Suksesi ne dashuri

  • dua.com Team ·
  • 18.05.2022 ·
  • Dashuri ·
  • 3 min read

Suksesi ne dashuri, Kur nisim një lidhje me qëllime të mira të gjithë duam të funksionojë. Fatkeqësisht, suksesi në dashuri nuk është i garantuar.  Megjithatë ka disa teknika, apo sekrete, që ndihmojnë që suksesi në dashuri të arrihet.

Tek e fundit mos harroni se me vullnet të dyanshëm, përkushtim dhe komunikim asgjë nuk është e pa arritshme. Prandaj mos u dëshpëroni. E rëndësishme është ti shmangni gabimet e mëdha dhe të fokusoheni që lidhja të funksionojë.

Suksesi në dashuri vjen nëse e merreni shtruar

Kur stresoheni për probleme që akoma nuk kanë lindur ju i paraprini atyre. Prandaj sado që tingëllon e thjeshtë, mos u stresoni. Kur të jeni të qetë rrjedha e lidhjes tuaj do të shkojë më mirë. Ju nuk do të veproni dhe nuk do të silleni nën presionin e stresit apo nervozës. Mirëpo do të reagoni ashtu si e shihni të arsyeshme. Prandaj merreni shtruar. Shijojeni marrëdhënien tuaj dhe jepni më të mirën prej vetës për të.

Mos harroni pavarsinë, ëndrrat dhe qëllimet tuaja

Që të jeni të lumtur në lidhje ju duhet të jeni të lumtur edhe si individ. Prandaj edhe kur jeni në një lidhje mos harroni pavarësinë, ëndrrat dhe qëllimet tuaja si individ. Vazhdoni të jeni po ai person që keni qenë edhe para se te hynit në atë marrëdhënie. Tek e fundit duhet të ketë shumë arsye pse partneri juaj u dashura tek ju. Prandaj punoni për ëndrrat dhe për qëllimet tuaja. Jini vetvetja.

Shiheni lidhjen si bonus, e jo si domosdoshmëri

Dashuria padyshim që e pasuron jetën tuaj. Ju keni dikë me të cilën e ndani jetën, gëzimin, hidhërimin. Krijoni kujtime të bukura por edhe keni ditë të thjeshta, e të zakonshme. Keni një krahë për tu mbështetur. Prandaj shiheni dashurinë si një bonus në jetën tuaj. Si një vlerë të shtuar. Vlerësojeni personin qe e keni afër vetës dhe dashurinë gjithmonë shoqërojeni me respekt. Vetëm kështu do të ndiheni të plotësuar.

Mos luani lojëra, me to nuk arrihet suksesi në dashuri

Nëse e dashuroni personin që e keni në krah atëherë mos luani lojëra. Të jeni të sigurtë se është kaq e thjeshtë. Pra, mos provokoni, mos gënjeni dhe mos luani lojëra. Asnjëherë mos nxisni xhelozi apo mosbesim te partneri juaj. Bëhuni të drejtpërdrejtë me partnerin apo partneren tuaj. Komunikoni dhe shprehni ndienjat dhe mendimet tuaja.  Me fjalë të tjera, nëse e vlerësoni vetën dhe marrëdhënien në të cilën ndodheni, silluni si person i rritur!

Së shpejti, dua Token, dua Friends, dua Biz dhe shumë befasi!

Në bashkëpunim me partnerin AllianceBlock, dua.com së shpejti do ta lancojë DUA Token!  dua.com po synon të ndërtojë një platformë nga e cila do të përfitojnë të gjitha ekonomitë e web2 dhe web3 dhe ku njerëzit mund të marrin pjesë si përdorues apo mbajtës të Tokenit.
Në anën tjetër, së shpejti për përdoruesit tanë do të jetë në dispozicion edhe dua friends, për krijimin e miqësive si dhe dua biz, për krijimin e lidhjeve biznesore. Platforma jonë është e dedikuar t’ju ndihmojë të krijoni të gjitha lidhjet për të cilat keni nevojë!

dua.com Team

Related