Dashuria e Vertete – Çfarë është?

  • ·
  • 29.04.2020 ·
  • ·
  • 6 min read

Dashuria e Vertete nuk është komplekse, njerëzit janë kompleks. Njerëzit dinë t`i komplikojnë edhe gjërat më të thjeshta. Dashuria nuk është koncept i rëndë për tu kuptuar – të paktën jo në teori! Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt. Përderisa ndjenjat që dashuria zgjon janë univerzale, arsyeja pse dashurojmë ndryshon nga personi në person. Kur është fjala për dashuri romantike, reagimi obsesiv dhe psikologjik është shumë i rëndësishëm. Mirëpo ajo që e aktivizon atë është individuale dhe e ndryshme tek çdo njeri.

Kur dashuria bëhet reciproke, atëherë mund të quhet e vërtetë

Të biesh në dashuri me dikë dhe mos të të kthehet dashuria, është e dhimbshme. Mirëpo është edhe e bukur përderisa zgjatë ai interesim apo simpati. Kur dashuria bëhet reciproke, atëherë mund të quhet dashuri e vërtetë. Imazhi i personit ndryshon dhe përshtatet me realitetin. Varësisht sa jemi të pjekur në dashuri ajo ose do të rritet në një ritëm të shëndetshëm ose do të zbehet dhe do të shkatërrohet. Gadishmëria e një personi për lidhje dashurie varet nga koha, duhet të dimë kur dikush është i gatshëm për dashuri. Njerëzit përmbajnë sistem të mendimit, besimit dhe përvojës. Këto gjëra parashikojnë mënyrën se si procesohen mendimet, besimet dhe përvojat e reja. Si e shohim partnerin, çfarë ndjejmë për të, ardhmërinë që planifikojmë me të. Të gjitha këto varen jo vetëm nga përvoja jonë në lidhje, por nga e kaluara jonë e përgjithshme.

Mirëpo pse ndodh kështu?

Që një lidhje të funskionojë, të dy partnerët duhet të jenë mentalisht të përgatitur për rrugën që do marrin para. Nëse takojmë personin e duhur në momentin e gabuar të jetës, lidhja do të fundoset, përveç nëse arrijmë të menaxhojmë vetën brenda lidhjes. Por asgjë nuk është e rëndësishme nëse partneri juaj nuk ju eksiton. Gjërat që ju ndezin janë unike për ju mirëpo është e rëndësishme që edhe partneri t’i kuptojë ato.  Arritje është nëse gjeni personin e duhur që di t’ju ndezë në mënyrën e duhur dhe në kohën që ju dëshironi.

Të dashurosh përgjithmonë nënkupton të gjeni kombinimin ideal të kimisë dhe kohës

Kimia në lidhje zbehet me kohë dhe kjo ndodh pasiqë nuk e mbajmë gjallë. Shumica prej nesh mendojnë se dashuria është një garë me një vijë finishi dhe nuk e kuptojnë se në dashuri nuk ka finish. Çdo ditë është sfidë e re dhe mundim për t`mbajtur lidhjen gjallë. Duhet të jeni vigjilentë mentalisht dhe fizikisht, duhet të mbani kiminë gjallë, kushdo që thotë se dashuria është e lehtë – gënjen. Lidhjet nuk janë perfekte sepse njerëzit nuk janë perfektë, megjithatë mund të gjeni, krijoni dhe kultivoni dashurinë e tillë që e sfidon kohën.

Si ta dimë që nuk është dashuri e vërtetë?

Të gjejmë një dashuri të vërtetë. Ky është qëllimi i shumicës prej nesh në jetë. Për këtë askush s’ka të drejtë të ju gjykojë! Ju mund të jeni njeri i jashtëzakonshëm, profesionist i shkëlqyer, ndoshta edhe artist i madh. Mirëpo prapë të ndieni nevojen për të pasur një dashuri të vërtëtë në jetë.

Si mund ta dimë që e kemi gjetur një të tillë? Çka e dallon atë nga lidhjet e tjera që kemi pasur? Secila lidhje dashurie është ndryshe dhe gjjthkush e përkufizon një dashuri të vërtëtë në mënyrën e vet. Megjithatë ne po përpiqemi të japim disa këshilla.

Dashuria e vërtetë nuk të frikëson

Përkundër të gjitha dallimeve që dy persona mund të kenë mes vete, në momentin që egziston një dashuri e vërtetë mes tyre, frika nuk ka vend. Prandaj mëdyshjet, hezitimet, arsyetimet, nuk janë shenja të dashurisë së vërtetë e të sinqertë.
Nuk po themi se nuk shfaqen asnjëherë sepse kjo do të ishte gabim. Mirëpo nuk janë element që e karakterizojnë dhe që zgjasin shumë. Prandaj tregoni kujdes me to!

Kimia mes dy personave nuk është gjithmonë dashuri

Mund të kaloni kohë të hatashme me një person. Madje dhe mund ta doni. Të kujdeseni për të dhe të merrni të njëjtën gjë në këmbim. Fatkeqësisht kjo jo gjithëherë është dashuri e vërtetë. Për këtë arsye shumica e lidhjeve përfundojnë kur kimia mes atyre dy personave hargjohet. Dashuria e vërtetë shkon një hap përtej.

Dashuria e vërtetë të lë të jesh vetja dhe nuk gjykon

Deshëm ta pranojmë apo jo, në rrethana të caktuara shpesh fshihemi nga qëndrimet dhe mendimet tona të vërteta. Shkurt, nuk ndihemi mjaftueshëm komod për të qenë vetvetja. Edhe ju, nëse jeni një lidhje dashurie dhe ndieni se nuk jeni të lirë te jeni vetvetja, mendojeni dyherë.
Dashuria e vërtetë nuk gjykon. Ajo nuk përqesh. Dashuria e vërtetë dëshmohet ku partneri është përkrahës dhe e shijon secilën arritje të bashkëudhëtarit të tij në jetë!

Mirëpo si definohet thjesht pra dashuria e vërtetë?

Përqafimi i njëri-tjetrit si qenie njerëzore individuale dhe ecja përkrah njëri-tjetrit si të barabartë është dashuri reale! Pastaj, investimi dhe mbështetja e ndërsjellë në rritjen e njëri-tjetrit, veçanërisht kur gjërat bëhen të vështira.  Kujdesi pa kushte dhe dhemshuria ndaj njëri-tjetrin janë elemente rëndësishme të një dashurie të vërtetë. Urojmë që të keni fatin të gjeni një dashuri të tillë dhe ta jepni në këmbim!