Suksesi – Disa te verteta
- dua.com Team ·
- 06.04.2021 ·
- ·
- 13 min read
Suksesi – Disa të vërteta për njerëzit e suksesshëm! Ajo se çfarë zgjidhni të bëni me jetën tuaj ngelet gjithmonë në dorën tuaj.
Mirëpo, është e rëndësishme që të kuptoni disa të vërteta në lidhje me njerëzit e suksesshëm.
“Për një njeri të varfër, i pasuri ka lindur me fat. Për një njeri të pasur, i varfëri është dembel”.
Ata që nisin një biznes sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre, sepse jo gjithçka është fushë me lule. Me pak fjalë duam t’ju tregojmë të paktën 4 të vërteta që duhet t’i dini në lidhje me njerëzit që e suksesshëm. E vërteta është gjithmonë e hidhur, edhe kur flasim për ata që janë të suksesshëm në karrierë.
Ekuilibri jetë punë
Ka vetëm një zgjedhje puna ose jeta. Të gjitha zgjedhjet e tjera tuajat kanë pasoja. Ditëlindjet, përvjetorët e festave etj, janë për njerëzit e varfër. E hidhur por e vërtetë! Ata që nuk pranojnë ta besojnë këtë, janë të mbushur me justifikime.
Fillon që në rini kur thoni gjëra të tilla si: “Po, do ta bëj këtë gjë apo atë gjë … sikur të kisha më tepër para, por kam mësimet e pianos…por kam ditëlindjen..po sikur të marr diplomën, etj.” Pastaj ky ves vazhdon edhe kur bëheni familjarë.
Arsyetimet tuaja fillojnë të tingëllojnë kështu: “Duhet ta mbaroj këtë, por më duhet të çoj djalin tek dentisti.” “Vetëm pasi të konsultohem me familjen time do marr një vendim.” Pra, justifikimi më i madh nga të gjithë: “Dua të kem një jetë përveç punës”.
Shqiponjat fluturojnë vetëm
A dëshiron të kesh një jetë tënden? Shikoni biznesmenët me performancën më të lartë në botë. Po flas për Bransons, Zuckerbergs, Gates dhe Trump. Ata nuk shkojnë në Kupën e Botës. Nuk kanë shkuar as në të gjitha lojërat e futbollit në kolegj.
Nëse do të shkonin në çdo festë dhe çdo lojë, të jeni të sigurt që do ishin shoqëruar me njerëzit e gabuar. Kur vjen fjalë tek sipërmarrja, vetmia është një temë për të cilën askush nuk dëshiron të flasë. E vërteta është se kur je në krye do ndihesh gjithnjë e më shumë vetëm.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të dëshpëroheni. Ata që e duan me të vërtetë atë që bëjnë, ecin përpara në jetë edhe vetëm. Me fjalë të tjera: “Më trego me kë rri dhe do të them se cili do të bëhesh.” Ti je rezultati i njerëzve me të cilët kalon pjesën më të madhe të kohës.
Jeta është shumë e vështirë
Çdo person që ju thotë të kundërtën nuk ka qenë kurrë i suksesshëm! Pavarësisht nëse jeni një person me performancë të lartë ose një i pavlerë, jeta është e vështirë për të gjithë. Ajo që i ndan njerëzit e suksesshëm nga të tjerët është vetëm një gjë:
“Mënyra si reagoni ndaj ndodhive tuaja në jetë.”
E vërteta është se të gjithë kemi problemet tona. Sidoqoftë, bizesmenët e suksesshëm i pranojnë problemet e tyre dhe mësojnë si të merren me to. Pastaj dinë vetëm një rrugë, të ecin para.
Ka vetëm një mënyrë për tu rritur si një individ
Dilni nga zona juaj e rehatisë. Mos bëni si breshka që në rrezikun e parë mbyllet në guackën e saj. Theodore Roosevelt dikur shkroi një libër se si të bëhesh i patrembur dhe i guximshëm.
Në atë libër Theodore sugjeron të shkruani një listë. Në këtë listë përfshini gjërat që ju tmerrojnë dhe në fund të ditës përballuni me to!
Bëni gjëra që shkojnë përtej pritshmërive tuaja. Vendosni qëllime në jetë të cilat nuk mund t’i arrini as për 100 vjet.
Dhjetëfishoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja, që t’ju frikësojnë me të vërtetë. Duhet të rritesh vazhdimisht e të bëhesh gjithnjë e më ambicioz. Për shembull, njësoj sikur Kurrizoja i Notre Damit të ftojë në një takim romatik Marilyn Monroe. Sigurisht, kjo kërkon guxim të madh për t’u bërë, por mund t’ia dilni.
Filloni të shikoni mundësi atje ku gjithë të tjerët shohin kufizime.
6 gjëra që njerëzit e suksesshëm i bëjnë
Padyshim se të gjithë njerëzit e suksesshëm punojnë fortë për suksesin e tyre. Dihet se ai nuk vjen papritur dhe pa një plan veprimi. Mirëpo, a e dini cilat janë shprehitë apo zakonet që njerëzit e suksesshshëm kanë?
Më poshtë ne po i përmendim vetëm disa prej tyre. Janë disa udhëzime të thjeshta dhe të shkurtëra që do t’ju ndihmojnë edhe juve nëse provoni t’i praktikoni. Duhet të merrni mësim nga më të mirët!
Ata e dinë çfarë duan
Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të marrë gjithmonë atë që dëshirojnë është se së pari ata e dinë çfarë dëshirojnë! Kur e dini se çfarë dëshironi, do të dini gjithashtu se si të merrni atë që dëshironi.
Ata mësojnë
Ju mund të keni dëgjuar për thënien e vjetër që thotë: “Udhëheqësit e mëdhenj janë lexues”. Në pjesën më të madhe kjo është e vërtetë. Njerëzit e suksesshëm lexojnë dhe mësojnë aq sa munden për atë që duan, në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë.
Nëse jeni kurioz se si të merrni atë që dëshironi, atëherë filloni të lexoni një libër. Kaq e thjeshtë!
Ata i bëjnë gjërat kuptimplotë
Një nga gjërat më të fuqishme që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të marrë gjithmonë atë që duan është që ata përpiqen t’i bëjnë të gjitha gjërat kuptimplota.
Kjo do të thotë se ata sigurohen që çdo përpjekje për të cilën ata vendosin të fillojnë ka kuptim për ta. Ata e dinë dhe e kuptojnë se ia vlen barra qiran vetëm atëherë kur ka rëndësi për ta.
Ata pyesin
Një gjë e madhe që njerëzit e suksesshëm gjithmonë bëjnë për të marrë atë që dëshirojnë është kjo: ata pyesin. Shumica e njerëzve janë shumë të trembur për të kërkuar atë që dëshirojnë me të vërtetë.
Nëse jeni shumë të trembur për të pyetur ju nuk mund të dini kurrë se si të merrni atë që dëshironi. Pra, mos u bëni si shumica e njerëzve.
Ata ndërmarrin veprime
Plani pa veprim është i padobishme. Njerëzit e suksesshëm e dinë që për të marrë gjithmonë atë që dëshirojnë, ata duhet të ndërmarrin veprime masive. Kurrë mos e lini synimin tuaj të ju frikësojë.
Me fjalë të tjera, sa më shpejt që të vendosni të dëshironi diçka aq më shpejt do ta merrni atë. Pra sapo të keni një plan veprimi filloni ta inplementoni!
Ata e përdorin kohën e tyre me mençuri
A keni dëgjuar ndonjëherë për kohën NET? Bëhet fjala për “No Extra Time” (S’ka kohë shtesë).
Për shembull: kur jeni duke vozitur apo udhëtuar me transport publik dëgjoni vetëm muzikë apo dëgjoni një audiolibër? Njerëzit e suksesshëm e marrin seriozisht kohën NET.
Merrni vetë disa libra audio në mënyrë që të filloni të dëgjoni librat më të mirë të biznesit dhe të vetëpërmirësimit. Këtë mund ta bëni derisa jeni në rrugës për të punë çdo mëngjes.
4 njerëz që duhet të keni pranë
Të jesh i suksesshëm nuk ndodh brenda ditës. Në realitet, ekzistojnë një sërë faktorësh që e çojnë një sipërmarrës drejt suksesit. Përkushtimi në punë dhe dëshira për të ecur përpara janë një të domosdoshmëri për sukses.
Zhvillimi personal ju bën të suksesshëm po aq sa shoqërimi me njerëzit e duhur.
Njerëzit që zgjedhim të rrethohemi ndikojnë drejtëpërdrejt në mënyrën se si ne mendojmë, veprojmë dhe ndiejmë çdo ditë. Suksesi sipërmarrës paracaktohet pak a shumë si suksesi i çdo aspekti tjetër të jetës.
Një lojtar i ri i futbollit do të ketë sukses nëse e rrethon veten me njerëz që e shtyjnë të bëhet më i mirë, jo me njerëz që e shpërqendrojnë nga potenciali i tij. Rrethimi me njerëzit e duhur ndihmon që suksesi të vijë natyrshëm tek ju.
Këta janë disa nga njerëzit që duhet t’i mbani afër gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit.
Punëtorë të palodhshëm
Me siguri njihni dikë që është një punëtor i palodhshëm, ose ndoshta jeni vetë një i tillë. Këta lloj punëtorësh na shtyjnë të punojmë më shumë çdo ditë.
Matja e suksesit personal kundrejt suksesit të një tjetri është si krahasimi i mollëve dhe portokallve, por matja e pasionit të punës suaj me atë të punëtorëve të tjerë mund t’ju frymëzojë. Pasioni dhe angazhimi i vërtetë krijojnë një biznes të suksesshëm.
Njerëz pozitivë
Njerëzit kanë tendencë të jenë më të mirët në atë që bëjnë nëse janë të lumtur. Qëndrimet negative mund të zvogëlojnë etikën e punës dhe ato nuk ofrojnë frymëzim për sukses ose inovacion. Rrethimi i vetes me njerëz negativë mund të dëmtojë krijimtarinë tuaj.
Njerëzit me qëndrime pozitive në të vërtetë kanë efektin e kundërt, duke lehtësuar kërcimin tuaj drejt suksesit. Lumturia brenda vendit të punës mban moralin lartë dhe do t’ju frymëzojë të ecni para.
Njerëzit që bëjnë pyetje
Albert Ajnshtajni dikur tha se “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndalojmë së pyeturi.” Si sipërmarrës, duhet të bëjmë vazhdimisht pyetje për veten dhe biznesin tonë.
Megjithatë, asnjë person i vetëm nuk mund të bëjë të gjitha pyetjet e rëndësishme. Njerëzit që bëjnë pyetje japin një këndvështrim tjetër në lidhje me një çështje apo një ide. Madje këto pyetje përfundimisht mund të përparojnë biznesin tuaj. Perspektiva është gjithçka.
Ëndërrimtarët
Ndoshta të gjithë sipërmarrësit konsiderohen si “ëndërrimtarë”. Ne e dim se të vendosësh disa objektiva dhe t’i arrish ato janë dy gjëra krejt të ndryshme. Për të mos hequr dorë, duhet të rrethojmë veten me njerëz që kanë qëllime të ngjashme me ne.
Këta ëndërrimtarë mjafton t‘i mbash afër dhe do t’ju shtyjnë të keni plane të mëdha për veten dhe të jeni më të suksesshëm. “Më thuaj me kë rri të të them cili je.” Sigurohuni të përfshiheni me njerëz që ju nxisin, ju frymëzojnë dhe ju motivojnë të bëni më shumë.
Ndërsa biznesi juaj rritet, kjo nënkupton ndryshimin e miqve dhe kolegëve. Kjo është jeta. Thjesht besoni se përkushtimi në punë, pozitiviteti dhe vendosja e objektivave të qartë do t’ju shtyj të arrini jetën që ëndërroni.
Suksesi sipas njerëzve të suksesshëm
Këta janë ndër personazhet më të suksesshëm të botës së artit, kulturës, shkencës dhe politikës. Nga secili prej tyre mund të mësojmë diçka në lidhje me atë se çfarë ka përfaqësuar suksesi për ta.
“Kushdo mund të jetë i suksesshëm. Nëse ia përsërisni vetes disa herë këtë gjë, mund të jeni edhe ju i tillë një ditë.” John Lennon
“Në botën e fakteve, të dobëtit nuk ndëshkohen dhe as të fortët nuk shpërblehen. Suksesi është për të fortët, dështimi është për të dobëtit.” Oscar Wilde
“Një mashkull që ka qenë i preferuari i padiskutueshëm i nënës së tij, mban qëndrimin e brendshëm të një pushtuesi, besim të plotë në sukses dhe kjo, si përfundim, e çon drejt suksesit të padiskutueshëm gjatë jetës së tij.” Sigmund Freud
“Për të bërë përparime të mëdha, ne nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë, jo vetëm të planifikojmë, por edhe të besojmë.” Anatole France
“Zgjuarsia për të arritur suksesin gjendet në veshin e atij që dëgjon, dhe jo në gjuhën e atij që flet.” William Shakespeare
“Suksesi është si të arrish një qëllim të rëndësishëm dhe të kuptosh se është gjithmonë i njëjti.” Audrey Hepburn
“Duhet të mos u predikojmë të rinjve se suksesi është qëllimi i vetëm në jetë. Arsyeja më e rëndësishme për të punuar në shkollë dhe në jetë është kënaqësia në punë, kënaqësia për rezultatin e saj si dhe vetëdijësimi i vlerës e rezultatit për komunitetin.” Albert Ajnshtajn
“Të gjithë ata që kanë sukses në jetë, kanë aftësinë t’i shfaqin mangësitë dhe dobësitë e tyre si forcë. Për ta bërë këtë duhet t’i njihni këto mangësi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë dhe precize.” Friedrich Nietzsche
“Gjyko suksesin tënd në lidhje me atë që të është dashur të heqësh dorë për ta arritur.” Dalai Lama
“Kurrë nuk mund të kisha bërë atë që kam bërë pa përpikmërinë, rregullin dhe vendosmërinë për t’u përqëndruar vetëm tek qëllimi i radhës.” Charles Dickens
“Suksesi nuk ka as shije, as erë, dhe kur mësoheni me të do t’ju duket sikur nuk ekziston.” Marisa Paredes