Dashuri romantike: Gjerat që femrat adhurojnë

  • dua.com Team ·
  • 16.03.2020 ·
  • ·
  • 7 min read

Dashuri romantike, nuk ka rëndësi nëse jeni në fillim të marrëdhënies tuaj apo një grua e martuar prej vitesh. Një gjë është e sigurt, femrat e adhurojnë romancën, sidomos gjestet romantike.

“Romanca është e mbivlerësuar”. Nuk keni për të dëgjuar kurrë nga një femër këtë frazë. Nisur nga kjo, femrat tërhiqen nga gjestet romantike, por ato marrin vlerë akoma më të madhe nëse bëhen të mirëmenduara.

Gjithçka që femrat duan është t’i tregni se sa vlerë kanë ato për ju meshkuj të dashur. Romanca nuk është aq e komplikuar sa mendoni ju. Për t’ju ardhur në ndihmë do t’ju rendisim gjestet romantike që femrat i adhurojnë.

Kur e kapni për dore në publik

Nuk ka asgjë më romantike se ky gjest i vogël. Eshte sikur deklaron pa zë se je përkrah njeriut të duhur. Femrat e adhurojnë këtë gjest sepse ndjejnë mbështetjen dhe përkrahjen tuaj.

Kur kujtoni ditëlindjen e shoqes së saj më të mirë

Kjo gjë është e rëndësishme për të sidomos kur ajo ka vetëm një shoqe të ngushtë. Ku kujtoni detaje të ngjarjeve të rëndësishme për të, kjo gjë do ta kapë në befasi. Sepse tregon se keni qënë mjaftueshëm i vëmëendshëm.

Planifikoni një mbrëmje ku përfshini edhe miqtë e saj

Një femër dëshiron të dijë se ju e pranoni plotësisht, përfshirë edhe miqtë e saj. Nëse bëni plane për të darkuar jashtë, por përfshini edhe miqtë e saj, atëhere do t’i lini vërtet shumë përshtypje. Duke e njohur edhe se si ëshët me miqtë e saj do i njihni një anë tjetër të saj.

Ndani ndjenjat me të

Meshkuj të dashur, e dimë se jeni mësuar t’i shtypni emocionet tuaj dhe prandaj e keni të vështirë t’i thoni me zë të lartë. Ama, nëse femrës që dashuroni ia shprehni ndjenjat tuaja pavarësisht se sa të vështirë e keni, dijeni se do shënoni pikë në marrëdhënien tuaj. Femrat duan të dinë se si ndiheni për to!

Kur i dërgoni mesazhe gjatë ditës

Nëse i dërgoni një mesazh partneres suaj gjatë ditës tregon se ju po mendoni për të.   A ka gjest më romantik se ky? Ne mendojmë se jo. Për një femër ka shumë rëndësi që ajo ta dijë se ju mendoni për të edhe kur jeni larg. Një mesazh mund t’ja ndryshojë ditën.

Nëse e pyesni për të kaluarën e saj

Femrat më tepër se meshkujt e kanë shumë të vështirë të hapen për të kaluarën e tyre. Shumë femra kanë frikë të hapen sepse mendojnë se njerëzit nuk duan të dëgjojnë për vështirësitë që ato kanë kaluar.
Ndaj nëse tregoni interes për të, kjo do e bëj të ndihet më mirë.

Kujtoni detajet e vogla

Nëse ndodh që ajo ka ditlindjen dhe ju i dhuroni librin e saj të preferuar, edhe pse ajo ua ka përmendur vetëm një herë, kjo do e emociononte pa masë. Më tepër sesa dhurata do ta emocionojë gjeshti, sepse tregon që e keni dëgjuar dhe i keni kushtuar vëmendje të plotë.

Surprizat e papritura

Vjen një ditë e lodhur nga puna, dhe ju i keni përgatitur gjellën e preferuar dhe bashkë me të edhe ëmbëlsirën që ajo do aq shumë. Një gjest i tillë për të është më shumë se romantik.

Vlerësoni ndjenjat e saj

Këtu duhet të jeni i kujdesshëm. Nuk do të thotë që duhet të kuptoni domosdoshmërisht emocionet e saj, ndonjëherë mjafton vetëm fakti që ia merrni në konsideratë. Kjo do të thotë që nëse ajo vjen në shtëpi e stresuar dhe e lodhur nga puna, mjafton ta dëgjoni dhe ta përkrahni atë.

Si të mbash gjallë romancën në një lidhje?

Pa marrë parasysh sa e gjatë është lidhja, martesa apo dashuria, ka shumë rëndësi që ta mbani romancën gjallë. Kjo për arsyen e thjeshtë se romanca është ajo që e shton dashurinë.

Mirëpo si t’ja bëni atëherë kur ju duket se të gjitha gjestet romantike, dhuratat e suprizat kanë mbaruar? Mos u brengosni sepse edhe atëherë ka zgjidhje. Ka njerëz që janë romantikë deri në fund të jetës. Pa problem edhe ju mund të jeni të tillë. Mjafton të ndiqni disa këshilla që ne po ju japim!

Festoni datat e rëndësishme

Pa marrë parasysh sa kohë ka kaluar prej që keni nisur dashurinë ju duhet t’i festoni datat tuaja të rëndësishme. Përvjetorin e lidhjes. Të fejesës apo të martesës.  Për ta mbajtur gjallë romancën ju duhet të vazhdoni t’ja kujtoni partnerit apo partneres tuaj sa të rëndësishme janë këto data në jetën tuaj. Sa i rëndësishëm është ai apo ajo.

Për ta mbajtur gjallë romancën fatmirësisht mjaftojnë edhe gjestet e vogla. Një darkë romantike. Një dhuratë e blerë për përvjetor. Apo thjesht një buqetë me lule në mëngjesin e datës që dikur u martuat. Ndonjëherë mjafton edhe thjeshtë një letër e shkruar me kujdes dhe me dorë, si në kohërat e shkuara.

Flisni për ndienjat tuaja

Asnjëherë mos mendoni se meqë jeni gjatë kohë bashkë partneri apo partnerja juaj  e di se ju e doni. Ai apo ajo padyshim se është i/e vetëdijshme për këtë gjë. Mirëpo të dëgjosh një deklarim të tillë është gjithmonë gjë e mirëseardhur. Prandaj për ta mbajtur gjallë romancën mos e kurseni fjalën ‘Të dua’. 

Thoni këtë fjalë saherë që e ndieni në zemër dhe kudo që të jeni. Saherë të keni mundësi flisni për ndienjat dhe emocionet tuaja karshi partnertit. Tregoni asaj apo atij se si zemra juaj vazhdon të rrah vetëm për të.

Mos harroni të ja bëni me dije se edhe nëse koha do kthehej prapa ju do ta zgjidhnit prapë të njëjtin person për të kaluar jetën se bashku. Biseda të tilla padyshim se e mbajnë romancën gjallë.

Dilni në shetitje së bashku

Ndoshta kjo ju duket gjë e thjeshtë në shikim të parë. Mirëpo kur ka qenë hera e fundit që keni dalur në një shëtitje romantike së bashku. Kur keni shkuar të ecni vetëm ju të dy buzë një lumi apo në park?

Nëse ka kaluar shumë kohë atëherë provoni ta bëni sërish. Një ecje e tillë do të ju relaksojë të dyve dhe do të ju jap kohë të flisni për gjëra qe nuk keni folur moti.  Të dy do të ndiheni më të kompletuar dhe të lumtur krahë për krahë njëri-tjetrit.

Ndoshta si një kohët e vjetra. Prandaj për të mbajtur romancën gjallë ne ju rekomandojmë që të ecni apo të bëni aktivitete të ngjashme së bashku.  Kështu ju do të vazhdoni të shijoni praninë e njëri tjetrit.

Shpalosni kujtimet

Nuk ka gjë më romantike dhe më të bukur se sa të flasësh për kujtimet e përbashkta. Të kujtojsh takimin e parë. Të risjellësh në mendje bisedat e para. Njoftimet me famijlarët e miqë të njëri-tjetrit. Pushimet e para të kaluara bashkë.

Apo javët e para që i keni kaluar larg njëri-tjetrit. Të flisni se si dhe pse u dashurat te njëri-tjetri. Pse jo edhe të shfletoni albumin tuaj të fotografive. Të qeshni me frizurat e rrobat e vjetra por të dashuroheni sërish në buzëqeshjet që ato fotografi përmbajnë. Duke i shikuar dhe i riorganizuar albumet e fotografive dhe kujtimet tuaja ju udhëtoni në kohë dhe ringjallni romancën dhe dashurinë.

dua.com Team