Zemerimi

  • dua.com Team ·
  • 07.04.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Zemerimi Nëse jeni nga ato çifte grindeni, atëhëre kemi një lajm të mirë për ju! Shpesh herë grindjet janë të shëndetshme edhe pozitive.

Shpesh herë grindjet janë të shëndetshme për lidhjen tuaj. Besoni ose jo, edhe grindjet japin efektin e tyre pozitiv! Tek e fundit, të gjithë jemi dakord se jo rrallë herë pasi i tejkalojmë grindjet ndihemi më të lidhur me njëritjetrin. Prandaj ka një varg arsyesh se pse nuk duhet të frikësohemi kur grindemi.

Pse tmerrohemi nga grindjet?

Ideja e grindjeve të gjata e të ashpëra na jep ndjesi të keqe secilit. Mirëpo e dini pse ndodh kjo të gjithve?
Sepse kur grindemi ndihemi  të distancuar nga partneri. Ndonjëherë ndihemi edhe të rrezikuar nga zemerimi i partnerit. Ndoshta edhe pse druhemi se po shohim fundin e lidhjes.
Jo rrallë herë e gjejmë vetën duke krahasuar lidhjen tonë me atë të dikujt tjetër. Na mbushet mendja se askush nuk grindet më shumë se ne. Apo se shokët tanë që janë në lidhje dashurie nuk grinden kurrë. Mendime si këto nuk duhet të na mbajnë pezull dhe t’na ndalojnë kur kemi diçka konkrete që na pengon në lidhje me partnerin tonë.

Grindjet s’duhet të jenë përherë të neveritshme

Shumica e njerëzve i përceptojnë grindjet si të çrregullta, të pashmangshme dhe si procese që dëmtojnë të dyja palët. Mirëpo, kur mendojmë për grindjet nuk duhet të mendojmë doemos për të bërtiturat, të vjellat ose të sharat.  Grindjet bëhen edhe me qetësi.  E keni parasysh që disa njerëz thonë:  “Ne nuk grindemi kurrë”.
Epo, të jeni të bindur se e kanë fjalën se nuk e ngrejnë zërin apo se nuk i bërtasin njëritjetrit.  Diskutimet, në të cilat ruhet respekti për njëritjetrin, janë të pranushme. E rëndësishme është që ato të mos përshkallëzohen.

Si mund të jetë produktive një grindje?

Nëse doni që në fund të një grindjeje të arrini rezultate pozitive atëhere duhet të ndiqni disa hapa.
Së pari, para se të filloni bisedën për të cilën mendoni se do grindeni, qetësoni vetën. Kjo ka shumë rëndësi.
Së dyti, sigurohuni që mendimet tuaja t’i shprehni me fjalë si: “Mendoj se..”, “Ndiej se..”, “Kam nevoje që..” etj.
Kësisoj e bëni partnerin tuaj të vëmendshëm për mendimet, ndienjat dhe nevojat tuaja. Mos harroni se është mëse normale të shprehni mendimet dhe ndienjat tuaja të sinqerta edhe kur e dini se partneri nuk pajtohet 100% me ju.

dua.com Team

Related