Libra Romance
- dua.com Team ·
- 22.04.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 5 min read
Libra Romance që pushtuan ekranet si filma, romanet e zhanrit romancë me faqet e tyre kanë mbajtur të ngërthyer lexuesit për vite. Mirëpo përveç të përshkruara me të zezë mbi të bardhë, disa prej tyre edhe janë ekranizuar.
Ne po përmendim disa libra romance për të cilat ndoshta nuk e keni ditur se janë baza e disa filmave që ju i adhuroni. Mos harroni se burimi i historive më të bukura të dashurisë janë librat dhe letërsia! Këtu po përmendim disa prej tyre.
The Notebook
E kush nuk ka qarë me zemër me këtë libër që më vonë u bë film?
The Notebook është një film romantik i vitit 2004 me regji nga Nick Cassavetes, shkruar nga Jeremy Leven.
Kjo romancë është adaptimi i romanit me të njëjtin titull të vitit 1996 nga Nicholas Sparks. Historia e dashurisë që personazhet Noha dhe Allie bartin është e rrallë. Sa tragjike aq edhe kuptimplotë.
Në film interpretojnë Ryan Gosling dhe Rachel McAdams si një çift i ri që bien në dashuri në vitet 40.
Historia e tyre lexohet nga një fletore në ditët e sotme nga një burrë i moshuar (i luajtur nga James Garner), duke i treguar përrallën një banoreje të shtëpisë së pleqve (luajtur nga Gena Rowlands, e cili është nëna e Cassavetes).
Ky është një nga romanet më të suksseshme të autorit Sparks. Ai është nga më të famshmit e këtij zhanri librash.
The Fault in Our Stars
The Fault in Our Stars është një film me dramë romantike amerikane i vitin 2014. Ky film me regji të Josh Boone është bazuar në romanin e vitit 2012 me të njëjtin emër nga John Green.
Libri i dha autorit famë sepse ai solli një romancë të pa dëgjuar më herët.
Më vonë edhe ekranizimi i librit u prit mjaftë mirë. Në film luajnë Shailene Woodley dhe Ansel Elgort. Woodley luan Hazel Grace Lancaster, një paciente gjashtëmbëdhjetë vjeçare me kancer.
Ajo detyrohet nga prindërit e saj të marrë pjesë në një grup mbështetës, ku takohet dhe më pas bie në dashuri me Augustus Waters. Ai një tjetër pacient me kancer, i luajtur nga Elgort.
Filmi dëshmon se dashuria mund të triumfojë pa marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi. Duke i parë Hazel dhe Gus se me çka ballafaqohen është e pamundur të mos prekesh apo të mos përlotesh.
Nëse nuk e keni lexuar librin apo nuk e keni parë filmin, ju ftojmë ta bëni sa më parë.
Me Before You
Me Before You është një film i zhandrit dramë e komedi romantike. Filmi amerikanobritanik është bërë me regji nga Thea Sharrock por është vepër e Jojo Moyes. Saktësisht është adaptuar nga romani i saj i vitin 2012 me të njëjtin titull.
Filmi u publikua në 3 qershor 2016. Në adaptimit për ekran aktorja Emilia Clark arrinë të përçojë të gjithë pozitivitetin e personazhit të Lou.
Një vajzë që jetën e ka pasur të vështirë ama ka ëndrra shumë. Në anën tjetër është Will, të cilin e sjellë aktori Sam Clafin. I pasuri që është sfiduar keq nga jeta së fundi.
Rrugët e këtyre dy personave kaq të ndryshëm nga njëritjetri takohen papritur për të mos u ndarë.
Ju paralajmërojmë se kjo histori nuk ka një fund tipik të lumtur.
Nëse e lexoni romanin apo e shikoni filmin gjasat që do të përloteni janë shumë të mëdha. Nëse se keni bërë akoma, mos e lini pa e lexuar apo shikuar!
Pride and Prejudice
Pride and Prejudice është një roman nga Jane Austen në 1813. Kryevepër e letërsisë.
Romani ndjek kryepersonazhin të Elizabeth Bennet.
Ajo mëson për pasojat e gjykimeve të nxituara dhe vjen për të vlerësuar ndryshimin midis mirësisë sipërfaqësore dhe mirësia aktuale.
Humori i saj qëndron në përshkrimin e sinqertë të sjelljeve, arsimit, martesës dhe parave gjatë epokës së Regjencës në Britaninë e Madhe. Kjo romancë e dashurisë shtyhet nga disa pengesa.
Disa prej tyre të krijuara nga shoqëria e disa të tjera nga vet ata dy. Kryesisht të nxitur nga krenaria si dhe paragjykimet.
Për më shumë se një shekull, adaptimet dramatike, ribotimet, vazhdimet jozyrtare, filmat e shumtë dhe versionet televizive të Pride and Prejudice kanë portretizuar personazhet dhe temat e paharrueshme të romanit, duke arritur në audiencë masive.
Filmi i vitit 2005 Pride and Prejudice është adaptimi më i fundit i filmit që përfaqëson nga afër librin. Ky është një nga ata libra romance që nuk doni ta humbisni.
