Kimia mes dy personave

  • ·
  • 08.03.2021 ·
  • ·
  • 5 min read

Kimia mes dy personave. A keni takuar ndonjëherë dikë dhe keni ndjerë tërheqje të menjëhershme aq sa keni lëshuar shkëndijat?

Kimi mes një çifti është diçka që ndodh papritmas dhe vetvetiu jo me detyrim. Ndodh natyrshëm me një lidhje të pamohueshme që vetëm ju të dy mund ta përjetoni. Pa kimi midis një çifti, është shumë e vështirë që një marrëdhënie të ketë sukses. Para ndjenjës së dashurisë, duhet të ndjeni së pari vetëtimën e kimisë mes jush dhe partnerit tuaj.

Diçka që ju tregon se personi tjetër gjithashtu ndihet në të njëjtën mënyrë, dhe kjo ka një efekt të fortë dhe të papërshkrueshëm për ju të dy. Më poshtë do t’ju rreshtojmë disa shenja që tregojnë se kur kimia mes dy personave është prezente.

Magjepsje e menjëhershme

Një nga gjërat e para që vëreni tek një person është pamja e tyre. Sado të thoni që nuk ju intereson pamja e një person, ajo luajnë një rol të rëndësishëm në një marrëdhënie. Ju e dini se keni kimi nëse keni një tërheqje të menjëhershme ndaj njëri tjetrit. Duke filluar që nga vështrimet joshëse ose shikimet provokuese që vazhdoni të shkëmbeni.

Gjuha e trupit

Nëse ka një gjë, përveç syve, që mund t’ju japë atë që ndjeni, ajo është gjuha e trupit. Gratë priren të luajnë me flokët e tyre, të kafshojnë buzët dhe të kryqëzojnë këmbët në përpjekje për të tërhequr vëmendjen tuaj. Meshkujt, nga ana tjetër i ndjejnë duart t’u djersiten, pasi janë të etur për t’ju prekur. Frymëmarrjet e thella, skuqjet e faëeve, imitimi i pavetëdijshëm i njëritjetrit e shumë veprime të tjera.

Shkëmbeni shikime intesive

Kur keni kimi të padiskutueshme me dikë, në mënyrë të pavetëdijshme vazhdoni ta shikoni se çfarë ka veshur ose përpiqeni të bëni kontakt me sy. Por, nëse të kapin duke i parë, ti largohesh. Këto janë raste të një kontakti intensiv me sy, të ndarë mes jush, ndërsa jeni duke biseduar ose ndërvepruar me ta. Shenja të tjera treguese të kimisë që lidhen me sytë janë zgjerimi i bebëzave, vetullat e ngritura si dhe vështrimi midis syve dhe buzëve.

Flirtimi

Flirtimi është i pranishëm tek të gjitha marrëdhëniet. Kur keni kimi me dikë, keni tendencë ta zbusni elementin e flirtit deri në atë nivel sa vetëm ju të dy e dini se jeni duke flirtuar, por jo njerëzit përreth jush. Ju flirtoni me tekste, por sigurohuni që të mos kaloni kurrë kufirin. Përqafimet që ndani janë më të gjata se përqafimet që do t’u jepnit të tjerëve. Ju e përqafoni më fort, ia shtrëngoni duart, i fërkoni shpinën ose i jepni një puthje në faqe. E gjitha ndihet tepër intensive!

Jeni të vëmendshëm ndaj tyre

Detaje të vogla janë të nevojshme për një pamje të bukur. Kur ndani një lidhje të veçantë me dikë, filloni të vini re gjëra që të tjerët nuk i vërejnë. Duke filluar nga një model i ri flokësh, veshje të reja, gjërat e tyre të preferuara, pëlqimet, mospëlqimet, lëvizjet nervoze deri tek mënyra se si gëzoni. Me pak fjalë vini re gjithçka.

Humbisni sensin e kohës

Fraza ‘koha fluturon kur jeni duke u kënaqur’ është thënia më e goditur në rastin kur ndodheni pranë dikujt që keni kimi. Koha duket sikur ikën vërtet, duke ju lënë të dyve mbrapa. Keni mjaft interesa të përbashkëta dhe mund të flisni për gjithçka. Ka kaq shumë gjëra që doni t’i tregoni njëritjetrit.

Tensioni seksual

Jo lloji i tensionit që nxit stresin, por një tension fizik që duket se ekziston gjithmonë mes jush. Kur ju tërheq dikush, tërheqja seksuale është gjithashtu pjesë e kimisë. Flirtimi dhe ngacmimi përbëhen nga sugjerime seksuale, dhe thjesht nuk mund t’i mbani duart në vend. Të gjitha këto sjellin tension seksual.

Shijoni heshtjen e njëri tjetrit

Kur flisni, ka tema të pafundme në dispozicionin tuaj. Koha duket sikur është kalimtare, por edhe kur nuk jeni duke folur, heshtja nuk duket e vështirë. Ka heshtje të rehatshme mes jush, e shpesh ndodh që thjesht ta shijoni pa asnjë ndërhyrje fjalësh apo diçkaje tjetër.

Këto ishin disa nga shenjat që tregojnë nëse dy persona kanë kimi mes tyre. E rëndësishme është që të mbani mend se ndërsa kimia është një fillim i mirë për një marrëdhënie, vetëm ajo nuk është përcaktuese e marrëdhënies.