Mashkulli tërheqës – Ja disa këshilla të vlefshme
- dua.com Team ·
- 10.09.2020 ·
- No Category ·
- 4 min read
Mashkulli tërheqës? Ka shumë konfuzion në botën e takimeve këto ditë në lidhje me atë se çfarë duan femrat prej meshkujve. Si duhet të sillen, të veprojnë, apo edhe se çfarë duhet të bëjnë që të jenë më tërheqës.
Pikat në këtë artikull kemi sjellë disa këshilla për t’ju ndihmuar t’i afroheni dashurisë përmes një lenteje të re, më të qartë.
Ajo do përkrah një mashkull
Së pari duhet të kuptoni se një femër nuk do një mashkull që të jetë romantik dhe i butë 24 orë. Romanca duhet të jetë e pranishme, kjo nuk diskutohet, megjithatë, çdo gjë ka masën e vet.
Një femër dëshiron të dijë se ti kujdesesh mjaftushëm për të. Por, pavarësisht të gjithave dëshiron që ju të jeni në radhë të parë Mashkulli i saj. Ajo dëshiron të dijë se mund të mbështetet tek ju, dhe se mund të ndjehet e mbrojtur gjithashtu. Ka nevojë për një burrë që do ta sfidojë dhe do ta ndihmojë të rritet. Kjo është për të një mashkull tërheqës.
Mjaft i idealizuat femrat
Dashurojini. Adhurojini. Kujdesuni për to. Respektojini. Vlerësojini.
Por, mos i idealizoni, kurrë!
Shumë meshkuj i vendosin femrat në një piedestal që në thelb i kthen ato në krijesa mitike si njëbrirëshi. Kjo është një ide e keqe, sepse nuk do të mendoni kurrë se jeni i mjaftueshëm për të pasur vëmendjen e saj. Askush nuk eshte perfekt. Askush nuk është pa të meta. Askush nuk është mbinjerëzor.
Ndryshoni mënyrën sesi i afroheni asaj. Nëse nuk e shihni si një qenie njerëzore ashtu si ju (dhe gjithë të tjerët), atëhere nuk keni për të pasur kurrë një femër pranë jush. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të jeni në gjendje të bëni biseda normale me femrat, pavarësisht se çfarë bëjnë ose si duken.
Respektoni veten
Ja një e vërtetë e sinqertë:
Një grua nuk do të dalë kurrë me ty nëse nuk të respekton. Dhe, ajo nuk do të të respektojë kurrë nëse TI nuk respekton veten tënde së pari.
Nëse e vendosni në piedestal duke ulur veten në sy të saj, ajo nuk do t’ju shoh të denjë për të, por do t’ju nënvlerësojë. Ndërtoni një jetë për të cilën mund të jesh krenar. Ndoshta mbani një forme të mirë fizike. Mësoni si të visheni mirë dhe të kujdeseni për veten tuaj. Zbuloni hobit tuaja dhe ji i lumtur me atë që je. Mënyra më e mirë për tu qënë një mashkull tërheqës është të jetosh një jetë tërheqëse. Me pak fjalë mos e lëshoni veten tuaj as pasi keni gjetur një partnere.
Kapërceni frikën tuaj të refuzimit
Mos u shqetëso, të gjithë e kemi këtë dreq frike të tëmerrshme refuzimi. Të gjithë e përjetojmë, pavarësisht se sa të sigurt jemi në vetvete. Por, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kapërcejmë atë. Thjesht do të thotë që bëhet gjithnjë e më e lehtë për tu kapërcyer ndërsa vazhdoni të zhvilloni veten si mashkull.
Pranoje REFUZIMIN si një proces normal të jetës tënde. Nuk është fundi i botës. Nëse mësoni ta pranoni këët ndjenjë, sado keq t’ju bëj të ndiheni do shihni se do tejkaloni shumë vështirësi në jetën tuaj. Shumë konflikte të brendshme do të zgjidhen, dhe do i thuash vetes: Cila është e keqja më e madhe që mund t’më ndodhë? Do t’më refuzojë! Ok, gjëra që ndodhin. Go for it!
Zhvilloni aftësi më të mira komunikimi
A e dini se: Qendra e komunikimit në trurin e një femre është 2.5 herë më e madhe se sa e një mashkulli? Nëse keni ndjerë ndonjëherë sikur e keni pasur më të vështirë të shprehni veten, ndjenjat dhe emocionet tuaja mos u shqetësoni nuk jeni i vetmi. Ajo që duhet të bëni është të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit. Sa më efektivisht të komunikoni interesat dhe mendimet tuaja, aq më mirë do të jeni duke biseduar me njerëzit në përgjithësi (ahem, femrat dmth).