Celesi i zemres – buzeqeshja

  • dua.com Team ·
  • 12.06.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Celesi i zemres – Buzeqeshja mund të jetë çelësi i zemrës së partnerit tuaj. Studimet tregojnë për lidhjen mes dashurisë dhe buzëqeshjes.

Sa më shumë që një femër qesh me shakatë e një mashkulli, aq më tërheqëse do të duket.

Po ashtu ata kanë zbuluar se sa më shumë që qeshin dy njerëz së bashku, aq më shumë mundësi kanë që të krijojnë një lidhje romantike. Studiuesit në fillim kishin për qëllim të eksploronin lidhjen mes humorit dhe inteligjencës. Mirëpo, pas testimeve zbuluan se lidhja mes dashurisë dhe humorit ishte më e fortë.

Studiuesi Jeffery Hall ka thënë:

“Ideja se humori është një sinjal i inteligjencës nuk i jep kreditin e duhur humorit…. Nëse takoni dikë me të cilin mund të qeshni, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj në të ardhmen do të jetë më e kënaqshme dhe më e mbushur me lumturi.”

Tre eksperimentet përcaktuese. Studiuesit vendosën tri eksperimente për të parë se si meshkujt dhe femrat do të reagonin me shakat e njëri – tjetrit.

Esperimenti i parë

Nisi me përdoruesit e Facebook-ut. U zbulua se njerëzit që bëjnë postime qesharake do të jenë më të dalluar dhe personat që i lexojnë këto postime priren për ta vënë re këtë gjë.

Eksperimenti i dytë

Nga ky eksperiment rezultoi se njerëzit e përdorin humorin kur filtrojnë. Madje, extrovertet janë të prirur për të bërë më tepër shaka kur pëlqejnë dikë. Gjithashtu kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë shqisa të ngjashme për humorin. Kjo do të thotë se mënyrën se si ata bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur është e ngjashme.

Studimi i tretë dhe përfundimi

Kjo e fundit solli së bashku dy studentë beqarë për të biseduar, dhe iu kërkua që të plotësojnë disa pyetje. Meshkujt të cilët i bëjnë femrat për të qeshur me shakatë e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë më tërheqës ndaj këtyre vajzave.

Pra, meshkujt të cilët kërkojnë një partner për të kaluar jetën së bashku duhet të heqin dorë nga qetësia. Në vend të kësaj duhet të punojnë në zgjuarsin dhe humorin e tyre. Gjetja e një partneri të cilit i pëlqen sensi juaj i humorit mund të jetë njëra nga arritjet më të mëdha që marrëdhënia juaj në të ardhmen të mbushet me lumturi. Buzëqeshja mesa qënka vërtetë celesi i zemres së personit që pëlqeni.

dua.com Team

Related