Xhelozia e tepruar – Ja si të menaxhoni

  • dua.com Team ·
  • 29.03.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Xhelozia e tepruar, në një lidhje, ndonjëherë lufta më e vështirë është se si të menaxhoni xhelozinë tuaj ndaj partnerit. Xhelozia e tepruar është një emocion normal që e provojnë shumë njerëz në një lidhje, por rëndësi ka që mos ta lëmë të dal jashtë kontrollit.

Me këto këshilla ne do t’ju ndihmojmë ta menaxhoni xhelozinë dhe të punoni për një lidhje më të lumtur dhe të shëndoshë. Ja cilat janë ato:

Përmirësoni vetveten

Përmirësimin e vetes suaj bëjeni në mënyrë të pavarur nga partnerit juaj. Mundohuni të kaloni kohën duke bërë diçka që ju jep kënaqësi dhe ju bën të ndiheni mirë me veten.  Merruni me ndonjë hobi ose perfeksiononi një nga aftësitë tuaja.

Njihni pikat tuaja më të mira

Bëni një listë me tërë cilësitë dhe arritjet të cilat do t’ju kujtojne se pse partneri / partnerja ju dashuron. Sa herë të keni moment pasigurie, lexojani vetes këto cilësi. Nëse keni problem për ta bërë këtë vetëm, atëhere  pyesni partneren tuaj për të kontribuar gjithashtu në këto pika. Do filloni të ndiheni shumë më mirë.

Merrni në konsideratë ndjenjat e personit të zemrës

Ju mund të jeni në gjendje të arsyetoni shpërthimin e xhelozisë në mendjen tuaj, po mundohuni të konsideroni se çfarë mendojnë ata të situatës së jashtme. Të merrni reagimet në mendje para se të reagoni dhe do të ju ndihmoj të rini të qetë dhe në kontrollë.

Merrni përgjegjësi për xhelozinë tuaj

Nëse xhelozia juaj vjen më tepër nga pasiguria sesa nga veprimet e partnerit tuaj, mundohuni ta njihni dhe ta pranoni këtë. Kjo do t’ju ndihmojë të kaloni emocionet negative.

Ndërroni qëndrimin tuaj

Duhet të dini se çiftet e shëndetshme kanë interesa të ndara. Mundohuni të mos jeni xheloz nëse partneri juaj vendos të kalojë mbrëmjen me shoqërinë sesa me ju. Bëni planet tuaja dhe bisedoni për këtë më shumë kur jeni prap bashkë.

Krijoni një balancë

Nëse jeta juaj sociale lidhet rreth partnerit tuaj dihet se ju do të ndjeheni xheloz kur ata dëshirojnë të bëjnë gjëra të veta. Zhvilloni interesat tuaja, ri-ndizni miqësinë dhe dëshirën e pavarësisë. Duke bërë kështu do të largoni disa presione nga lidhja juaj.

Mësoni nga sjelljet e kaluara

Nëse xhelozia juaj ka shfaqur disa probleme në lidhjen e mëparshme mundohuni ta njihni këtë gabim tek vetja. Përdoreni këtë eksperiencë të kaluar për të bërë ndryshime pozitive në lidhjen tuaj të tanishme. Askush nuk dëshiron të bëj të njëjtat  gabime dy herë.

Ndani ndjenjat tuaja me partneren

Mundohuni ta bëni partnerin tuaj aleat e jo armik në luftën ndaj xhelozisë suaj. Jini të hapur kur jeni duke u ndjerë xheloz dhe kërkoni mbështetje nga partneri juaj. Shpjegoiani se ju e dini që xhelozinë që keni nuk është e arsyeshme. Mirëpo, pak siguri nga ata mund t’ju ndihmoj ta lëni pas krahëve këtëndjenjë dhe të vazhdoni më tej.

dua.com Team

Related