Shenjat e Horoskopit – Karakteristikat e tyre
- dua.com Team ·
- 06.12.2022 ·
- Horoskopi ·
- 9 min read
Shenjat e horoskopit apo të zodiakut tregojnë karakteristikat për të lindurit në një shenjë të caktuar. Nga ana tjetër, shenjat e horoskopit na mundësojnë t’i njohim më mirë të tjerët, dhe kësisoj edhe ata, të tjerët na njohin neve!
Ju mos harroni se të dish se çfarë thotë horoskopi për ty do të thotë ta njohësh vetën në një mënyrë më të thellë, me të rrallë e më të veçantë.
Mësoni se cilat janë shenjat e horoskopit më të ndieshme. Cilat janë shenjat e zodiakut më të zgjuara, më dinake e më romantike. Duke e kuptuar këtë, ju e dini me çfarë po përballeni në raport me njerëzit.
Lexoni këtë artikull deri në fund, pa u lodhur të kërkoni më tepër! Mësoni gjithçka që duhet të dini rreth çdo shenje të horoskopi e kësaj teme. Kjo do të jetë e mjaftueshme që ju të informoheni siç duhet!
DASHI
Mars 21 – Prill 19
Element: Zjarri
Të pavarur dhe me vullnet të fortë! Kjo është fjalia që e përkufizon më së miri Dashin. Të lindurit në shenjën e dashit janë një forcë në të cilën mund t’i llogarsim.
Ja pse kësaj shenje nuk i pëlqen asgjë më shumë se një qëllim apo aventurë e re për t’u arritur. Duke e pasur një mision të ri para jetës ata ndihen të gjallë. Në momentin që mbesin pa një aventurë, ata ndihen bosh.
Ju mos harroni kurrë se ata bëjnë punën më të mirë kur fluturojnë vetëm dhe e dinë këtë. Dashi shquhet për vetëiniciative, udhëheqje e menahxim. Pasioni dhe energjia e tyre na mbajnë edhe neve të tjerëve në këmbë!
DEMI
Prill 20 -Maj 20
Element: Toka.
Të lindurit në shenjën e Demit janë një kombinim i mrekullueshëm i të qenit të qetë dhe punëtor. Në përgjithësi, demët janë të ndershëm dhe besnikë, herë pas here edhe tolerant ndaj ndonjë gabimi. Në përgjithësi, demin e shquajnë për pozitivitet dhe hare si dhe për siguri në vetvete.
Demi shquhet për vendoshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve. Kjo gjë zakonisht i çonë larg në jetë! Demët janë ata persona që do t’i mbajnë mend detajet e një bisede që keni pasur kohë më parë. Thënë ndryshe, demët kanë tendenca të jenë ata persona që ju bëjnë dhuratat më të mirëmenduara. Ju jeni me fat nëse keni një demë në jetën tuaj ose nëse jeni nje nga ta.
BINJAKËT
Maj 21 – Qershor 20
Element: Ajri.
Të lindurit në shenjën e binjakëve janë shumë të shoqërueshëm dhe të japin përshtypje se nuk janë asnjëherë të vetmuar. Si binjakë, ju shquheni për talente të shumta si dhe për gjallëri.
Shpesh herë e gjejnë vetën te dyzuar mes vendimesh dhe në udhëkryq. Kjo i bën të duken të pavendosur.
Binajkët janë persona komunikativ, që zakonisht kanë shumë ide! Biseda me ta është e nxehtë dhe në mendjen e tyre të zgjuar, zihet çdo gjë! Janë natyrë krijuese si dhe të paparashikueshëm. Zgjuarësia, puna dhe lëvizja e vazhdueshme i bëjnë të jenë një nga shenjat të zodiakut më të suksesshëm.
GAFORRJA
Qershor 21 – Korrik 22
Element:Ujë.
Intuita e personave që mbajnë shenjën e Gaforrës është krejtësisht e çuditshme! Gaforret kanë dëshirë të shoqërohen në grupe të vogla dhe preferojnë privatësinë dhe intimitetin. Shpirti i tyre krijues ju sjellë gëzim të gjithëve që i takojnë. Shquhen si njerëz familjarë, besnikë dhe të përgjegjshëm.
Gaforret cilësohen si një nga shenjat e horoskopit më kreative. Kanë shpirt artistik, janë të zotët në punët e dorës. Nganjëherë nervozohen shpejt, por kryessisht nervoza nuk u zgjatë shumë.
Në përgjithsi, kanë memorie të mirë. Shumicën e rasteve i arrijnë qëllimet që i vendosin vetës.
LUANI
Korrik 23 – Gusht 22
Element: Zjarri.
Personaliteti dhe prania e të lindurve nën shenjën e luanit janë mbresëlënëse për të gjithë! Kjo mund t’i frikësojë disa, por shpirti i tyre luftarakë gjithsesi se ju ndihmon të bëjnë lehtësisht miq.
Vetëbesimi që të lindurit e kësaj shenje, luanët, e kanë, do të jetë një pasuri për ta gjatë gjithë jetës së tyre. Janë persona me autoritet më të madh, zemërgjërë dhe mikpritës, mirërpo ndonjëherë edhe shumë ambicioz.
Një temë e zakonshme për të cilën mund të diskutosh lidhur me një person të shenjës së Luanit është romanca dhe dashuria. Nëse do jeni të vëmendshëm, keni për të vënë re se nuk do të hasni shumë njerëz të kësaj shenje të pamartuar apo të vetmuar. Nëse takoni një të tillë, mos krijoni një mendim përfundimtar, pa kontrolluar të gjitha skutat e errëta të jetës së tij.
VIRGJËRESHA
Gusht 23 – Shtator 22
Element: Toka.
Personat që bartin shenjën e virgjëreshës janë imazhi dhe ekuilibri i elegancës. Kjo relekton dhe është e dukshme në qëndrimin e tyre, në dukjen e në sjelljen e tyre.
Mos u habisni, atyre në përgjithësi, ju pëlqen të qëndrojnë të organizuar dhe të kenë një fokus të fortë në mbajtjen e gjërave estetike. Por nuk janë vetëm të hijshëm. Kanë edhe menquri vazhdojnë të kërkojnë njohuri dhe rritje intelektuale edhe më shumë me kalimin e moshës. Janë persona të ndijshëm.
Edhe pse ata ëndërrojnë shumë pak ëndrra të pamundura, Virgjëreshat shpesh kanë një tipar kontradiktor që duken si ëndërrimtarë të vërtetë- sikur janë të mbështjellë me ylber dhe po qëndrojnë mbi re, ndërkohë që llogjika e ftohtë e mendjes së tyre refuzon të besojë në këto ëndrra.
PESHORJA
Shtator 23 – Tetor 22
Element: Ajri.
Peshoret si shenjë kanë një rreth të madh shoqëror. Duhet të dini se mendjehapuria e tyre i ndihmon të shkoni mirë me pothuajse këdo. Përqendrimi në kujdesin për veten dhe reflektimin personal i ndihmojë peshoreve të ndërtojnë vetëbesimin e tyre me kalimin e kohës. Ata janë të kujdeshëm. Pshoret janë pozitive dhe romantike. Të përshtatshme si partner/e në lidhje dashurie.
Peshoreve nuk u pëlqen të jenë vetëm. Për këtë ata bëjnë zgjedhje të shkëlqyeshme në partnerë sidomos për ata që i zgjedhin për partnerë për gjithë jetën. Ajo bën gjithçka për ata që do, bën çdo gjë të nevojshme që një mardhënie të funksionojë. Peshorja është një artiste në dashuri. Të ndërtojë ura komunikimi është motoja e Peshores dhe aktivitetet tradicionale të shoqërimit janë ato që përdor: fjalë të këndshme, lule dhe muzikë të bukur. Me pak fjalë mund t’ia besosh zemrën një Peshoreje.
AKREPI
Tetor 23 – Nëntor 21
Element:Ujë.
Të lindurit në shenjën e Akrepit karakterizohen nga një mprehtësi, por kjo nuk është gjithmonë një cilësi negative. Akrepët kanë autencitet dhe vetëbesim. Megjithatë, nuk janë gjithmonë aq të ashpër sa duken. Sapo një akrep t’ju pranojë në jetën e tij/saj, ata zbuten. Janë këmngulës, por ndonjëhere dinë të jenë edhe sentimental. Karakterizohen nga thellësia e mendimit.
SHIGJETARI
Nentor 22 – Dhjetor 21
Element: Zjarri.
Shigjetarët karakterizohen si zemërgjërë, të arsyeshem si dhe udhëheqës e lider të mirë. Thuhet se: “Rruga më pak e udhëtuar është vendi i tyre i preferuar për të qenë!”. Që do të thotë se trimëria e tyre është e admirueshme dhe i bën të përshtatshëm për rolet drejtuese. Shigjetarët gjithashtu kanë shumë emergji dhe janë gjithmonë gati për të marrë një aventurë të re.
Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me durimin, për të mos thënë që janë më të paduruarit e horoskopit. Duan rezultate të shpejta, prandaj nuk pëlqejnë projektet afatgjata dhe zakonisht nuk i mbarojnë dhe vazhdojnë me projektin e radhës. Ndonjëherë nervozizmi i tyre mund të kthehet në agresivitet.
BRICJAPI
Dhjetor 22 – Janar 19
Element: Toka.
Të lindurit në shenjën e Bricjapit shquhen për rerfeksionizëm dhe standardet të larta. Edhe pse ndonjëherë këto mund të shihen edhe si pengesë, në fakt mund të jenë një nga superfuqitë e bricajpëve, kur trajtohen me mençuri. Bricjapët janë punëtorë, organizativë, realistë e besnikë. Janë miq të mirë që japin gjithmonë këshilla të vlefshme.
UJORI
Janar 20 – Shkurt 18
Element: Ajri.
Shpesh herë ujorët mund të bien në anën introverte të spektrit, por kjo nuk do të thotë që nuk dinë të argëtohen! Zakonisht janë një kombinim i lakmueshëm i inteligjencës e intuitës. Shpesh herë edhe kombinim i të qenit introvertë dhe ekstrovertë.
Ata kryesisht karakterizohen me maturi, besnikëri si dhe me lidhje të forta me njerëzit. Ujorët kanë imagjinatë të bujshme dhe janë shumë kreativ. Kur janë në ambiente ne të cilat ndihen rahat, peshqit shkëlqejnë! Ata dinë t’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të pranueshëm.
PESHQIT
Shkurt 19 – Mars 20
Element: Uji.
Zakonisht, të lindurit në shenjën e peshqive nuk janë në gjendje të lëndojnë as një mizë! Kjo është fakt! Ndjeshmëria është superfuqia e tyre. Mund thë themi lirisht se peshqit janë një pasuri për çdo ekip që i bashkohen ose ofrojnë mbështetjen e tyre. Në punë të gjithë janë të kënaqur me praninë e peshqive.
Vetëm për peshqit mund të thuhet se butësia është një virtyt i lartë i tyre. Ata kanë zemër të madhe dhe për ta ka shumë rëndësi ndjeshmëri. Megjithatë, duhet pasur kujdes sepse ndjenjat e tyre mund të lëndohen shumë lehtë! Shpesh herë peshqit janë edhe të turpshëm.
