Mos besimi ne dashuri

  • dua.com Team ·
  • 04.04.2022 ·
  • Dashuri ·
  • 3 min read

Mos besimi ne dashuri. Nëse pyesni “Cili është çelsi që një marrëdhenie të zgjasë?” njerëzit do të thonë: Komunikimi, besimi dhe respekti.

Mirëpo çfarë pas këtyre? A mjaftojnë këto që të krijohet një lidhje e gjatë dhe stabile? Nëse lexoni këtë artikull deri në fund do të kuptoni se nuk i shohim gjërat kaq bardh e zi. Duam të ju tregojmë se në mes këtyre të trijave që u përmendën më lartë ka edhe disa elemente tjera. Ndoshta po aq të rëndësishme.
Prandaj nëse doni të keni një lidhje të gjatë dhe stabile ja  çfarë këshillojmë ne…

Zhvilloni maturinë dhe pjekurinë tuaj emocinale

Para se të kërkoni pjekuri në çift punoni me vetën.  Bëhuni i sjellshëm dhe i respektueshëm.
I besueshëm, racional dhe jo egoist. Të gjitha këto e përbëjnë pjekurinë emocionale.
Kur të keni këtë nivel pjekurie për vete mund ta kërkoni edhe nga partneri. Kështu do të jeni njerëz më të mirë për njëri-tjetrtin.

Rishikoni pritshmëritë tuaja për dashurinë dhe ndienjat

Së pari, kujdes me pritshmërit tuaja. Nëse jeni në fillim të një marrëdhënie mos e idealizoni partnerin tuaj. Mos prisni nga ta të kenë ndonjë superfuqi. Mos harroni se edhe ata, si të gjithë të tjerët janë njerëz me të mira e me të meta. Kësisoji mbroni edhe ndienjat tuaja. Investohuni në to graudalisht, aq sa mund t’i kontrolloni. Mbi të gjitha përpiquni që në dashuri të jeni realist. Kjo  është e domosdoshme për një lidhje të gjatë. E dimë se dashuria vet është një ndienjë që të dërgon mbi re. Ama rrëzimi nga aty na dhemb. Kështu që keni kujdes!

Lidhuni për njëri-tjetrin

Nëse doni të jeni me dikë për tërë jetën kjo është një zgjedhje që duhet ta bëni çdo ditë. Përkundër të gjitha vështirësive që ju dalin përballë. Jetëgjatësia e marrëdhënies tuaj duhet të jetë prioritet.  Vetëm në këtë mënyrë ajo mund të bëhet realitet për ju dhe për partnerin tuaj. Mos besimi ne dashuri e bën lidhjen të pashëndetshme.
Të gjithë qëndrojnë bashkë në kohë të lumtura.  Esenca është ta bëni këtë edhe në ditë të vështira. Edhe kur ju duhet të bëni kompromise. Nëse ky është qëllimi juaj ju duhet të punoni për të çdo ditë.Sepse në fund të fundit dashuria është një zgjedhje. Një investim.

dua.com Team

Related