Martesa pa deshire – Si ndodhin dhe a zgjasin?
- dua.com Team ·
- 24.04.2023 ·
- Lifestyle ·
- 8 min read
Martesa pa deshire tingëllon si gjëja më e trishtë që mund t’ju ndodh.
Mirëpo fatkeqësisht, ato nuk janë edhe të rralla, as në shoqërinë tonë, as në shoqëritë perendimore.
Ato kanë ndodhur në përgjithsi në shoqërinë shqiptare në kohët e më hereshme, për shkak të metodave që janë pëdorur për t’i martuar vajzat.
Fatmirësisht, sot numri i tyre është shumëfish më i vogël se që ka qenë dikur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ato nuk ndodhin edhe sot.
Kur bëhet fjalë për martesën, duhet të kemi parasysh që bëhet fjalë për një vendim jetësor.
Kur martohemi, ne vendosim të ndajmë të mirën dhe të keqen me atë person.
Ashtu siç thotë edhe premtimi i shenjtë për martesë, ‘Deri sa vdekja të na ndajë”. Mirëpo, që një martesë të jetë funksionale, dashuria është fundamentale.
Por, nëse martesat pa dëshirë ndodhin, si është rrjedhoja e tyre? A zgjasin, apo përfundojnë në divorce? Çfarë ndodh nëse dashuria është e një anshme?
Për të mësuar këto dhe më tepër, lexoni këtë blog deri në fund!
Çka është martesa pa deshire?
Si përkufizim, martesa pa deshire cilësohet atëherë kur të dy partnerët, ose të paktën njëri prej tyre, ka hyrë në këtë martesë pa dashuri dhe pa deshire.
Një martesë e tillë, pra martesa pa deshire, është një martesë false, e sforcuar dhe pa dashuri. Fatkeqësisht, studimet sociologjike tregojnë se martesat e pavullnetshme sjellin familje të pa lumtura dhe fëmijë të dëshpëruar.
Mosmarrëveshjet, konfliktet, dhuna psiqike dhe dhuna fizike janë disa nga elementet që kanë tendeca të shfaqen në këto martesa me kalimin e kohë.
Sipas ekspertëve, sado që mund të kamuflohet në fazat e para, mungesa e dashurisë dhe e dëshirës shpërfaqet më vonë në raport.
Për këtë arsye, këshilla jonë është që të shmanget në çdo mënyrë një martesë e tillë.
Ne besojmë se martesa është domosdoshmëri kur ka dashuri, mirëpo në anën tjetër, mungesa e dashurisë dhe dëshirës e shkatrrojnë atë.
Cilat janë shkaqet për martesa pa deshire?
Martesa pa deshire apo dashuri mund të ndodh për arsye të ndryshme. Si në shoqërinë shqiptare, ashtu edhe në shoqëritë e tjera.
Kryesisht shoqëritë e pazhvilluara, ku kualiteti i jetës së njerëve është shumë i ultë dhe karakterizohen nga varfëria, mugesa e shkollimit, etj.
Aty ku martesa e vajzave shpesh shihet si shkëmbim, tregëti, marrëveshje familjare apo çkado tjetër, që nuk ka të bëjë me dashurinë.
Mirëpo ka edhe shumë shkaqe e rrethana të tjera që çojnë drejt një martese pa dëshirë.
Për këtë arsye në këtë artikull do të shtjellojmë së bashku me radhe dhe cilat janë zakonisht shkaqet që çojnë deri te një martesë pa dëshirë.
Martesa me shkuesi apo msit
Martesat me shkuesi apo me msit janë të njohura në shoqërinë shqiptare. Një martesë e tillë bëhet pa pëlqimin e çiftit, e veçanërisht të vajzës.
Pra, sipas rregullave të shoqërisë kosovare, bazuar në rregullat dhe normat shoqërore të Kanunit të Lekë Dukagjinit, vendimi për martesën e vajzës i takon familjes.
Me fjalë tē tjera, meshkujve të familjes së saj. Babait, vëllëzërve dhe xhaxhallarëve.
Ata vendosnin se në cilën familje ishte më e përshtatshme ta martonin vajzën e tyre, nga të gjitha familjet që e kërkonin dorën e saj për martesë.
Ata fokusoheshin se sa e mirënjohur ishte familja, sa pasuri kishte, e elemente të tilla.
Më tepër se sa tek djali që do të bëhej burri i vajzës së tyre, te përputhshmëria mes tyre, e aq më pak te dashuria.
Çifti nuk takohej asnjëherë deri në ditën e martesës. Pra, praktikisht, martoheshin me një të huaj, vetëm që të mos e kundërshtonin familjen.
Një martesë e tillë mund të cilësohet fare thjeshtë si një martesë pa dëshirë.
Edhe pse për shumë vite kjo ka qenë metoda kryesore përmes të cilës janë bashkuar të rinjtë shqiptarë.
Mirëpo vlen të thuhet se edhe nga këto martesa kanë rezultuar shumë familje të suksesshme, që kanë pasur një jetë të lumtur.
Martesa për interes financiar apo martesa pa deshire
Një nga llojet e martesave që bëhen pa dëshirë por me qëllime të tjera, janë edhe martesat për interese financiare.
Sado që tingëllon e trishtë, ka persona që martohen pa dëshirë apo dashuri, vetëm për interes financiar.
Pra, kur njëri nga partnerët manipulon me partnerin tjetër që është në gjendje më të mirë financiare dhe hyn në martesë me të vetëm për shkak të pasurisë së tij apo saj.
Më të rrezikuarit në këtë aspekt janë personat që gëzojnë pasuri apo trashëgimi të madhe.
Disa partner/e opurtunist/e janë në gjendje ta manipulojnë partnerin tjetër për një martesë pa dashuri, vetëm për para.
A rrinë njerzit të martuar për çështje financiare ne martesa pa deshire?
Fatkeqësisht, qëndrimi në një martesë për arsye financiare ndodh shpesh. Pra, edhe kur dashuria apo mirëkuptimi shpenzohet.
Kjo sepse martesa kursen në koston e kujdesit për fëmijët. Kur bashkëshortët janë bashkë, bashkëshorti tjetër mund të kujdeset për fëmijët.
Kurse kur janë të ndarë njëri bashkëshort duhet të punojë njëri të kujdeset për fëmijët.
Kjo disa çifteve u përshtatet më shumë në krahasim me pagesën për kujdesin e fëmijëve kur ndahen.
Sado që tingëllon e vrazhët, realiteti ndonjëherë është ky.
Martesa per dokumentacion
Migrimi nga vendet e varfëra në vendet e zhvilluara perendimore ka bërë që njerëzit të gjejnë metoda të ndryshme për të fituar një jetë më të mirë.
Një nga këto mënyra për shumë emigrantë ka qenë martesa me shtetas të huaj. Duke u martuar me një person që është vendas në shtetin perendimor ku emigrant/ja pretendon të jetojë ai/ajo fiton të drejtën e qëndrimit.
Për këtë arsye mund të themi lirsht se martesa të tilla kanë ndodhur shumë shpesh, në shoqërinë shqiptare dhe në shoqëritë e tjera.
Martesa per dokumentacion zakonisht zgjatë për disa vite, deri sa personi tjetër të arrijë qëllimin e tij, që është rregullimi i dokumentacionit në shtetin përkatës.
Në këtë rast, viktima gjithmonë është partneri/ja tjetër i /e cili/a martohet duke pasur në mendje dashurinë.
Pa menduar se qëllimi i tjetrit apo tjetrës është martesa vetëm me interes për dokumentacion.
Si përfundojnë këto martesa?
Kur flasim për martesa pa deshire është e vështirë qe të definojmë se si ecin ato nga fillimi deri nê fund.
Secili rast është unik dhe si fillimi, ashtu edhe fundi i një martese pa dashuri mund të marri rrjedhoja të ndryshme.
Sipas ekspertëve që mirren me problemet e çifteve, çeshtjet martesore dhe problemet familajre, martesat pa deshire nuk rezultojnë me një fund të lumtur.
Meqë në këto martesa mungon baza kryesore e një martese, që është dashuria, gjasat që të mungoj edhe shtylla e dytë e martesës janë shumë të mëdha.
Bëhet fjalë për respektin në çift ndaj njëri-tjetrit. Ekspertët thonë se mungesa e dashurisë, pasionit dhe empatisë ndaj njëri-tjetrit, çon edhe deri në komunikim jo të duhur dhe mungesë respekti.
Kjo mund të bëjë krisjet martesore më të lehta kur vjen fjala e martesat pa dëshirë, krahasuar me ato martesa baza e të cilave është dashuria ndaj njëri-tjetrit.
Për këtë arsye dhe shumë të tjera, gjasat që një martesë pa dëshirë të përfundojë nē divorc janë shumë të mëdha.
Madje, sipas njohësve të çështjeve, edhe nëse përkundër problemeve, çifti vendos ta vazhdojë martesën, do të kemi të bëjmë me një martesë pa lumturi.
Një martesë që karakterizohet me konflikte dhe mungesë të harmonisë martesore.