këshilla nga meshkuj që e kanë gjetur dashurinë online! Si në çdo mënyrë tjetër, edhe gjetja e dashurisë online ka vështirësitë dhe peripetitë e veta.

Prandaj merrni parasysh këto këshilla të dhëna nga meshkujt që kanë kaluar nëpër të njëjtat gjëra që po kaloni ju tani. Kur kërkoni një partner online në platforma siç është dua.com për shqiptarët, mendoni për këto udhëzime.

Mos zgjidhni këdo që ju del përpara

Nëse tashmë jeni futur në botën e takimeve online duhet ta dini se aty ka një mori zgjedhjesh. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ju duhet të flirtroni me të gjitha. Të paktën  kjo është një këshillë e dhënë nga meshkuj që e kanë gjetur online personin e zemrës. Shfletoni profilet në aplikacione për takime online dhe bisedoni vetëm me ato vajza tek të cilat gjeni të paktën një tipar që ju pëlqen. Mos humbisni kohën tuaj duke folur me secilën. Gjithmonë është më mirë të hulumtoni pak për një person që i përshtatet shijes, preferencave dhe rrethanave tuaja, se sa të nxitoni.

Merrni iniciativën

Kur keni krijuar një profil në një aplikacion për takime online bëhuni gati që të merrni iniciativën! Kjo do të thotë të pëlqeni profil vajzash që të pëlqejnë dhe të nisni biseden me to. Në raste të tilla të qenit i nguruar nuk ju ndihmon. Përkundrazi, ju duhet ta dini qëllimin tuaj dhe të angazhoheni që ta arrini atë. Prandaj kur vjen puna te pëlqimi, biseda, hapja e temave specifike, merreni inicativën!

Caktoni sa më shpejt një takim sy me sy

Shumë meshkuj këshillojnë që kur të keni gjetur dikë me të cilin ju pëlqen biseda, caktoni një takim sy më sy. Madje këtë bëjeni sa më herët që të mundeni, pasi të keni shëmbyer disa biseda. Dilni në takim sapo të keni krijuar një ndiejë sigurie për atë person mirëpo nuk sygjerohet të prisni me javë të tëra për një takim të parë. Asesi mos u fokusoni që gjithë energjinë tuaj ta hargjoni në bisedat që i bëni online. Ruani ndonjë informatë për vetën tuaj apo ndonjë temë interesante edhe për takimin tuaj sy në sy.  Mos harroni se takimi real ka shumë të mira. Aty e kuptoni se a përshtatëni vërtetë dhe se a jeni të interesuar të vazhdoni komunikimin me atë njëri.

Bëhuni i guximshëm me pyetje

Vetëm nëse bëhëni i guximshëm me pyetje do të mërrni përgjigjet që dëshironi t’i dëgjoni. Tingëllon e thjeshtë por ndonjëherë nuk është aq lehtë e realizueshm. Megjithatë disa meshkuj me përvoj në këtë drejtim sygjerojnë që të shkoni deri në fund dhe të bëni pyetje që ju interesojnë. Normalisht pa kaluar asnjëherë kufijt e mirësjelljes. Në anën tjetër, tregohuni të guximshëm edhe kur vije puna të flisni për vetën. Bëhuni të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë aq sa mundeni. Kështu njohja dhe kuptimi i njëri-tjetrit do të bëhet më i lehtë.

4 këshilla nga femrat që e kanë gjetur dashurinë online

Numri i lidhjeve dhe martesave që kanë nisur me njohje online po shtohet çdo ditë. Nëse momentalisht po kërkoni dicka të tillë, lexoni këto 4 këshilla nga femrat që e kanë gjetur dashurinë online! Si në çdo mënyrë tjetër, edhe gjetja e dashurisë online ka vështirësitë dhe peripetitë e veta.
Prandaj merrni parasysh këto këshilla të dhëna nga femra që kanë kaluar nëpër të njëjtat gjëra që po kaloni ju tani. Kur kërkoni një partner online në platforma siç është dua.com për shqiptarët, mendoni për këto udhëzime.

Mos u kufizoni vetëm në ‘tipin tuaj’

Kur shfletoni aplikacionet për takime online mos u kufizoni vetëm në ‘tipin tuaj’. Nëse ju preferoni djemët bjond, por një zeshkan ju tërheq vëmendjen, mos hezitoni të bisedoni me të! Këto kufizime vlejnë natyrisht edhe për profesione, vendbanime të ndryshme, etj. Ju mund të befasoheni edhe nga tipi që ju duket më i pa përshtatshmi në botë. Të jeni e sigurtë se shumica prej nesh nuk kemi përfunduar me një tip siç e kemi imagjinuar në kokën tonë, por kemi gjetur tek dikush tjetër gjithçka që duamë!

Mos humbisni kohë

Në këto platforma padyshim që do të hasni në tipa që janë të prirur t’ju humbasin kohën duke mos u treguar i drejtpërdrejtë. Prandaj mos humbisni kohën tuaj duke tentuar ta mbani bisedën gjallë me një tip të tillë. Pa marrë parasysh se sa ju pëlqen ai. Mos harroni se nëse një person nuk shfaq interesim qysh në fillim, nuk mund të keni pritshmëri të larta për më vonë. Në këso raste vazhdoni tutje. Kërkoni për një person tjetër që përshtatet me ju dhe që është i gatshëm t’i dedikohet lidhjes tuaj.

Fokusohuni tek dikush me fotografi normale dhe bio të mirë

Rolin kyç në aplikacionet për takime online e kanë fotografitë por edhe pjesa e bio-s, ku shkruhen të dhënat. Femrat që kanë gjetur dashurinë e tyre në aplikacione të tilla sygjerojnë të fokusoheni tek dikush që ka fotografi normale. Një fotografi që ju bind se ai person duket vërtetë ashtu edhe në jetën reale. Në mënyrë që të mos befasoheni shumë për të keq kur ta takoni. Gjithashtu rol të veçantë kanë informatat që ky person ka në biografinë e tij. Psh, profesioni, shkollimi, vendbanimi, etj. Këto janë tregues se a përshtateni me atë përson apo jo. Prandaj kushtoni vëmendje dhe nëse ju tërheq nisni bisedën me të!

Ruani bisedat interesante për takimet sy me sy

E gjithë esenca e njohjeve online është që një ditë të takoheni edhe personalisht! Prandaj kur gjeni një match/përputhje që tërheq vëmendjen tuaj, bëhuni gati ta pranoni ftesën e tij ose ta ftoni vet në takim.
Prandaj mos u fokusoni që gjithë energjinë tuaj ta hargjoni në bisedat që i bëni online. Ruani ndonjë informatë për vetën tuaj apo ndonjë temë interesante edhe për takimin tuaj sy në sy. Dilni në takim sapo të keni krijuar një ndiejë sigurie për atë person mirëpo nuk sygjerohet të prisni me javë të tëra për një takim të parë. Mos harroni se një njohje që nis online realizohet plotësisht vetëm kur të filloni të dilni së bashku! Kur të gjeni dikë që ju duket se ja vlen – mos hezitoni!

Elrond

Elrond

Më shumë artikuj: