Teatri i Butrintit

  • dua.com Team ·
  • 27.03.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Teatri i Butrintit u zbulua nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini, në vitet 1928-30. Skena përbëhet nga paraskena dhe prapaskena.

Greqia antike e kishte Dodonën por ne e kemi Teatrin e Butrintit. Prandaj sot në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit na takon ta kthejmë vëmendjen nga kjo pasuri e jona kulturore. Zbulimi më i madh i tij ishte gjetja përballë skenës e një radhe shtatoresh duke përfshirë këtu edhe ‘Hyjneshën e Butrintit’. Teatri i parë ishte i stilit grek dhe duhet të ketë qenë përdorur nga besimtarët si dhe priftërinjtë.

Teatri i shekullit të tretë para Krishtit me 2500 ulëse

Shpella e teatrit shtrihet brenda një strukture katrore, e mbështetur nga mure anësore të përforcuara me qoshe. Imitim të një modeli të njohur të teatrit në Dodona. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës.
Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena.
Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve. Shkallët kanë pesë ndarje dhe gjatësi rreth 1 metër. Ndarja e ulseve bëhej sipas statusit. Në rreshtat e para pranë skenës uleshin njerëzit më autoritarë, me hapsirë të posaçme për të shlodhur këmbët. Mendohet se teatri i butrintit kishte një kapacitet prej 2500 vendesh. Ky teatër u ndërtua në shek IV-III-të para Krishtit. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri. Aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës.

Qyteti i ndërtuar nga të ikurit e Trojës

Parku Arkeologjik i qytetit të Butrintit është ndër monumentet më të rëndësishme kulturore dhe arkeologjike të shtetit shqiptar.
Butrint vizitori gjen monumente nga tempujt helenikë, që e kthejnë në shekullin IV para Krishtit. Qytetin e Butrintin e vizitojnë verës rreth 2.000 persona në ditë.
Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja.

Me të arritur në Butrintin e sotëm, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg.

Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum. Që në gjuhën shqipe do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit me titull Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për Itali. Qyteti i Butrintit është shpallur muze në vitin 1961. Butrinti mbrohet nga UNESCO. Parku Arkeologjik i Butrintit ka sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ngrihet në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Njëra anë e tij laget nga kanali i Vivarit kurse dy të tjera nga liqeni i Butrintit.

dua.com Team

Related