Tradhtar
- dua.com Team ·
- 17.06.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 2 min read
Tradhtar – Si të njohësh një të tillë? Do të të pëlqente ta dije apriori nëse partneri yt do të jetë besnik apo tradhtar?
Sipas një kërkimi të fundit shkencor të Qweesland University publikuar në ‘British Journal of Psychology’, ekzistojnë disa sinjale që tregojnë nëse një person ka apo nuk jo tendencën për t’ju tradhëtuar.
Nëse besoni se ai që tradhton është një tip i ftohtë dhe që tradhtia varet nga fakti se jeni bashkë prej shumë kohësh, po ju themi se e keni shumë gabim.
Të paktën kështu thotë studimi, i cili ka zbuluar se kohëzgjatja e marrëdhënies ka një impakt minimal në të qenët besnikë ose jo.
Studiuesit, të cilët kanë intervistuar 125 djem dhe vajza, të moshës 18 dhe 25 vjeç, kanë përcaktuar disa tipare tipike që i atriubohen atyre që tradhëtojnë. Jeni kuriozë të dini cilët janë?
Ja shenjat që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse partneri juaj është një tradhtar potencial.
Është impulsiv
Të njohësh një tradhtar nuk është e lehtë. Personat impulsivë mund të tradhtojnë sepse reagojnë në bazë të emocioneve dhe mendimeve që përjetojnë për momentin. Për këtë arsye nuk ndalen për të vlerësuar me qetësi situatën dhe pasojat që do të vijnë.
Ka tradhtuar edhe në të shkuarën
‘Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron’. Ata që kanë pasur një të kaluar ‘imorale’ dhe kanë pasur më shumë se një partner seksual njëkohësihst, kanë zhvilluar një lloj ‘aftësie’ për të tradhëtuar më lehtë.
Nuk është i kënaqur nga marrëdhënia
Një personj jobesnik zakonisht tradhton sepse në një moment pakënaqësie nuk ndihet i kuptuar nga partneri. Kështu që tenton të gjëjë një shpagim për nevojat e tij, jo vetëm fizike, por edhe emocionale.
Dhe nëse burrat tradhtojnë duke bërë seks, gratë bëjnë vlerësime shumë më komplekse.
Të shkosh deri në tradhti nuk është kurrë një zgjidhje e mirë, sepse me dialog dhe sinqeritet, historit mund të mbyllen pa u lënduar askush. Lërini vetes dhe partnerit mundësinë për të gjetur secili lumturinë e vet.
Mirëkuptimi i përbashkët gjithnjë do t’ju sjellë fryte pozitive.