Fjale Romantike – Nga shqipja në anglisht

  • ·
  • 23.08.2022 ·
  • ·
  • 4 min read

Fjale Romantike, Nga shqipja në anglisht: katër nga shprehjet më romantike. Ndoshta mendoni se shqiptarët nuk janë tipa romantikë dhe shumica e tyre shfaqen shumë të ashpër. Megjithatë, ju garantojmë që nuk është kështu dhe shqiptarët janë mjaft romantikë.

Ndaj sot ne do t’ju ndihmojmë që si i huaj t’i kapni zemrën një femre apo mashkulli shqiptar duke perdorur shprehjet tona romantike. Ne do t’ju përkthejmë nga shqipja në anglisht katër nga shprehjet më romantike të përdorura prej nesh.

Për mua ishte dashuri me shikim të parë – For me, it was love at first sight

Shumica e marrëdhënieve forcohen me kalimin e kohës, por ndonjëherë mjafton vetëm një moment për të kuptuar se je i dashuruar. Në dashuri me shikim të parë, tërheqja ndodh menjëherë. Ndoshta kjo është për shkak të mënyrës së paraqitjes, ose mënyrës se si flasin, ose buzëqeshjes. Sido që të jetë, ju e dini se jeni të mrekulluar dhe do të përpiqeni të mësoni më shumë për këtë person.

Edhe pse kjo mund të jetë një metodë e vjetëruar për të treguar dashurinë tuaj, ajo funksionon ende!

Ti je qëndra e botës sime – You are the center of my world

Kur një person bëhet pjesë thelbësore e jetës suaj të përditshme, vendimet dhe olanet tuaja përfshijnë edhe atë, ai ose ajo fillon të “bëhet qendra e botës suaj”. Kur i thua dikujt këtë, do të thotë që ta kesh atë në jetën tënde ka pasur një ndikim pozitiv dhe kuptimplotë.

Mund të nënkuptojë gjithashtu se ato janë arsyeja pse zgjoheni me një buzëqeshje në mëngjes, pse jeni në gjendje t’i kaloni vështirësitë tuaja dhe pse lini i qetë gjatë natës. Thënia e kësaj fraze i bën të kuptojnë se sa të rëndësishëm janë vërtet.

Ti je shpirti im binjakYou’re my soulmate

Në një botë ku ka 7 miliardë njerëz, sa janë gjasat për të gjetur dikë që të komplimenton personalitetin tënd, të kuptojë mendimet e tua dhe të shijojë të njëjtat gjëra si ti? Në shqip, njësoj si në anglisht, “shpirti binjak” i referohet një personi që është në çdo mënyrë të mundshme i përputhshëm në mënyrë të përsosur. Sigurisht që është një dicka i rrallë, por kur ndodh mes dy njerëzve është gjëja më e bukur që mund t’ju ndodh ndonjëherë.

Po bie kokë e këmbë në dashuri me ty – I’m falling head over heels in love with you

Asgjë nuk është më romantike sesa të kuptosh se ke ndjenja të forta për dikë dhe se je gati t’ia bësh të ditur. Ekspozimi i emocioneve tuaja të vërteta mund të jetë i frikshëm. Po sikur të mos ndihet njësoj? Po sikur të më refuzojë? Kjo është një fjali e vështirë për t’u thënë në shqip ashtu sikurse edhe në anglisht. Kjo është arsyeja pse të thuash këtë frazë për herë të parë është një veprim i rëndësishëm. Nëse partneri juaj ju do po aq sa e doni dhe ju, dëgjimi i këtyre fjalëve do t’ju sjellë të dyve në një vend të ri në marrëdhënien tuaj.

Këto janë vetëm katër shprehje nga shqipja në anglisht, por nëse ti lexues i dashur do të dëshiroje të dish më shumë, thjesht na njofto dhe na dërgoni një email. Do të jemi të lumtur t’ju shkruajmë përmbajtje të reja në lidhje me shprehjet romantike nga shqipja në anglisht.