Dashuria pas ndarjes – 6 gjëra që kemi mësuar

  • dua.com Team ·
  • 22.12.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 7 min read
dashuria pas ndarjes

Dashuria pas ndarjes! Çfarë mund të mësojmë për dashurinë pas ndarjes? Ndoshta mendoni se nuk ka ‘dashuri’ në artin e shërimit dhe rifillimit pas ndarjes, por në fakt ka shumë mësime dashurie që do të mësoni pasi të ndaheni. Ne po jua rreshtojmë ato më poshtë:

Dashuria nuk mjafton

Nuk po bëjmë shaka. Shpesh dashuria nuk mjafton! “Dashuria” nuk mund ta shpëtoj martesën, edhe nëse e dashuroni shumë dikë, gjithmonë do të ketë probleme të papërballueshme në mesin tuaj. Ndoshta kërkesat tuaja janë të pamundura apo dëshirat dhe ëndrrat tuaja të jetës shkojnë në drejtime të ndryshme.

Dashuria është e bukur por pajtushmëria, vizioni, drejtimi i dëshirave dhe ëndrrave si dhe një vlerë e përbashkët është rruga e duhur për të mbajtur gjallë një martesë.

Jo çdo dashuri zgjat përgjithmonë por dashuria pas ndarjes dhemb

Jo çdo dashuri zgjat përgjithmonë dhe nuk ka asgjë të keqe në lidhje me këtë gjë. Ndonjëherë, kemi nevojë për të mësuar sa të marrim nga një person që të vazhdojmë më tej.
Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë për arsye të ndryshme. Ndaj, një martesë ose lidhje mund të jetë një kohë ku ju do të zhvilloheni si person. Kjo nuk do të thotë se dashuria është e parëndësishme ose më pak e veçantë.
Për ne, çdo dashuri duhet të jetë një lidhje unike dhe e veçantë, sepse kur lidheni në mënyre të tillë sigurisht që do të përfitoni dhe kjo do jetë pjesë e jetës tuaj.

Dashuria do përkushtim – por jo aq sa mendojmë

Nëse jeni gjithmonë duke punuar deri në stërmundim në lidhjen tuaj, atëherë lidhja juaj nuk do të funksionojë. Dihet se dashuria dhe martesa supozohet të kenë përpjekje dhe kujdes, por nuk supozohet të jetë punë e vështirë.

Nëse ju dy jeni bëni shpesh kompromis me njëri-tjetrin për çdo gjë, shancet janë që dashuria juaj “nuk mjafton” për të funksionuar.

Edhe stresi mund të vras dashurinë

Nuk ka rëndësi se sa nervrik jeni me ish-partnerin. Jemi të sigurtë se diku thellë ekziston edhe dashuria, edhe dashuria pas ndarjes. Është e vështirë ta shuash ndjenjën, edhe nëse ka kaluar kohë qe jeni ndarë dhe dëshironi të krijoni një lidhje të re.

Vetëm sepse dashuria ka qenë toksike nuk do të thotë se dashuria ka vdekur. Kjo është ajo që lëndon më shumë në aspektin e dashurisë. Megjithatë, duhet ta merrni dashurinë dhe të fokusoheni të vazhdoni jetën në një lidhje të shëndoshë edhe pas ndarjes.

Edhe nga një dashuri e dështuar vjen një gjë e mirë

Një dashuri e dështuar nuk është një dështim nëse keni gjetur një perspektivë të re dhe jeni rritur nga eksperienca. Dashuria nuk ka nevojë të zgjasë për një jetë të tërë që të mësoni prej saj. Eksperienca që merrni nga dashuria pas ndarjes ju ka bërë ajo apo ai që jeni tani, ndaj nuk duhet nënvlerësuar.

Dashuria është dëshirë- jo nevojë

Dashuria është të dëshironi – jo të keni nevojë për dikë në jetën tuaj. Shumë lidhje fillojnë sepse njerëzit ndjejne se ata kanë nevojë për dikë, gjë e cila nuk është e shëndetshme. Nevoja për intimitet. Nevoja për të qenë i kërkuar. Nevoja që të mos qëndruar vetëm etj. Këto “nevoja” nuk janë produktive.
A e dëshironi atë person në jetën tuaj? Nëse po, atëhere është lidhja e duhur, nëse jo atëhere mendoni një zgjidhje tjetër. Pjesa tjetër është frika bazuar në nevojë.

Kur ndahen më tepër çiftet – Periudhat e vitit që arrijnë kulmin!

Kur ndahen më tepër çiftet? Kjo është një pyetje e vështirë, sidomos duke marrë parasysh se një vit marrëdhënie është kohë relativisht e gjatë. Kam filluar të kem një vlerësim të lartë për çiftet që kalojnë më tepër se një vit pa u ndarë.

Në të vërtetë një vit është një kohë mjaft e gjatë … sidomos në këtë kohë dhe epokë kur shtrirja mesatare e vëmendjes është zvogëluar ndjeshëm. Kohët e fundit hasa një studim i bërë nga Men’s Health që tregonte se cilat ishin periudhat e vitit në të cilin ciftet ndaheshin më shumë. Ky informacion u mblodh pasi u monitoruan përditësimet e profileve të Facebook-ut në lidhje me ndarjet. Ja cilat ishin rezultatet e këtij studimi interesant:

Dita e Shën Valentinit është kur ndahen më tepër çiftet

Mesa duket disa çifte preferokan të ndahen në këtë ditë të bukur të dashurisë. Dhe më ironikja nga të gjitha është se në këtë ditë të shënuar ka më shumë ndarje se çdo periudhë tjetër të vitit. Nuk e dimë se cilat mund të jenë arsyet e ndarjeve, por intuita më thotë se dhuratat mund të jenë shkaktaret.

Pushimet Pranverore

Kur ndahen më tepër çiftet? Mesa duket kur fillon pranvera dhe hormonet tona fillojnë të shkelmojnë. Kjo periudhë është e vështirë për ata që janë në një marrëdhënie. Ndaj, shumica zgjedhin të ndahen, për të përjetuar atë që quhet ‘summer fling’. Mirëpo dashuria pas ndarjes sjell edhe reflektim.

Dita e Gënjeshtrës, 1 Prilli

Po, po e dëgjove mirë. A mos është kjo një shaka e sëmurë? A ndahen vërtet njerëzit si për shaka në 1 Prill? Mesa duket po, të paktën kështu thotë studimi.

Të hënat

Të hënat përfshihen shpesh në studime. Mesa duket, përveçse qënka dita më e urryer e punës, është gjithashtu një ditë që çiftet zgjedhin më së shumti për t’u ndarë. Kjo mund të vij për shumë arsye, por mos të harrojmë se ditët e hëna janë edhe ditët ku njerëzit pësojnë më së shumti atak kardiak. S’do mend që stresi mund të jetë një nga arsyet kryesore që shtyn drejt ndarjes.

Sezoni Veror

Ashtu si ethet e pranverës, vera është gjithashtu një kohë “për të luajtur” gjatë vitit. Njerëzit festojnë, vizitojnë plazhet, argëtohen e sigurisht pëlqejnë edhe të flirtojnë tek tuk. Kjo me shumë mundësi sjell konflikte dhe pa dyshime edhe shumë ndarje. Mund të ketë arsye të shumta, por një nga kryesoret është dëshira për aventurë e cila arrin kulmin në këtë sezon.

Dy javë para sezonit të festave

Kur planifikoni të ndaheni, ndonjëherë duhet të merrni parasysh kohën. Ndarja me dikë është e dhimbshme, por ndarja me të gjatë festave të fundvitit është komplet mizore. Ndaj, shumica zgjedh (a thua se e kemi bërë të gjithë me dakortësi) të ndahen para festave të fundvitit.

Presioni e stresi për të prezantuar familjen gjatë sezonit të festave mund të jetë një nga arsyet kryesore të ndarjes. Kjo sepse jo shumë çifte janë gati të marrin hapin tjetër në lidhjen e tyre. Cilado qoftë arsyeja, na vjen keq që dy javë para festave shumë çifte preferojnë të ndahen se sa të vazhdojnë më tej. Po juve, çfarë ju ka mësuar dashuria pas ndarjes?

dua.com Team

Related