Si ta kuptoj qe ajo me do

  • dua.com Team ·
  • 30.09.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Si ta kuptoj qe ajo me do? Shpesh herë është shumë e vështirë të kuptosh nëse i pëlqeni një femre, apo jo? Meshkujt mundohen që të mos i keqkuptojnë shenjat e tyre. Së pari sepse nuk duan që të lindin keqkuptime dhe së dyti sepse nuk duan të duken keq.

Megjithatë ka disa shenja të pagabueshme që ajo jo vetëm po flirton me ty por edhe që i pëlqeni. Mos harroni, ndonjëherë vazjat flirtojnë sepse ashtu e kanë në karakter, e njëjta gjë vlen të thuhet edhe për djemtë. Ndaj, mos merrni të mirëqënë çdo gjë që ju themi.  Shkurtimisht po ju listojmë shenjat më të dukshme të flirtimit dhe pastaj vendosni vet!

Kur ju sheh buzëqeshë automatikisht

Nëse një vajze i pëlqeni kur është afër teje fillon të qesh, ose buzëqesh pa vetëdije. Qysh në momentin  kur të sheh. E qeshura është shpesh një veprim i pavetëdijshëm kur i drejtohemi dikujt që na pëlqen.
Nëse vajza me të cilën po flisni duket shumë e këndshme dhe qesh me gjithçka që ju thoni, atëhere ëshë shenjë pozitive.
Akoma edhe më mirë nëse kur grupi qesh, ajo qesh dhe ju shikon juve në sy. Kjo është një shenjë e shkëlqyer.
Është një përgjigje natyrale në fund të fundit.

Kujdeset se si duket para jush

E vërteta është se vajzat duan gjithmonë të duken bukur. Pikë së pari për tu ndierë rahat me vetën, e pastaj për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Mirëpo nëse e vëreni se ajo kujdeset në mënyrë speciale për pamjen e saj kur takohet me ju, kjo është një shenjë e mirë. Prandaj në  këto raste mos i kurseni komplimentet për dukjen e saj. Ajo do t’i vlerësojë ato!

Tregohet e afërt me ju

Si ta kuptoj qe ajo me do? Afërsia është gjithmonë një pjesë e rëndësishme e tërheqies mes dy personave. Shpesh lëvizim për të qenë sa më afër dikujt që na pëlqen. Këta individë bëhen magnetikë për ne.
Nëse ajo zmbrapset ose i shmanget afrimitetit me ju nuk është shenjë e mirë ta nxisni më tej.
Në këtë situatë është mirë ta respektoni qëndrimin e saj.  Zgjidhja e duhur është ta pyesni drejtpërdrejtë personin nëse i pëlqeni apo jo.
Përndryshe kurrë nuk mund ta dini me siguri. Mos harroni, njerëzit janë shumë të vështirë për t’u lexuar!

dua.com Team

Related