Komplimente per vajza
- dua.com Team ·
- 26.04.2020 ·
- ·
- 4 min read
Komplimente per vajza. Fjalët kanë fuqi magjike. Ato hapin portat e zemrës. Ka shumë fjalë që vajzë kanë dëshirë t’i dëgjojnë. Në shumicën e rasteve ato kanë dëshirë të dëgjojnë komplimente por edhe fjalë të tjera të bukura.
Pra nëse jeni në një lidhje asaj definitivisht do t’i pëlqej të dëgjoj kompliment. Ne kemi kërkuar dhe kemi gjetur nëntë fjalë të cilat vajzat kanë me të vërtetë dëshirë të dëgjojnë. Lexoni ato më poshtë.
Të dua
Të dua gjithmonë është një fjalë që gjithmonë duhet t’a thuash por vetëm nëse me të vërtetë e duani atë. Për vajzat këto dy fjalë të magjishme janë shumë të rëndësishme. Pra, sigurohuni të ja thuani në një vend dhe kohë të duhur. Mirëpo pse jo edhe kur ajo më së paku e pret!
Mezi pres të të shoh
Mezi pres të të shoh’ është fjala e cila çdo vajzë do i pëlqente ta dëgjoj. Nga kjo fjalë ajo do të ndjehet e vlefshme dhe do të mendoj për ju.
Jam i lumtur që të kam ty
I thoni se ajo është e vetmja për ju. Nëse nuk është ajo, ju do të ishit ende beqarë. Vajzat e adhurojnë të jenë me burra të dashur dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ju treguar se ju jeni të sjellshëm dhe të ju falemnderoni atë për personin që është. Tregoni asaj se jeta juaj është e bukur vetëm sepse ajo është pjesë e jetës suaj.
Çfarëdo që të ndodh unë gjithmonë do të jem pranë teje
Dhuroni asaj një mbështetje. Tregoni të dashurës tuaj se çfarëdo që të jetë situata ju gjithmonë do të jeni me të. Bëjani të ditur se përkrahja e juaj kur do nuk do t’i mungojë. Kjo do të krijoj një imazh të bukur në mendjen e saj.
Je shumë e bukur
Të ja thuani një vajze se sa e bukur duket do të bëni që zemra e saj të fluturoj. Kur ju i thoni një vajze se po duket e bukur, zgjeroje fjalën më shumë dhe bëhuni të kjartë me komplimentin tuaj. Në vend se të thoni ‘Po dukesh e bukur’, thoni diçka sikur ‘Buzëqeshja jote po më zbukuron ditën time’.
Dëshiroj të kaloj jetën time me ty
Nëse ndjeheni rehat dhe e dini se vajzën që ju e doni është e duhur atëherë përdorni këto fjalë dhe bëje partner të jetës. Ju poashtu do të ju vërtetoni asaj se ju e keni seriozisht me të dhe mezi po prisni të kaloni jetën me të.
Komplimentet
Ne kemi menduar për disa komplimente dhe mendojmë se këto mund të përdoren që vajza juaj të ndjehet e lumtur.
Ato janë: ‘Kam nevoj për ty’, ‘Je e bukur’, ‘Të mbështesë’, ‘Jam me fat që të kam ty’, ‘Faleminderit’, ‘Të vlerësoj’, ‘Jam mirënjohës për ty’, e të tjera. Mirëpo është shumë e rëndësishme që t’i thoni këto fjalë vetëm pasi t’i ndieni me të vërtetë.
Dua të të përqafoj
Kur ajo ka një problem dhe nuk duket mirë thuani se ju doni ta përqafoni ajo definitivisht do të dëshirojë të ju përfaqoj dhe do të ndjehet edhe më mirë pastaj. Mos harroni se përqafimet janë magjike.
Të bëjmë shopping
Epo nuk është se vajzat kanë nevojë per lutje për shopping. Ato e bëjnë edhe vet dhe kënaqen. Mirëpo nëse e ftoni të shkoni bashkë ajo do ta kuptoj se ju dëshironi të kaloni kohë me të. Kjo ftesë padyshim që do ta bëjë shumë por shumë të lumtur!
Kjo ishe per sa i perket artikullit “Komplimente per vajza”