Kodi i veshjes
- ·
- 02.11.2020 ·
- ·
- 3 min read
Kodi i veshjes luan një rol kyç për sa i përket paraqitjes tuaj. Duke u bazuar në veshjen tuaj shumë njerëz krijojnë një përshtypje të parë.
Në shumë evenimente, ose ambiente zyre disa rregulla veshjeje duhet të zbatohen me patjetër për të shmangur keqkuptime të mundshme. Ne po ju listojmë disa rregulla që kodi i veshjes këshillon me domosdoshmëri që të ndiqen për paraqitjen tuaj.
Meshkujt në zyrë
Ne veshje serioze, kryesisht tek meshkujt qe veshin xhakete, mbani mend se butoni i mesit duhet mberthyer gjithnje, por kurrë butoni posht tij.
Maja e kollares nuk duhet te varet deri poshtë rripit të pantallonave, as shumë lartë por duhet të qëndrojë pikërisht aty ku mbaron këmisha juaj dhe fillon rripi i pantallonave. Nëse po vishni një këmishë pa xhaketë nuk keni nevojë për kollare.
Nëse fusni këmishën brenda pantallonave ju duhet patjetër një rrip. Dhe mos harroni, rripi duhet të ketë të njëjtën ngjyrë me këpucët tuaja. Çorapet duhet të jenë të gjata mjaftueshëm sa të mos ju duket kërciri i këmbës kur uleni, kjo vlen veçanërisht për meshkujt.
Femrat në zyrë
Kur vishni një këmishë ose bluzë me jake dhe pulla, nuk duhet kurrë të zbërtheni më tepër se dy pulla.
Bizhut. Asnjëherë mos vendosni një set të plotë të bizhuve tuaja, pra vëth, varëse, unazë dhe byrzylyk që janë set. Zgjidhni të vendosni nje varëse që kombinohet me unazën tuaj, ose vathë që kombinohen me orën byrzylykun tuaj.
Nëse doni të vishni fustan të shkurtër sigurohuni që qafa juaj të mbulohet, ose nëse doni të zbuloni shpatullat tuaja, fustani duhet të jetë i gjatë deri në fund të këmbëve i gjatë dy pëllëmb poshtë gjurit. Kështu evitoni të dukeni vulgare.
Bluza që vishni në zyrë nuk duhet të jetë kurrë më e hapur se tre gishta nga kalvikula juaj
Një këmishë ose bluzë zyre mund të tregojë krahët tuaj por kurrë s’duhet të jetë me rripa ose që ekspozojnë shpatullat dhe kraharorin tuaj. Këto janë disa rregulla të thjeshta veshjeje por ka shumë më shumë sesa kaq. Synimi është të dukeni elegant dhe të keni stil njëkohësisht.