NGA MESAZHI I PARË TE NJOHJA
Biseda online
që çojnë te lidhje të vërteta.
Një bisedë e mirë online nuk nis me fjalinë perfekte. Nis kur i jep tjetrit diçka të lehtë, personale dhe të sinqertë për t’iu përgjigjur.
Nise me një mesazh tëndin
Shiko profilin, gjej një detaj dhe pyet për të. Dëgjo përgjigjen, ndaj edhe ti diçka nga vetja dhe respekto ritmin e tjetrit. Kur interesi është i ndërsjellë dhe të dy ndiheni rehat, mund të propozosh një takim në vend publik.
Sepse “hej” nuk është gabim. Por as nuk i jep shumë punë imagjinatës. Nëse po njihesh me dikë online, qëllimi nuk është ta impresionosh me çdo mesazh. Është të krijosh një muhabet ku të dy keni qejf të përgjigjeni.
Biseda për njohje, me qëllim të qartë
Ky udhëzues është për biseda mes të rriturve që po njihen për një lidhje. Në dua.com, nis nga një profil dhe interesat e një personi. Rruga e zakonshme e bisedës është pas një pëlqimi të ndërsjellë, kur bëheni match. Kjo ndryshon nga një dhomë publike anonime ku shkruan pa ditur kë ke përballë.
Nëse ke ardhur duke kërkuar një shërbim tradicional, udhëzuesi për Chat Parajsa shpjegon dallimet. Këtu përqendrohemi te një bisedë personale për njohje.
Nuk ke pse t’i dërgosh një “hej” të njëjtë 20 personave. Gjej dikë që të bën vërtet kurioz/e. Dhe po, mund ta nisësh me diçka shumë të thjeshtë.
Çfarë i shkruan dikujt për herë të parë?
Harroje presionin për të gjetur fjalinë perfekte. Shiko profilin. Gjej një detaj. Pyet për të. Një foto udhëtimi, një këngë, qyteti ku jeton, një hobi ose një ushqim që duket tepër i mirë — pothuajse gjithmonë ka diçka prej nga mund ta nisësh.
Nëse të pëlqen dikush, mund t’ia tregosh. Nuk ke nevojë ta kthesh interesin në strategji. Zgjidh një nga kontekstet më poshtë dhe shiko si ndryshon mesazhi.

ZGJIDH SI DO TA NISËSH
SHEMBULL I SAJUAR
Në profil: ecje në natyrë dhe një foto udhëtimi.
Pashë që të pëlqejnë ecjet — cili është shtegu yt i preferuar deri tani?
Një detaj konkret tregon se e ke lexuar profilin. Nuk po i shkruan të njëjtin “çkemi?” çdo personi.
“Duhet ta di historinë pas asaj fotos në Lisbonë 👀”
Këto janë ide për frymëzim. Zgjedhja nuk i dërgon mesazh askujt.
Leximi i ideve ishte pjesa e lehtë.
Në dua.com mund të krijosh profilin, të zbulosh shqiptarë që të interesojnë dhe, kur interesi është i ndërsjellë, ta nisësh muhabetin.
Shqip, English… apo të dyja?
“Hey 😊”, “Përshëndetje”, “Heyy, qysh je?” — të tria janë në rregull. Për shumë shqiptarë, sidomos në diasporë, biseda mund të nisë në shqip, të kalojë në anglisht ose gjermanisht dhe të kthehet prapë në shqip brenda tri mesazheve.
Dikush e flet shqipen rrjedhshëm. Dikush tjetër e kupton, por ndihet më rehat duke shkruar në gjuhën e vendit ku është rritur. Mos e përdor gjuhën për të vendosur nëse dikush është “mjaft shqiptar”.
NËSE NUK JE I/E SIGURT, PYET
“Në cilën gjuhë ndihesh më rehat duke shkruar? 😊”
Një pyetje ilustruese, pa test gjuhe dhe pa një përgjigje “të saktë”.
Gjuha më e mirë është ajo në të cilën të dy mund të jeni vetvetja.
Ok, u përgjigj. Tani?
Këtu ngecin shumë biseda. Jo te mesazhi i parë. Te i katërti. Pyetje, përgjigje, pyetje tjetër. Papritur nuk duket më si flirt; duket si intervistë pune.
Sekreti është të mos bësh vetëm pyetje. Jep edhe diçka nga vetja. Nëse personi thotë se jeton në Berlin prej katër vitesh, mos u hidh menjëherë te puna, mosha ose tema tjetër.
KUR BISEDA BËHET PYETËSOR
KUR E KAP NJË DETAJ
Pak nga përvoja jote dhe një pyetje për atë që sapo të tha. Tani biseda ka diçka për t’u kapur.
Shembuj të sajuar, jo mesazhe të anëtarëve.
Nëse përmend motrën, udhëtimin e fundit ose faktin që urren ullinjtë, aty ke muhabet. Njerëzit shpesh ta tregojnë vetë se për çfarë kanë qejf të flasin. Duhet vetëm t’i dëgjosh.
PROVO NJË VAZHDIM
U kthye nga Italia.
Ti çfarë do t’i shkruaje?
BISEDË E SAJUAR PËR SHPJEGIM
Zgjidh një përgjigje. Nuk ka pikë ose vlerësim të mundësive për një lidhje.
Një bisedë e mirë ndërtohet mbi atë që personi tjetër sapo të dha.
SHIKO NJË SHEMBULL · 30 SEKONDA
Nga “çkemi?” te një bisedë personale
Demo editorial pa zë, me pamje promocionale të dua.com, mesazhe të trilluara për shpjegim dhe një fotografi të Hënës dhe Lumit. Nuk tregon bisedat e tyre private.
Lexo udhëzuesin në tekst
- 00:00–00:05 · Një “çkemi?” është fillim. Pastaj gjej një detaj për ta vazhduar. Pamje promocionale e dua.com, jo një bisedë private.
- 00:05–00:10 · Përtej fotos, vëre re një interes, qytet ose detaj nga profili. Ekrani është pamje promocionale; shembulli me ecjen në vazhdim është i veçantë dhe nuk i atribuohet profilit të fotografuar.
- 00:10–00:15 · Shembull editorial i veçantë: në një profil përmendet ecja në natyrë. Mesazh ilustrues: “Pashë që të pëlqen ecja. Cili është shtegu yt i preferuar?” Ky tekst nuk është mesazh i një personi real.
- 00:15–00:20 · Bisedë e trilluar për të shpjeguar vazhdimin: “Sapo u ktheva nga Italia.” Përgjigje ilustruese: “Po planifikoj një fundjavë atje. Cilin vend më sugjeron?” Ndaj diçka nga vetja dhe lidhu me atë që dëgjove.
- 00:20–00:25 · Shembull ilustrues: “Po më pëlqen muhabeti. A pimë një kafe këtë javë?” Vetëm nëse e dëshironi të dy; një jo respektohet. Për takimin e parë zgjidhni një vend publik.
- 00:25–00:30 · Hëna dhe Lumi: një histori reale e publikuar nga dua.com. Sipas historisë së tyre, komunikimi i vazhdueshëm i ndihmoi të njiheshin më mirë. Shembujt e mesazheve në video nuk janë bisedat e tyre. Nise historinë tënde me ritmin tënd; një histori nuk është premtim rezultati.
A po ecën muhabeti, apo po e mban vetëm ti gjallë?
Ndonjëherë problemi nuk është se nuk ke gjetur pyetjen e duhur. Thjesht interesi nuk është i njëjtë. Dhe kjo është në rregull.
Shiko dinamikën: a të pyet edhe ai ose ajo për ty? A kthehet te diçka që i ke treguar? A sjell tema të reja? A merr ndonjëherë iniciativën?
Këto mund të tregojnë përfshirje, por nuk janë mënyrë për të lexuar mendjen e dikujt. Nëse ke paqartësi, pyet me respekt.
SHIKO MODELIN, JO MINUTAT
4 minuta.
4 orë.
Një jetë jashtë telefonit.
Njerëzit kanë punë, familje, studime dhe ditë pa energji. Një vonesë nuk të tregon vetë se çfarë ndien dikush.
Nëse përgjigjet vazhdimisht janë vetëm “po”, “haha”, “mirë” dhe “ti?”, ndoshta nuk të duhet një mesazh më i mirë. Ndoshta duhet ta lësh bisedën të pushojë. Interesi nuk duhet të ndihet si projekt grupor ku punon vetëm një person.
Mos i dërgo gjashtë mesazhe sepse nuk u përgjigj
Një mesazh. Pastaj pak hapësirë. Nuk ka nevojë për “Hej?”, “Ku humbe?”, “A je gjallë?” dhe “???”. Ndoshta është në punë. Ndoshta pa mesazhin dhe harroi. Ndoshta nuk është i/e interesuar. Nuk ke pse ta zbulosh duke dërguar edhe pesë mesazhe.
Për këndvështrimin e takimeve me gra të rritura dhe vazhdimin pas një match-i, lexo edhe Takime online me femra.
Respekti duket mirë edhe në chat.
Kur chat-i mund të bëhet kafe
Mund të dini çfarë muzike dëgjon, ku e ka kaluar verën dhe si e pi kafen. Nëse të dy po kërkoni të njiheni edhe jashtë ekranit, mund të propozosh diçka të thjeshtë. Nuk ka numër magjik mesazhesh dhe nuk ka pse të nxitosh.
NJË FTESË, PA PRESION
“Po më pëlqen muhabeti me ty. A e vazhdojmë me një kafe këtë javë?”
Ose lidhe me diçka për të cilën keni folur: “Po flet shumë bindshëm për atë kafenenë. Duhet ta provojmë 😂 Je i/e lirë të shtunën?”
Jepi hapësirë të thotë po, të propozojë një ditë tjetër ose të thotë jo. Një “jo” nuk ka nevojë për negociata.

Nëse përgjigjja është “ndoshta një herë tjetër”, mund të thuash: “Patjetër. Më thuaj kur të të përshtatet 😊”. Pastaj lëre iniciativën te personi tjetër.
Para takimit: pak kujdes nuk e prish romantikën
Njohjet online mund t’ju prezantojnë me njerëz që ndryshe nuk do t’i takonit. Por personi në anën tjetër të ekranit është ende dikush që sapo po e njeh. Verifikimi i një profili nuk garanton qëllimet ose sjelljen e tij.
Vend publik
Zgjidhni një vend ku ka njerëz të tjerë dhe mbani secili mënyrën e vet të kthimit.
Të dhënat e tua
Mos u ngut të ndash adresën e shtëpisë, vendin e saktë të punës ose informacione financiare. Mos dërgo para.
Një person i afërt
Tregoji një shoku ose shoqeje ku po shkon dhe mbaje telefonin të karikuar.
Kufijtë e tu
Mund të largohesh ose ta ndërpresësh kontaktin. Në dua.com përdor raportimin dhe bllokimin kur është e nevojshme.
Nuk i detyrohesh askujt përgjigje, takim ose shpjegim vetëm sepse keni bërë match. Nëse diçka të duket e gabuar, dëgjoje atë ndjesi. Për më shumë ide, lexo udhëzuesin për takimin e parë.
Disa biseda nuk mbeten vetëm biseda.
Çdo histori ka nisur diku. Me një përshëndetje, një pyetje për një foto ose një mesazh të menduar tri herë para se të dërgohej. Nuk i dimë fjalët e para të çdo çifti. Dimë historitë që kanë zgjedhur të ndajnë publikisht.
Për Hënën dhe Lumin, Gentianën dhe Xhemajlin, Lirijen dhe Besartin, njohja në dua.com vazhdoi përtej ekranit. Zgjidh një histori dhe lexo rrëfimin e tyre.

HISTORI REALE NGA DUA.COM
Hëna & Lumi
Një njohje që kaloi përtej ekranit
Hëna nga Struga dhe Lumi nga Rahoveci u njohën në dua.com. Njohja e tyre vazhdoi jashtë aplikacionit dhe më vonë ata u martuan. Historinë e rrëfejnë vetë në faqen e tyre.
YouTube ngarkohet vetëm pasi ta zgjedhësh. Hape edhe në YouTube.
Historitë janë përvoja individuale të publikuara nga dua.com. Mesazhet ilustruese në këtë udhëzues nuk janë bisedat e tyre dhe nuk garantojnë të njëjtin rezultat.
EDHE DISA PËRGJIGJE
Pyetje të shpeshta për bisedat online
Çfarë t’i shkruaj dikujt për herë të parë?
Nise me diçka konkrete nga profili i tij ose i saj: një interes, foto, udhëtim apo detaj i vogël. Qëllimi nuk është të impresionosh; është t’i japësh personit tjetër diçka të lehtë për t’iu përgjigjur. Një mesazh personal nuk garanton përgjigje, por krijon një pikënisje për muhabet.
A duhet t’i shkruaj në shqip?
Vetëm nëse ju vjen natyrshëm. Shumë shqiptarë në diasporë përdorin shqip, anglisht, gjermanisht, italisht apo gjuhë të tjera, shpesh brenda së njëjtës bisedë. Nëse nuk e di çfarë preferon personi tjetër, pyete. Gjuha nuk është test se sa shqiptar është dikush.
Çfarë bëj nëse nuk më përgjigjet?
Jepi hapësirë. Një përgjigje e vonuar nuk do të thotë domosdoshmërisht mungesë interesi, por mesazhet e përsëritura nuk e krijojnë interesin. Nëse dikush vazhdimisht nuk angazhohet në bisedë, respektoje dhe vazhdo përpara.
Si e kuptoj nëse edhe ai ose ajo është i/e interesuar?
Mos u përqendro vetëm te shpejtësia e përgjigjeve. Shiko nëse të bën pyetje, sjell tema të reja, kujton gjëra që i ke treguar dhe merr vetë iniciativën për ta vazhduar bisedën. Këto janë sinjale të mundshme, jo provë e ndjenjave të dikujt. Nëse ke paqartësi, pyet me respekt.
Kur është momenti për të propozuar një takim?
Nuk ekziston një numër magjik mesazhesh. Nëse muhabeti po ecën natyrshëm, të dy ndiheni rehat dhe dëshironi të njiheni më shumë, mund të propozosh një takim të thjeshtë në një vend publik. Jepi tjetrit hapësirë të thotë po, të propozojë një ditë tjetër ose të thotë jo.
A është e sigurt të takoj dikë që kam njohur online?
Një takim me dikë të njohur online kërkon kujdes; asnjë listë ose aplikacion nuk garanton siguri. Takohuni në një vend publik, mos ndani shumë shpejt informacione personale dhe tregojini dikujt të afërt ku do të jeni. Mbani mënyrën tuaj të kthimit. Nëse diçka nuk të duket në rregull, mund ta ndërpresësh bisedën ose takimin dhe të përdorësh raportimin ose bllokimin.
Burimet dhe shënimet editoriale
Materiali bazë është përgatitur nga Argjenda Selmani dhe përshtatur për këtë udhëzues. Mesazhet janë shembuj editorialë të sajuar; nuk kemi publikuar biseda private, norma përgjigjeje ose statistika suksesi.
- dua.com Help Centre: si funksionon biseda pas një match-i dhe InstaChat.
- Këshillat zyrtare të sigurisë së dua.com: privatësia, takimi publik, raportimi dhe bllokimi.
- Historitë e publikuara nga dua.com, me lidhjet përkatëse pranë çdo çifti.
Fotot e çifteve janë ripërdorur nga publikimet e dua.com. Pamjet e aplikacionit janë promocionale dhe mund të ndryshojnë sipas versionit. Udhëzuesi nuk përfaqëson një garanci për përgjigje, siguri ose rezultat në një lidhje.
TEKNOLOGJIA MUND T’JU PREZANTOJË.
Muhabetin e bëni ju të dy.
Një pyetje që nuk tingëllon si copy-paste. Një shaka që bëhet e juaja. Dhe, ndoshta, një “a pimë një kafe?”. Nuk ka mesazh që garanton një histori dashurie. Por çdo njohje duhet të nisë diku.
Nise njohjen në dua.com18+ · Lidhja të çon te aplikacioni. Krijimi i profilit është falas; funksione dhe blerje opsionale mund të kushtojnë.
