Psikologjia e dashurise dhe tetë llojet e saj

  • dua.com Team ·
  • 06.05.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 5 min read

Psikologjia e dashurise dhe tetë llojët e saj, Zhvilluar nga psikologu Robert Sternberg, teoria trekëndëshi i dashurisë u shfaq në Fondacionin Amerikan të Psikologjisë (APA) në vitin 1986. Që nga atëherë, njerëzve u pëlqen t’a përdorin atë për të përshkruar tri aspekte të rëndësishme të përkushtimit në një lidhje afatgjatë.

Idea është e thjeshtë, edhe pse aplikimi mund të jetë i vështirë. Sapo t’a keni kuptuar, do të mund ta përdorni për të përmirësuar dhe shpjeguar dashurinë tuaj.

Trekëndëshi i dashurisë

Sipas teorisë, dashuria ka tre përbërës që punojnë së bashku për të formuar një trekëndësh.

  • Intimiteti: Intimiteti është një ndjenjë e bashkimit dhe lidhjes. Kur pëlqeni njëri-tjetrin, pëlqeni aktivitetet dhe temat e bisedave, ndani sekretet dhe ndihmoni njëri-tjetrin të zgjidhni problemet personale. Mbusheni me energji pasi keni kaluar kohë së bashku.
  • Pasioni: Pasioni është pjesa me fishekzjarre e marrdhënies. Tërhiqeni fizikisht nga njëri-tjetri. S’mund të ndaloni së pari personin apo ndonjë fotografi të tyre. Ndjeni një lloj elektriciteti në ajër kur partneri juaj është afër.
  • Përkushtimi: Përkushtimi është zgjedhja që bëni çdo ditë për të qëndruar së bashku. Pra, premtimi se do të jeni aty për njëri-tjetrin për gjithë jetën.

Tetë llojet e dashurisë

Trekëndëshi i dashurisë përcakton tetë lloje të ndara të dashurisë, varësisht se në cilat këmbë të trekëndëshit prezantohen. Virtualisht çfarëdolloj lidhje dashurie të imagjinueshme mund të klasifikohet si njëri nga këto tetë lloje.

Jo-dashuria

Siç sugjeron emri, jo-dashuria ndodh kur asnjëra nga tri pjesët e trekëndëshit nuk ekziston. Kjo është si ndiheni për njerëzit që vijnë në jetën tuaj si njerëz të panjohur. Mbase mund t’i pëlqeni ose kënaqeni me kohën që kaloni me ta, por nuk jeni të ndërthurur me ta në asnjë mënyrë.

Miqësia

Kur intimiteti është e vetmja pjesë e trekëndëshit që është prezente atëherë ndodh miqësia. Ju pëlqeni njëri-tjetrin shumë, kënaqeni me bisedat që bëni, dhe ndani një nivel të thellë besimi që zakonisht ndodhë me njerëzit që i njihni.

Prap, ju nuk jeni ende të lidhur plotësisht dhe nuk i keni dhënë ndonjë premtim njëri-tjetrit për të qenë së bashku gjithmonë. A keni ndonjë mik/mike që flisni me të kohë pas kohe, por kur e bëni, duket sikur koha ska kaluar fare? Ky është lloji i miqësisë i shpjeguar këtu.

Të rënit në dashuri

Të rënit në dashuri nënkupton kur vetëm pasioni është i pranishëm. Flirtimet bien në këtë kategori ashtu siç bien edhe lidhjet fizike romantike. Kjo lloj tenton të jetë i fortë dhe i gjithë-përfshirë, por mund të digjet shpejtë kur është pa elementet e tjera.

Dashuria e zbrazët

Kur përkushtimi është pjesa e vetme e trekëndëshit, ndodh dashuria e zbrazët. Kjo është më së shumti e parë në martesat me ndërmjetësime, në të cilat partnerët nuk kanë pasur mundësi të bien në dashuri si dhe në martesat shumë vjeçare të cilat e kanë humbur shkëndijën.

Dashuria romantike

Dashuria romantike është produkt i pasionit dhe intimitetit. Shumica e lidhjeve bien në këtë kategori. Mund të ekzistoj ekskluzivitet dhe përkushtim ditë pas dite, por pa premtime afatgjata. Dashuria romantike shpesh përfundon para se të bëhet ndonjë përkushtim të madh afatgjatë.

Dashuria shoqëruese

Kjo është produkt i intimitetit dhe përkushtimit pa pasion. Kjo zakonisht shihet në martesat e gjata ku pasioni e ka të vështirë të mbahet. Prap, çifti ështe jashtëzakonisht i lidhur intimisht dhe kanë bërë përkushtime afatgjata ndaj njëri-tjetrit. Shumë çifte jetojnë të lumtur me dekada si pasojë e dashurisë shoqëruese. Ky lloj i dashurisë shpesh shihet edhe në lidhje të forta familjare dhe miqësi platonike.

Dashuria e vetëkënaqur

Kjo vjen si rezultat i pasionit dhe përkushtimit pa intimitet. Çiftet që zhduken pas disa ditësh që kanë filluar të dalin, bien në këtë kategori. Ndjenjat janë shumë të forta dhe shumë të vërteta, por nuk qëndrojnë mbi besimin dhe miqësinë e nevojshme që do t’i çonte në një lidhje afatgjatë të kënaqshme.

Dashuria e përkryer

Dashuria e përkryer ndodhë atëherë kur të trija pjesët e trekëndëshit janë prezente dhe në një balancë të barabartë. Konsiderohet si forma ideale e dashurisë, duke parashikuar kënaqjen afat-gjatë dhe mundësinë për të kaluar vështirësitë me humor.

Duke i bërë të gjitha bashkë

Përderisa teoria e trekëndëshit të dashurisë shpjegon se çfarë po ndodhë në lidhje, nuk e shpjegon se si pjesë të ndryshme të trekëndëshit shfaqen ose zhduken. Të gjitha lidhjet janë subjekt i rrjedhave, dhe asnjë lloj i dashurisë nuk është i zgjidhur dhe i pa-ndryshueshëm. Lidhjet kërkojnë punë dhe përpjekje për t’i mbajtur. Mje edhe dashuria e shoqërueshme mund të vdesë nëse nuk ushqehet.

dua.com Team

Related